Author: tirana

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku u vra një 14-vjeçar. Shoferi i furgonit që merrte shpesh në makinë adoleshentin tha në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti se Martini ishte djalë i mirë. Ai tha se atë ditë, disa kalamaj i kanë thënë se “kanë therur Martinin” dhe më pas mori vesh lajmin e kobshëm. Shoferi ka thënë më tej se ditën e premte, një burrë i ka bërtitur Martinit. Sipas tij, Martini ishte nxehur atë ditë pasi një burrë i ka bërtitur dhe shante…

Read More

Ditën e djeshme këngëtarja Jonida Maliqi i është rikthyer dyerve të gjykatës 8 vite pas divorcit të bujshëm nga ish-bashkëshorti i saj, Gent Prizreni. Ajo është parë në ambjentet e Gjykatës së Tiranës shoqëruar nga avokati i saj dhe mësohet se ka paditur ish-bashkëshortin pasi ky i fundit nuk i është përmbajtur detyrimeve ekonomike ndaj fëmijës së tyre, Dan. Por Gent Prizreni, i është përgjigjur menjëherë publikisht këngëtares, duke publikuar faturat. Faturat tregojnë se si ai ka depozituar në llogarinë e Jonida Maliqit 2 mijë euro, të paktën në dy muajt e fundit.

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, kërkoi nga drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj, goditjen e fortë të grupeve kriminale, që janë kërcënim për sigurinë e qetësinë e qytetarëve. Gjatë prezantimit të drejtorit Lleshaj, ministri Hoxha theksoi se, ngjarjet e fundit kanë treguar që është urgjente nevoja për të forcuar operacionet dhe për të krijuar një mjedis, ku krimi nuk gjen hapësirë për të vepruar. “Sfida mbetet dhe është e qartë: Grupet kriminale. Lleshaj, i cili rikthehet në Shkodër, tashmë në një rol drejtues, ka detyrën dhe përgjegjësinë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, për të punuar…

Read More

Ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën në Bruksel me në fokus luftën e Ukrainës dhe vendimin e SHBA-së për t’i lejuar Kievit përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi dhe në territorin rus. Kreu në largim i diplomacisë europiane, Josep Borrell shprehu shqetësim edhe për rolin në rritje të Kinës në luftën në Ukrainë. Sipas tij vihet re një rritje e furnizimeve kineze sidomos me të ashtuquajtura mallra me përdorim të dyfishtë – pra që mund të përdoren si për qëllime paqeje ashtu edhe për qëllime lufte. “Pa Korenë e Veriut, pa Iranin, pa Kinën, Rusia nuk…

Read More

Është zbardhur mbrojtja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta përpara Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Zonja Gjykatëse, jepini fund kësaj sjellje paragjyqësore ndaj ish-Presidentit të Republikës! Kulmi i papërgjegjshmërisë të SPAK-ut dhe sidomos të kallëzuesit tim në SPAK për çështjen CEZ-DIA, të dënuarit nga gjykata për dhunë në familje, Romeo Kara, si edhe dëshmitarit kryesor, që i referohet SPAK, Elvis Mataj, i cili ishte krahu i djathtë i Kastriot Ismailajt në menaxhimin e DIA dhe i denoncuar nga ky në prokurori për vjedhje dhe mashtrim, është pikërisht ky paragraf i shkruar nga vetë SPAK…

Read More

Policia e Shtetit, plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Ukrainë, ndeshje e cila do të zhvillohet në kuadër të turneut “UEFA Nations League”, ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 19 nëntor 2024, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore…

Read More

Një ditë pas ngjarjes që tronditi shkollën “Fan Noli” në zemër të Tiranës, shokët e Martinit që mbeti i vrarë dhe prindërit e tjerë janë të tronditur. Gjyshja e njërit prej shokëve të Martinit, shprehet se nipi i saj është i tronditur nga ngjarja.“Kam nipin në klasë paralele. Nuk e di..nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot…E priste nëna në shtëpi për drekë ku vajti ai fëmijë. Ku ishte përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera, e shokëve, prindërit duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë më të madhin, jo kështu. Nipi im ka ngrirë komplet,…

Read More

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet për Entin Kombëtar të Banesave. Po ashtu mësohet se janë lëshuar është 8 masa arresti. Konkretisht masat janë dhënë për:Arrest burg: Enxhi ÇelajViola MemaVasil KarasaliuBehare LuziGëzim SylajDetyrim paraqitje:Sokol SylajShyqyri DemaGazmend Panxha

Read More

Dy persona babë e bir janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur me drogë. Gjatë operacionit u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, kamioni ku ishte fshehur lënda narkotike dhe 1300 euro. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit Dashmir Hamazaraj, 68 vjeç dhe Amanti Hamazaraj, 35 vjeç, banues në Tiranë (babë e bir). Sipas policisë, në PKK Kapshticë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion me drejtues shtetasin Amanti Hamazaraj dhe pasagjer shtetasin Dashmir Hamazaraj. Gjatë kontrollit, në pjesën e tavanit të rimorkios së…

Read More

Shtatë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi me dronë që Rusia e kreu gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Çdo sulm i ri rus vetëm e konfirmon qëllimin e vërtetë të [presidentit rus Vladimir] Putin. Ai do që lufta të vazhdojë, sepse nuk është i interesuar për paqe”, tha Zelensky. Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, u plagosën nga sulmi me dronë gjatë natës ndaj një ndërtese banimi në qytezën e vogël Hluhiv, e cila ndodhet në kufi me Rusinë, tha administrata ushtarake e rajonit të Sumit.…

Read More

Ka nisur seanca në Apelin e Posaçëm, pas ankimimit të masës së sigurisë së Ilir Metës e Monika Kryemadhit. Monika Kryemadhi ka mbërritur në Gjykatë e shoqëruar nga vajza e saj. Kryemadhi ka ankimuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa Ilir Meta masën e sigurisë “arrest me burg”. Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuz,a pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet edhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi…

Read More

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti në Desenzano, Itali. Shqiptari Iliaz Ismaili po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një furgon. Ai u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni gjatë natës. 35-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte traumës dhe plagëve të marra nga përplasja me furgon në via Gramsci, pak hapa nga buzë liqenit. Viktima Iliaz Ismaili, punonte si banakier në hotelin Villa Rosa në Desenzano.

Read More