Author: tirana

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gribë në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, ku 31-vjeçari A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një djalë 14-vjeçar, me origjinë nga Kosova, është zgjuar nga koma pas disa muajsh. Ai ishte në koma si pasojë e lëndimeve që kishte marrë kur kishte rënë në kontakt me kabllot e rrymës përmbi hekurudhë. Raportohet se si pasojë e goditjes elektrike djali ka pësuar lëndime të rënda dhe djegie. Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me helikopter në një klinikë të Mynihut. “Doli se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur,” tha zëdhënësja e policisë, Sina Dietsch, një ditë pas aksidentit. Pas një operacioni emergjent, gjendja e djalit të plagosur rëndë është stabilizuar” raporton…

Read More

Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Pllenkoviq. Emri i fituesit pritet të dihet vetëm pas një balotazhi dy javë më vonë përtej datës së zgjedhjeve.Qeveria do ta zyrtarizojë datën të enjten ka thënë kryeministri para gazetarëve. Presidenti aktual, Zoran Millanoviq, mandati i të cilit skadon në shkurt, synon një mandat të dytë dhe aktualisht prin në sondazhe. Kundërshtari i tij më i madh është kandidati i partisë konservatore në pushtet HDZ, Dragan Primorac, tregojnë sondazhet. Asnjëri nuk pritet të fitojë në rundin e parë, sipas sondazheve, dhe gjithçka pritet të finalizohet në rundin…

Read More

Greqia është paralizuar sot për shkak të një greve të përgjithshme 24 orëshe, që kanë thirrur sindikata e punonjësve të sektorit privat GSEE dhe federata e nënpunësve të administratës shtetërore ADEDY. Prej orës 10:30 të mëngjesit në qendër të Athinës, por edhe në qytetet e mëdha të vendit do të zhvillohen tubime proteste. Mjetet e shërbimit publik do të punojnë me orar të reduktuar, ndërsa anijet do të mbeten të ankoruara në porte. Në grevë marrin pjesë edhe mjekët e spitaleve shtetërore dhe stafi I tyre , sindikatat e mësuesve, ndërtuesit.,nënpunësit e bankave si dhe sindikalistë nga Federata Panhelene e…

Read More

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug deri në orët e mesditës. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar. Pas orëve të mesditës në zonën e veriut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër të…

Read More

Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar. Disa probleme të punës, mund të shtrihen edhe në sferën private, çka do ju bëjë që të jeni të largët me partnerin/en. Bëni kujdes ndaj debateve, pasi rrezikoni që të shkaktoni krisje të madhe. Demi Parashikohet një ditë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të vijojnë të ndjejnë praninë e Hënës. Është një periudhë në të cilën ju po mblidhni frytet e shumëpritura. Po ashtu pritet që jeta juaj të ketë ndryshime revolucionare. Binjakët Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur me…

Read More

Kombëtarja shqiptare përballet me Ukrainën, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve. Në ”Air Albania”, pritet një përballje e zjarrtë, pasi të dyja kombëtaret e kanë detyrim fitoren. Shqipëria fitoi në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës me rezultatin 2-1 dhe synon një tjetër sukses, këtë herë në shtëpi dhe përpara tifozëve kuqezi. Te Kombëtarja shqiptare shpresojnë në një barazim te ndeshja tjetër Çeki-Gjeorgji, e cila do e dërgonte Shqipërinë në vendin e parë, në rast fitoreje ndaj Ukrainës. SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku. UKRAINA: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi,…

Read More

”Asnjë surprizë”, e quan presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në masën e sigurisë arrest me burg. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se gjykatat konfirmuan edhe njëherë se janë në urdhrat e Edi Ramës. “Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman. Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar. Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në seancën plenare se të moshuarit janë në një situatë kritike, pasi sipas tij, duke përllogaritur edhe inflacionin, pensionet janë ulur që nga viti 2013. Ai tha gjithashtu se një pensionist merr për një muaj, aq sa një qen i zyrtarëve të PS-së ha për një vakt. ”Ju jetoni sot në një varfëri, në kushte mbijetese, por derrat që zhgërryhen në arin e vjedhur prej jush dhe në luksin e parave, nuk duan t’ja dinë për ju. Nuk duan ta dijnë që ju jetoni në kushte mizerabël. Sesa merr një pensionist…

Read More

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi është pritur në një takim nga kryeministri Edi Rama në studion e tij të punës. Ka qenë vetë ish-kryeministri malazez që pas takimit ka ndarë edhe foto në faqen e tij zyrtare në Instagram, duke e shoqëruar me një postim dy-gjuhësh, në shqip dhe gjuhën malazeze. Ai ka ndarë foto nga studioja ku kryeministri realizon pasionin e tij për skulpturën. Sipas Abazoviç, kryeministri Rama është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore. Postimi i plotë Pas takimit me partnerët tanë amerikanë, vizitova mikun tim Edi Rama në studion e tij.…

Read More

Tifozët kuqezi kanë nisur marshimin drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luhet sfida me Ukrainën, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Spektakli i tifozëve kuqezi nuk ka munguar as këtë herë, ashtu siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e kaluar. Me flakadanë dhe këngë patriotike për Kombëtaren, tifozët kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit. Ashtu si në rrugët e kryeqytetit, edhe në stadiumin “Air Albania” pritet spektakël nga tifozët, të cilët do të jenë të shumtë në numër.

Read More