Demokrati Flamur Noka thotë se PD nuk do të marrë pjesë në atë që e ka quajtur farsë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare 2025. “Ne jemi opozita e vendit dhe nuk mund të marrim pjesë në farsa. Data është caktuar. E ka shpallur Taulanti para tre muajsh. Me këtë paracaktim Presidenti i bie të jetë jo mëkëmbësi i Rames, por i Taulantit.”, tha Noka. Ndërsa kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi thotë se kryemnistri Edi Rama dhe Taulant Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve. “Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet…
Author: tirana
Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, si dhe komandantin ushtarak të Hamasit. Një deklaratë tha se një dhomë paragjyqësore kishte hedhur poshtë sfidat e Izraelit ndaj juridiksionit të gjykatës dhe lëshoi urdhër për Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant. Një urdhër është lëshuar gjithashtu për Mohammed Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik. Ai zbuloi se kishte “baza të arsyeshme” që të tre burrat mbanin “përgjegjësi penale” për krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit gjatë luftës…
Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në Tiranë, përpara Ministrisë së Arsimit po mbahet një protestë, për vrasjen e Martin Canit nga një bashkëmoshatar i tij në shkollë përpara disa ditësh. Një shoqe e klasës së Martinit tha se kjo që ka ndodhur është një turp. Sipas saj, ajo ka parë gjithmonë nëpër klasa njerëz me thika dhe se drejtuesit e shkollës kanë dështuar në misionin e tyre. Remote Jobs in the USA from Albania: Salaries That Will Astonish You!Remote Jobs | Search AdsAffordable Container Homes in Tirana (Check Now)Container Homes | Search AdsSponsored LinksShoqja e klasës: Ne shikonim në shkollë njerëz që vinin me thika…
Grabitja e Rinasit në 2019, dënohet me 18 vite burg Talo Çela.
Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P., ka dërguar një mesazh në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për të birin. “Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të…
Ka nisur takimi mes Presidentit Bajram Begaj dhe PL-së, me përfaqësues Tedi Blushin dhe Erisa Xhixho, pasi kreu i partisë, Ilir Meta ndodhet në burg. Takimi është në kuadër të caktimit dhe mandatimin të datës së zgjedhjeve parlamentare. Të mërkurën Begaj zhvilloi takim me krerët e partive LZHK, PR, PDIU. Më datë 25 nëntor Begaj do të presë në takim përfaqësuesit e PD dhe PS.
Tirana po bëhet gati për “Paradën e Shqiptarëve” që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më datë 28 nëntor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foto nga përgatitjet në kryeqytet, ku momumenti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut është bërë gati për festën e shqiptarëve. Ai i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve të mos mungojnë në festën e madhe në bulevard. “Ne po bëhemi gati për “Paradën e Shqiptarëve”! Edhe pak ditë na ndajnë nga 28 Nëntori, ndërsa monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është gati për festën e shqiptarëve. Shihemi në Bulevardin “Dëshmorët…
Prindër të shumtë kanë dalë sot në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në dyert e shkollës ku mësonte. Me pankarta në duar “Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin? Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”, qytetarët kanë kërkuar drejtësi për të miturin dhe siguri nga autoritetet në shkolla dhe në vend.
Makina tip “Audi” e autorëve të vrasjes së Klaudio Prendit, e cila u shkrumbua në zonën e Farkës, rezulton e vjedhur rreth një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial. Identifikimi është bërë nga numri i shasisë së makinës, e rikuperuar nga ekspertët. Pronari e ka denoncuar në kohën që është vjedhur. Të tjera pista po verifikohen nga grupi hetimor ajo e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete dhe lidhje të dyshimta jashtë vendit. Ka dyshime se persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk u ka shlyer.
Elton Dema, një 41-vjeçar me origjinë shqiptare por banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në punë. Mediet italiane bëjnë me dije se aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës, 18 nëntor, ndërsa Dema ndërroi jetë në spital mbrëmjen e djeshme. Më 18 nëntor, ai u dërgua në spitalin San Gerardo në Monza në gjendje shumë të rëndë. Mësohet se 41-vjeçari shqiptar u shtyp nga një pirun në vendin e punës. Pavarësisht ndëryrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë pas dy ditësh në spital.
Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe , “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI”. Kryeministri tha se ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli, ndërsa shtoi se shumë shpejt gjuha jonë do të jetë pjesë e familjes evropiane. Rama: Ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli, i cili kërcënon vetë rrënjët e njerëzimit në përgjithësi. Në vitin 1972, unë asokohe isha në klasën e dytë fillore, Eqrem Çabej ka publikuar një ese mbi origjinën e fjalës “Shqipëri.” Është një ese e gjatë…