Author: tirana

Një incident është regjistruar këtë të mërkurë në Vlorë. Një 30-vjeçar gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagje “28 Nëntori” ka rënë nga kati i tretë i objektit. Aktualisht i riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën. “Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për…

Read More

Një postim i fundit i aktorit Arben Derhemi ka bërë lëmsh rrjetin.Ai ka postuar një video të aktorit Mehdi Malkaj me mbishkrimin “prehu në paqe ëngjëll” dhe ndjekësit e tij kanë komentuar të pikëlluar për Malkajn, i cili pak muaj më parë pati një përkeqësim të shëndetit të tij. Derhemi ka sqaruar se në fakt mesazhi i ngushëllimit është për 14-vjeçarin Martin Cani dhe se Malkaj gëzon shëndet të plotë.

Read More

Shoqata e investitorëve të huaj në një anketim me sipërmarrjet anëtare ka arritur në konkluzionin se ka një përmirësim të lehtë të klimës së të bërit biznes gjatë këtij viti, në raport me 2023. Konkretisht investitorët e huaj vlerësojnë klimën me 49 pikë nga 100 të mundshmet ose 3 pikë më shumë se viti i kaluar. Por sërish ky vlerësim mbetet poshtë mesatares. Paralelisht janë një sërë sfidash që bizneset e huaja evidentojnë si shqetësuese. Në krye është zhvlerësimi i euros dhe impakti që jep ky fenomen në aktivitetin ekonomik së bashku me normën e lartë të inflacionit. Më pas…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Bas Javid. Biseda mes tyre u përqendrua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm. Z. Hoxha dhe z. Javid ndanë të njëjtin vlerësim se, Task Forca tre-palëshe Britani-Shqipëri-Kosovë është një model suksesi, që ka sjellë rezultate konkrete në adresimin e sfidave të përbashkëta, kryesisht migracionit ilegal të shqiptarëve drejt Anglisë. Gjithashtu, ata ndanë qëndrimin për nevojën e zgjerimit të këtij modeli edhe në fusha të tjera të rëndësishme,…

Read More

Një 38-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në fabrikën që administronte. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale A.,B, banues në Elbasan, ka mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën. DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shpenzimet”. Vodhi 2 500 000 lekë të rinj në fabrikën që administronte, një pjesë xhiro ditore dhe pjesën tjetër duke mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Gjatë operacionit, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë…

Read More

Partitë e vogla propozojnë datën 4 maj si datën për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Ne emër te këtyre grupimeve politike Agron Duka deklaroi se zgjedhjet nuk mund të mbahen në 11 maj pasi në ditën e fundit të fushatës në Tiranë zhvillohet takimi i Komunitetit Politik me të gjithë liderët e BE dhe i bie që PS të bëjë fushatë me ta.

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj nis sot konsultimet me partitë politike në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i PAA, Agron Duka dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule kanë mbërritur paraditen e së mërkurës për konsultime në presidencë. Pritet që konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, Presidenti do t’i zhvilloje nga fillimi i javës së ardhshme.

Read More

Është zbardhur dëshmia e 14-vjeçarit Mario Perlleshit, i cili ka vrarë me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top News Alketa Shaba, 14-vjeçari ka deklaruar se sherri ka nisur “sepse po më shikonte”. “Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”. I pyetur nëse është penduar ajo nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se…

Read More

Dy persona kanë përfunduar në pranga nga policia e kryeqytetit për dhunë në familje. Njoftimi:Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: – I. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij; – R. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë;Materialet i kaluan Prokurorisë.

Read More

Presidenti Bajram Begaj nis sot konsultimet me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025. Presidenti Begaj do presë sot në takim Fatmir Mediun kreun e PR, Vangjel Dulen e PBDNJ, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Dashamir Shehin e LZHK. Takimet do të nisin në 10:00, ndërsa në 12:30 është parashikuar konsultimi edhe me PLL. Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, Presidenti do t’i zhvillojë më 25 nëntor. Ndërsa, nesër pret në zyrë përfaqësues nga Partia e Lirisë.

Read More

Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia dhe të kurimit të asistent lektorit Helidon Haliti, organizon edicionin e tretë të ekspozitës “RINart”. Ky aktivitet unik bën bashkë studentët e Universitetit të Arteve në Tiranë dhe atyre të Universitetit të Prishtinës.Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 12:00 pranë Galerisë “2 Botë” në Seferan, Belsh. Ekspozita përfshin mbi 400 punime të studentëve aktualë të cikleve Bachelor dhe Master, si dhe të atyre që kanë përfunduar studimet ndër vite, të cilët prezantojnë diplomat e tyre. Përveç hapjes zyrtare, gjatë ditëve të ekspozitës do të organizohen workshope…

Read More

Pas Uashingtonit, edhe Athina do të mbyllë ambasadën e saj në Kiev. Shkak është bërë frika nga një sulm ajror nga Rusia.“Ambasada e Greqisë, për arsye sigurie, sot do të qëndrojë e mbyllur për publikun. Ju lutemi, pasi shmangni lëvizjen dhe qëndroni në vende të sigurta”, thuhet në deklaratën e ambasadës greke në Ukrainë. Ambasada amerikane në njoftimin e saj thotë “Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese. Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”.

Read More