Ashtu sikurse e kishte paralajmëruar, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka paditur për shpifje deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin. Është hedhur shorti në gjykatë dhe Flojera Davidhi është caktuar për të shqyrtuar padinë e ish-drejtorit të Shkodrës. Objekti i padisë është ‘fyerja botërisht, në dëm të disa personave, ose më shumë se një herë’.
Author: tirana
Vrasja e të miturit Martin Cani me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij Mario Perlleshi afër shkollës “Fan Noli” ka tronditur vendin. Kryekomisari Asllan Shytaj i ftuar në Top Story ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai tregon se si ka vepruar stafi mësimor, psikologia dhe oficerja e shkollës ditën e premte, ku dy të miturit janë zënë fillimisht, tre ditë para se të ndodhte vrasja. “Do ta nxjerrë hetimi nëse ka përgjegjësi oficerja e shkollës apo jo. Mësuesja ka njoftuar oficeren e sigurisë kur ka ndodhur sherri ditën e premte. Ajo i…
Era e fortë dhe shiu i dendur gjatë orëve të natës së kaluar kanë krijuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër. Gurë dhe shkëmbinj të shumtë ranë në rrugën nacionale Skuraj – Burrel duke bllokuar qarkullimin në segmentin e Shkopetit. Drejtuesit e mjeteve të vogla janë përballur me befasi në orët e para të mëngjesit ku është dashur të qëndrojnë për rreth 1 orë të bllokuar për shkak të gurëve të mëdhenj. Qarkullimi është normalizuar pas ndërhyrjes së firmës mirëmbajtëse e cila ka bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga. Shembje gurësh dhe probleme me qarkullimin e automjeteve…
Pas emërimit të 12 drejtorëve të policisë në qarqe, kryepolici Ilir Proda ka zëvendësuar edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe. Lista:Edvin Ndreu shefi i komisariatit Nr.6 në Kombinat transferohet në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku. Oligert Torba, shefi i komisariatit të Kamzës emërohet zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier. Hajri Kushe, ish-zv/drejtori i qarkut Shkodër emërohet si zv/drejtor në qarkun e Korçës. Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit. Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Emërimet janë në kryerje…
Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer për herë të shtatë prej dhjetorit të kaluar, duke lëshuar lavë nga një çarje e madhe. Shpërthimi nisi me pak paralajmërime të mërkurën pak para mesnatës dhe e krijoi një çarje rreth 3 kilometra të gjatë. Megjithatë, kjo çarje vlerësohet më e vogël sesa ajo nga shpërthimi i fundit në gusht, tha Zyra Meteorologjike e Islandës. “Ky është paksa më i vogël sesa shpërthimi i kaluar dhe shpërthimi që ndodhi në maj”, tha Magnus Tumi Gudmundsson, profesor i gjeofizikës, i cili e vëzhgoi nga ajri shpërthimin e këtij…
Sipas një studimi të fundit, rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70% e tyre kalojnë nga 1 deri në 5 e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë. Pavarësisht studimeve e thirrjeve të shumta që rrjetet sociale të përdoren në masë të kontrolluar, duket se do të mbetet sfidë e madhe që kjo të realizohet. Studentë të drejtimeve të ndryshme lexojnë e studiojnë literaturën e lëndëve mjekësore nga provimet që i presin. Në mesin e tyre është edhe studentja Gresa Gojani. Përveç literaturës nga profesioni i…
SHBA ka akuzuar miliarderin indian Gautam Adani për orkestrimin e një skeme ryshfeti prej 250 milionë dollarësh dhe fshehjen e saj për të mbledhur para në SHBA. Akuzat penale, të ngritura të mërkurën në Nju Jork, janë goditja më e fundit për 62-vjeçarin, një nga njerëzit më të pasur të Indisë, perandoria e biznesit të të cilit shtrihet nga portet dhe aeroportet tek energjia e rinovueshme. Në aktakuzë, prokurorët pretenduan se manjati dhe drejtues të tjerë të lartë kishin rënë dakord për pagesat ndaj zyrtarëve indianë për të fituar kontrata për kompaninë e tij të energjisë së rinovueshme që pritet…
Liam Payne u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit në një ceremoni private mortore. E dashura e tij, Kate Cassidy, i dha lamtumirën partnerit të saj të ndjerë. Cassidy iu bashkua miqve të ngushtë dhe familjarëve të ish-anëtarit të grupit One Direction. 25 vjeçarja kishte veshur një golf të zi, pantallona të zeza dhe një pallto të zezë. Cassidy u pa duke hyrë në ceremoni e shoqëruar nga Damian Hurley, djali i aktores Elizabeth Hurley. This is not the endThis is not the endYou will be remembered Liam🙏#OneDirection #LiamPayne#LiamPayneForever #liampaynefuneral pic.twitter.com/T8UM8vwT5h— DIBYANSHU (@DIBYANSHU737634) November 20, 2024
Rrebeshi i shirave dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka sjellë disa probleme në rrethin e Pukës. Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, çka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë. (foto ilustruese) Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.
Senati amerikan bllokoi të mërkurën propozimet për legjislacionin që do të ndalonte shitjen e disa armëve amerikane për Izraelin. Projektligjet ishin paraqitur për shkak të shqetësimit për katastrofën e të drejtave të njeriut me të cilën përballen palestinezët në Gazë.Shtatëdhjetë e nëntë nga 100 senatorët amerikanë kundërshtuan një rezolutë që do të kishte bllokuar shitjet e predhave të tankeve në Izrael, ndërsa 18 e miratuan atë dhe një votoi vetëm i pranishëm. Shtatëdhjetë e tetë kundërshtuan një masë të dytë, e cila do të ndalonte dërgesën e predhave, ndërsa 19 e mbështetën dhe një votoi i pranishëm. Senati do të…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit ciklonar shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të ditës dhe pas mesditës mot me kthjellime. Reshjet e shiu do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri, pjesërisht në qendër dhe jug reshje me intensitet deri të lartë. Reshjet parashikohet të jenë prezente deri…
DashiNjë ditë e mbushur me njohuri të reja. Pritet energji dinamike në shtëpi, ndoshta duke përfshirë rinovime ose një diskutim të shumëpritur familjar. Financiarisht, fitimet e vogla janë të mundshme. Në punë, durimi do të jetë kryesor. Në dashuri do të jeni shumë emocionalë. DemiKrijimtaria dhe romanca do të ndërlidhen bukur. Dashuria është në ajër, ndaj mos u habitni nëse nisni krejt papritur një lidhje të re romantike. Profesionalisht, mund të ndiheni të tërhequr për diçka të re që mund të ngjallë pasionin tuaj. BinjakëtBinjakët do të jenë të përqëndruar në shëndetin dhe rutinat e përditshme. Kjo ditë është e…