Mbyllja e Nations League ka përcaktuar edhe ndarjen zyrtare të skuadrave europiane, në vazot e shortit të Botërorit 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Pas dështimit në Grupin B1, ku Shqipëria u pozicionua në vendin e fundit dhe ra në Ligën C, Kombëtarja mbetet në vazon e tretë. Kjo bën që kuqezinjtë të kenë të paktën dy skuadra më të forta si kundërshtarë në kualifikueset e Kupës së Botës. Në vazon e parë, si koka serie janë të gjithë emrat më të mëdhenj të kontinentit, nga Franca, Spanja, Portugalia, Anglia, Holanda e Belgjika, për të vijuar…
Author: tirana
Rrjeti social TikTok është identifikuar nga fëmijët si hapësira në të cilën bëhet më së shumti bullizim në Kosovë. Rezultati ka dalë nga anketa e realizuar nga “Save the Children Kosova”, e që ka marrë për bazë përgjigjet e 1071 fëmijëve. Bazuar në këtë anketë, rrjetet sociale dalin të jenë hapësira më e madhe ku bëhet bullizimi. 78% e fëmijëve kanë raportuar se bullizimi është “shumë ose mesatarisht” i pranishëm në shkollën e tyre. “Fëmijët identifikojnë më tej TikTok-un (78%), Snapchat-in (57%), shkollat dhe hapësirat publike (52%), Instagramin (45%) dhe Facebook-un (28%) si hapësira ku bullizimi ndodh shpesh ose gjithmonë”,…
Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për masa deri në mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat, pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 18 nëntor, ku 14-vjeçari, Martin Cani ndërroi jetë pasi u qëllua e thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet. Ai flet për një rini që një pjesë e tyre janë si banorë dixhitalë, dhe për të kemi një brez që tejkalon nga kjo pikëpamje brezin e prindërve. Kërkesën e kryeministrit ai thotë se e ka parë me një këndvështrim pozitiv, dhe se me atë deklaratë ka…
Mbyllja e aplikacioneve si Snapchat dhe TikTok, u sygjerua nga kryeministri Edi Rama në një deklaratë të dhënë këtë mërkurë, por sipas Tomi Kallanxhi, eksperti i IT-së, kjo nuk është zgjidhje për shoqërin “Sigurisht që jam kundër, sot nuk është zgjidhja për të mbyllur një aplikacion. Sot është edhe një aplikacion që nuk është folur shumë që është “Roblox”. Nuk është kjo arsyeja për bllokuar aplikacionin”. Tomi Kallanxhi thotë se mbyllja e aplikacioneve është një populizëm e asgjë më shumë. Eksperti ndër të tjera qëndron i mendimit se mbyllja e Tik Tok apo Snapchat është diçka e pamundur, kjo pasi…
Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ndodhet në New York, ku zhvilloi takime intensive me shqiptarët. Në Kishën e Zojës Shkodër në New York, Topalli shprehu brengën e largimit të shqiptarëve nga vendlindja dhe domosdoshmërinë për votën e emigrantëve si mundesia kyçe, që Shqiperia ka sipas saj, për të mos rrëshkitur drejt zbrazjes së parikuperueshme. Topalli preku plagën e shoqërisë shqiptare sot, teksa tha se “shkollat po boshatisen, ekonomia po dobësohet. Familjet po ndahen, dhe shpirti i bashkësisë sonë po copëtohet. Na duhet të ndërtojmë një vend ku shpresa dhe mundësitë të jenë të pranishme për të gjithë.…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës. Sipas një komunikate të Presidencës, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën. ”Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë. Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse”, thuhet në njoftimin për mediet./KosovaPress/
I ndodhur në burg, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dërguar një letër publike anëtarëve, simpatizantëve dhe Kryesisë së Partisë së Lirisë, që të nisin protestat para SPAK-ut. ”Të nisin protestat paqësore periodike para SPAK-ut për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze të tyre në dosjen kundër meje dhe për të denoncuar aferat skandaloze të Edi Romës që SPAK nuk i heton”.
Në Levan-Damës janë vendosur tabela informuese, të cilat shërbejnë për të orientuar turistët që duan të vizitojnë Parkun Arkeologjik të Bylisit. Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot në rrjetet sociale momente nga vendosja e këtyre tabelave. ”Shqipëria është një vend me vlerë të jashtëzakonshme arkeologjike, ndaj duhet të kujdesemi jo vetëm për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre, por padyshim dhe për promovimin e vazhdueshëm. Parku Arkeologjik i Bylisit është një nga pasuritë e shumta të vendit, i cili vit pas viti po kthehet në një destinacion tërheqës për shumë vizitorë, jo vetëm për vlerat dhe…
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka prekur thellë shoqërinë dhe çdo shqiptar. Teksa ka shprehur ngushëllimet tek prindërit e të ndjerit për këtë humbje tragjike, këngëtari Luiz Ejlli tregon se ka marrë një vendim. Artisti bën me dije se kënga e re e cila do tu publikonte sot, do të shtyhet për të shtunën. ”Prindër të Martinit, unë nuk mund ta imagjinoj se si ndiheni… por e di shumë mirë se sa e keni dashur. Ngushëllime”,-shkruan Luizi. Kjo tregon që Luiz Ejlli përpos një fenomeni i Big Brother, është edhe një artist human që tregon me shembull sesi duhet të…
Produksioni i ”Big Brother Kosova Vip 3”, ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe mediat online, duke publikuar pamje zyrtare në emisionin Kosova Today. Këto pamje të cilat janë bërë publike për herë të parë, dëshmojnë qartë se Xhenetës nuk iu ndërrua bileta e fatit në spektaklin e së hënës, kur ajo u eliminua nga shtëpia më e famshme në Kosovë, gjatë një përballje me Drenushën në televotim. Produksioni zbardhi pamjet e kamerave në prapaskenë, ku në mënyrë transparente dhe të pakontestueshme, u vërtetua se biletat e fatit ishte e njëjta gjatë gjithë kohës, që nga…
Fëmijët janë shprehur se ka bullizim kryesisht ndodh në rrjetet sociale dhe në shkolla, sipas një ankete të realizuar nga organizata për të drejtat e fëmijëve. Shqetësimi për gjuhën e dhunës dhe videot e tilla që prodhojnë nxitje për sherre, janë vënë në qendër të vëmendjes edhe pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Sot kryeministri Edi Rama doli dhe tha se do shihet vendimi për të mbyllur TikTok-un në Shqipëri. Më herët Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja lëshuan urdhëra për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut, ndërsa janë shtuar shqetësimet për sigurinë kibernetike dhe privatësinë që paraqet aplikacioni i ndarjes së…
Themeluesi i AEJ Albania, Arbër Hitaj u zgjodh president i përgjithshëm i Shoqatës Europiane të Gazetarëve. Vendimi unanim i ka dhënë atij drejtimin e kësaj shoqate prestigjioze, gjatë Asamblesë së 62-të të Shoqatës, e cila u zhvillua në Romë dhe mblodhi përfaqësues nga 20 vende të Europës. Në një reagim publik, Hitaj shprehu falënderime të thella për mbështetjen ndërkombëtare. ”Me një vendim unanim, Asambleja e 62 e Shoqatës së Gazetarëve Europian që u mbajt në Romë, me zgjodhi si Presidentin e saj të ri, duke më dhënë mundësinë të jem zëri dhe imazhi i qindra gazetarëve në 20 vende të…