Author: tirana

Gjykata Kushtetuese pas një mbledhje të gjatë, ka dalë me një vendim dhe i jep të drejtë pjesërisht kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Kushtetuesja vendosi që SPAK-u nuk mund ti ndalojë daljen jashtë vendit Berishës, duke e cilësuar masën joproporcionale. Por la në fuqi masën ”detyrim paraqitje”. Në tetorin e vitit të kaluar Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar vendosi ndaj Sali Berishës masën ”detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.Berisha vendosi të mos e zbatojë këtë masë, pasi sipas tij SPAK-u duhet më parë të merrte autorizimin e parlamentit për ti kufizuar lirinë një deputeti. Për…

Read More

Policia e Kosovës ka reaguar për lajmet që kanë qarkulluar në mediat serbe, ku pretendohet se një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit. ”Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe qytetarëve, reagon ndaj disa shkrimeve të publikuara kryesisht në media serbe, e të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se kinse sipas tyre një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin ka konfirmuar për herë të parë se Ukraina ka përdorur raketat e Perëndimit me rreze të gjatë veprimi. Putin tha se sulmi ukrainas me rreze të gjatë veprimi ka patur objektiva ushtarake brenda territorit rus. Sipas kreut të Kremlinit, bëhet fjalë për raketa të prodhimit britanik dhe amerikan. ”Përdorimi në konfliktin e Ukrainës i sistemeve të tilla të prodhuara nga Perëndimi ka ndryshuar në mënyrë drastike natyrën. Një konflikt rajonal në Ukrainë i nxitur nga Perëndimi ka marrë elementë të një konflikti global. Këto sisteme raketore me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë veprimi…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim Klaros Evangelos, Oficer Ndërlidhës i Policisë Greke në Shqipëri, i cili i i dorëzoi letrën e urimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios për emërimin e Tij në detyrë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios MALLIOS, nëpërmjet letrës së urimit ka ri-konfirmuar marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit mes palëve, si edhe gatishmërinë për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie, me synim forcimin e sigurisë për qytetarët e të dy vendeve. Drejtor Mallios ka shprehur dëshirën dhe…

Read More

Nuk është vetëm Shqipëria shteti në të cilin kërkohet mbyllja e disa rrjeteve sociale. Deputeti egjiptian Essam Diab, thotë se rrjeti TikTok është kërcënim identitetin dhe etikën në shoqërinë egjiptiane. Diab i kërkoi sot zyrtarisht kryeministrit Mostafa Madbouly dhe ministrit të informacionit e komunikimeve Amr Talaat të ndalojnë TikTok në vend, për shkelje të vlerave të shoqërisë e familjes, duke rihapur këtë debat në vendin arab me popullsinë më të madhe. Egjipti është aktualisht vendi me numrin e 11-të më të madh në botë të përdoruesve, teksa në aplikacion janë regjistruar 37 milionë prej tyre, sipas monitoruesve ‘We Are Social’.…

Read More

Komisionerja e Punëve të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson thotë se marrëveshja Itali-Shqipëri për refugjatët në Gjadër, nuk është shqetësim për BE. Ajo nënvizoi se kërkesat për azil bëhen në bazë të ligjit italian dhe se si Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ashtu edhe agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) janë përfshirë për të mbikëqyrur qendrat. ”Qendrat e riatdhesimit janë një gjë tjetër dhe tani për tani nuk ka asgjë konkrete”, shtoi ajo. “Ne po bëjmë progres për riatdhesimet, janë rritur me 20%, por ende duhet bërë shumë. Do të jetë më mirë kur të zbatohet pakti dhe kur…

Read More

Në Gjykatën Kushtetuese po diskutohet çështja e Sali Berishës. Seanca nisi ditën e djeshme ku nisi shqyrtimi i kërkesës së Berishës për të shfuqizuar masën e sigurisë ”arrest në shtëpi”, por pas disa orësh u shty për t’u vijuar këtë të enjte. Kreu i PD-së, kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën, sepse është shmangur Kuvendi duke qenë se ai është deputet. SPAK sqaron se masa e dhënë në atë kohë nuk e kushtëzonte Berishën për të vijuar jetën e tij politike dhe angazhimet. Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë…

Read More

Në Shqipëri, në përfundim të bisedimeve me autoritetet përgjatë 10 ditëve të fundit, misioni i Fondit Monetar ndërkombëtar, vlerësoi pozitivisht ecurinë e ekonomisë shqiptare. Sipas drejtueses së misionit Anke Weber “ecuria është rikthyer e fortë, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike. Prodhimi tani është shumë më i lartë se tendenca e tij para pandemisë falë një sektori turistik në lulëzim. Politikat e kujdesshme fiskale kontribuan në një reduktim të dukshëm të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe mbiçmimi i lekut kanë lehtësuar disinflacionin”, deklaroi zonja Weber. Fondi Monetar parashikon “një rritje…

Read More

Shqipëria është bërë pjesë e sistemit unik europian të pagesave (SEPA). Kryeministri Edi Rama e cilëson si një tjetër hap të madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. ”Shqipëria bëhet pjesë e shtrirjes gjeografike SEPA, një tjetër moment historik, duke dhënë frytin e përpjekjeve të përkushtuara dhe angazhimit të palëkundur nga qeveria, sektori financiar së bashku me partnerët tanë në një përpjekje të pakthyeshme për t’u përafruar në çdo aspekt me standardet dhe parimet evropiane. Nga fjalët tek veprat, integrimi i Shqipërisë në Evropë dhe sjellja e Evropës në Shqipëri”,-shkruan Rama në platformën X. 🇦🇱Një tjetër hap i…

Read More

Vrasja e 14-vjeçarit ka çuar në diskutime për mbyllet e rrjetit social Tik-Tok. Specialisti i IT, Tomi Kallanxhi thotë se një i ri në TikTok brenda një ore arrin të shikojë deri në 200 video. “Media sociale nuk lejohet që të përdoret nën moshën 18 vjeç, por prindërit nuk e dijnë se sa kohë harxhojnë fëmijët në to. Një i ri në TikTok brenda një ore shikon mbi 200 video, ndërsa në Youtube 5 video. 30 % e TikTok janë të vegjël, ndërsa pjesa tjetër janë të rritur”, tha ai për TV Klan. Sipas tij, një i ri në rrjetet…

Read More

Nesër në orën 9:30, do të mbahet seanca gjyqësore për caktimin e masës së adoleshentit, i cili dyshohet se vrau me thikë Martin Canin. Ai ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari. Sipas informacioneve, masa pritet t’i komunikohet në spital. ”Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka deklaruar më parë i mituri pasi është pyetur nga policia.

Read More

Gruaja më e gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër në botë janë takuar për një çaj pasdite në Londër për të festuar Ditën Botërore të Rekordeve Guinness. Rumeysa Gelgi, e cila është 215,16 centimetra e gjatë dhe Jyoti Amge, e cila ka vetëm 62,8 centimetra, u takuan në hotelin Savoy, sipas një deklarate nga Guinness World Records (GWR) të mërkurën. Diferenca në gjatësi mes dy grave mund të jetë 152.36 centimetra (5 këmbë), por dyshja thuhet se ia kaluan mirë në takim. “Ne kemi gjëra të përbashkëta. Të dyve na pëlqen makijazhi, kujdesi për veten, bizhuteritë dhe mbajtja…

Read More