Do të arrijë vërtet Vladimir Putin tek shtypja e butonit të kuq, pasi SHBA miratoi përdorimin e raketave të tyre me rreze të gjatë nga Ukraina brenda Rusisë? Në teori, ai mund. Pasi miratoi ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë më herët sot, ai tani e ka këtë mundësi. Në atë që ishte një paralajmërim i fshehtë për Perëndimin, ai uli pragun për një sulm bërthamor. Moska tani gjithashtu e konsideron zyrtarisht një sulm në territorin e saj nga një fuqi jo-bërthamore (Ukraina) që mbështetet nga një fuqi bërthamore (Amerika), si një sulm të përbashkët. Nuk është hera e parë…
Author: tirana
Vijon seanca maratonë në Parlament, ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2025, ku pritet që edhe të votohet. Opozita është e pranishme në diskutimet për buxhetin, ndërsa ka lajmëruar se do të zhvillojë protestë kundër miratimit. Në Kuvend ka mbërritur një zjarrfikëse dhe disa furgona policie, si masë për tubimin që pritet të zhvillohet. Sali Berisha ka bërë thirrje që të pengohet miratimi i buxhetit 2025, duke thënë se ky është “buxheti i vjedhjeve”.
“Një qytet për të gjithë”, libri i ish-kryebashkiakut të Bogotas, Enrique Penalosa, i përkthyer së fundmi në shqip, u prezantua dje në një event të organizuar nga shtëpia botuese “Dudaj”, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Penalosa është një frymëzues për kryebashkiakët kudo në botë, se si edhe problemet më të vështira për një qytet, ai i bën të zgjidhshme, duke sjellë shembullin personal. Ai u ndal te projekti i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, për një sistem të ri të transportit urban në qytet. Veliaj tha…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga seanca plenare në Kuvend, tha se furrat e bukës prej një viti gëzojnë çmim preferencial për energjinë elektrike, ndërsa shtoi se më 1 dhjetor do të paraqitet edhe plani i paralajmëruar më herët për uljen e çmimit të energjisë edhe për të gjithë qytetarët. ”Furrat që prodhojnë vetëm bukë marrin çmimin preferencial prej 7.6 lekë për kilovat-orë, ato që kanë edhe shërbimin e pastiçerisë paguajnë 9.5 lekë për kilovat-orë, ndërsa furrat që ofrojnë edhe shërbim “kafe” e kanë çmimin 12 lekë për kilovat-orë”, deklaroi Balluku. Nga ana tjetër, Balluku informoi…
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani është një alarm për situatën sesi po rritet rinia. Me një mesazh të fortë, Kisha Katolike thotë se situata që po kalon shoqëria është e rëndë. Thirrja që lëshon Kisha Katolike, është për çarmatosjen e duarve, të zemrave dhe të mendjeve nga armët dhe nga armiqësia. ”Vrasjet dhe dhuna e kohëve të fundit, në qytetet e rëndësishme të Shqipërisë si Tirana dhe Shkodra, duke veçuar vrasjen e një nxënësi 14-vjeçar ditën e djeshme në Tiranë nga bashkëmoshatarët e tij, na shqetësojnë në lidhje me shëndetin e shoqërisë sonë. Në sytë dhe perceptimin tonë situata është…
Administrimi i hapësirave të përbashkëta dhe bashkëjetesa komunitare sipas standardeve europiane, janë në fokus të projektligjit të ri që synon të rrisë përfshirjen e interesave të përbashkëta të qytetarëve dhe angazhimin e tyre për mirëmbajtjen dhe investime në dobi të komunitetit. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive, në vazhdën e tryezave të diskutimeve dhe konsultimeve për projektligjin e ri të bashkëpronësisë. “Përmes këtij projektligji do të sigurojmë një nivel të ri administrimi të hapësirave tona të përbashkëta dhe një bashkëjetesë komunitare të standardeve europiane dhe në linjë me vizionin tonë Shqipëria…
Presidenti Bajram Begaj, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës së Perusë, jo rezident në Shqipëri, Arturo Javier Arciniega Calderon. Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Begaj i përcolli ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Gjithashtu presidenti priti sot ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, jo rezidente në Shqipëri, Zaina Benhabouche. Gjatë takimit me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis dy vendeve. Kreu i shtetit priti sot…
Detaje të reja kanë dalë nga atentati që i mori jetën 27-vjeçarit Klaudio Prendi. Kamerat janë sekuestruar dhe është parë se autorët kanë qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit sapo ai ka dalë nga lokali, pa zbritur nga automjeti i tyre. Sapo kanë shtënë në drejtim të 27-vjeçarit janë larguar në drejtim të kryqëzimit “Hoxha Tahsim” dhe nëpërmjet rrugicave ata kanë dalë në afërsi të zonës së Brrylit dhe nëpërmjet Unazës së Madhe janë larguar dhe drejtim të zonës së Farkës, aty ku kanë djegur dhe automjetin tip “Audi A4”. Policia në vendin e ngjarjes ku është djegur dhe automjeti nuk…
Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes së të miturit 14-vjeçar që u vra me thikë në zemër nga shoku i klasës, Sali Berisha thotë se autoritetet përkatëse duhet të marrin përsipër përgjegjësinë. ”Ministri i krimit që paguan oficer policie për sigurinë e çdo shkolle, rrahu gjoksin me “Smart City”, kurse Korba e Kovidit në krye të Ministrisë së Arsimit lau duart me një breshëri akuzash ndaj të tjerëve”,-tha Berisha. Reagimi i Berishës Nxënësit Martin Cani, 14-vjeç, sportist i talentuar, i morën dje jetën tek dera e shkollës. Ngushëllimet më të ndjera familjes, shokëve, miqve, ekipit të 14-vjeçarit, Martin Cani, që…
Vdekja e 14-vjeçarit ka shokuar mbarë shqiptarët. Martin Cani u godit me thikë në zemër nga shoku i tij i klasës. Nga ana tjetër, shokët e Canit janë të tronditur pas ngjarjes së rëndë. Njëri prej tyre ka rrëfyer për “Shqipëria Live” se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur në oborrin e shkollës që prej ditës së premte, dhe “sqarimi” do bëhej të hënën. Ai tha se sherri ndodhi pasi u shtynë dhe u shanë brenda në oborrin e shkollës. “Sherri ndodhi të premten te shkolla. Viktima e shau atë dhe autori e qëlloi. U zunë për një shtyrje…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e veshur me të zeza në Kuvend, tha se Martin Canin e kemi vrarë të gjithë, me sistemin që kemi ngritur, me shkollën që nuk mëson dhe edukon, me modelet që ofrohen. “Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra dje nga thika e bashkëmoshatarit të tij, sot janë në zi. Kobi e ka mbuluar shtëpinë e tyre, e ne të gjithëve në fakt duhet të na mbulojë turpi. Mirëpo ne nuk kemi turp. Sepse po të kishim sado pak turp nuk do të ishim këtu në këtë sallë turpi, por do të…
Është shtyrë seanca në Gjykatën Kushtetuese ndaj Sali Berishës, teksa ai kundërshton masën “detyrim paraqitje” të dhënë nga SPAK. Çështja përfundoi në duart e “Kushtetueses” pasi ish-kryeministri Berisha kundërshton masën e dhënë nga SPAK, atë të detyrim paraqitje, pasi sipas tij për shkak se ishte deputet, do duhej që në fillim të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve. Por SPAK thotë se kjo nuk ka qenë e nevojshme, pasi masa e dhënë ndaj tij nuk e pengon atë të vijojë aktivitetin e tij politik.