Author: tirana

Avokati Genc Gjokutaj që përfaqëson Ilir Metën në gjyq, foli pas vendimit të Apelit të Posaçëm që la në burg presidentin e Partisë së Lirisë. Avokati theksoi se vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara. “Gjykata e Apelit është si GJKKO në mos më keq. Vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara. Sistemi i drejtësisë është sorosifikuar. Meta atë ditë ka qenë në Kosovë. Meta e ka ditur procesin dhe nuk mund të intimidojë dhe as të prishë provat. Nuk i kemi humbur shpresat, këta gjyqtarë do nisin të dëgjojnë, sepse nuk mund të ecet me këtë formë, që gjithë…

Read More

Në një kohë që jashtë Kuvendit po protestohet, brenda sallës ka tensione. Gazment Bardhi i cili në momentin që Asllan Dogjani doli të fliste për PD, u pa teksa punonjësit e Gardës u rreshtuan në gardh te foltorja për të penguar ndonjë incident. Bardhi tentoi t’i afrohej rreshtit të ministrave, duke akuzuar disa prej anëtareve të kabinetit dhe veçanërisht Ogerta Manastirliun, dhe si “vrasëse”, nisur nga ngjarja që 14-vjeçari u vra afër shkollës. ”Ja kanë shtruar muhabetit të treja si lare”, u shpreh Bardhi në nervozizëm e sipër afër foltores, duke treguar gishtin, meqë Ogerta Manastirliu. Ministrja në ato çaste…

Read More

Edhe pse me një mot me shi, demokratët janë bërë bashkë para Parlamentit, teksa pritet që të miratohet projekt-buxheti i vitit 2025 në Kuvend. Në një moment, protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Ashtu siç ka paralajmëruar edhe lideri i PD-së Sali Berisha, protesta mbahet kundër projekt-buxhetit 2025, që opozita e konsideron antisocial.

Read More

Pas daljes së saj nga Apeli i Posaçëm, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur dhe interesit të medias se nëse do të angazhohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare përkrah Partisë së Lirisë. Kryemadhi tha se nuk merret më me politik, ndonëse është ende deputete në Kuvend, teksa shtoi se në të ardhmen misioni i saj do të jetë sensibilizimi i publikut për personat që nuk duhet të kandidojë. “Unë nuk merrem më me politik, unë do të merrem me sensibilizimin e opinionit publik përsa i përket manipulimit dhe luftës së tretë botërore që është fake news.…

Read More

Para Kuvendit një numër qytetarësh demokratë janë mbledhur për të protestuar kundër projektbuxhetit të vitit 2025, që pritet të miratohet sonte në Kuvend. Protesta është thirrur nga Partia Demokratike, e cila kundërshton me forcë projektbuxhetin e qeverisë për menaxhimin e financave publike vitin e ardhshëm. Protestuesit kanë bllokuar rrugën pranë Kuvendit. Organizatorët e protestës kanë ngritur një podium, ku do të mbahen fjalime nga drejtues të opozitës, ndërsa një ekran i madh do të shfaqë zhvillimet që po ndodhin brenda Kuvendit, ku pritet të diskutohet dhe votohet buxheti i vitit 2025.

Read More

Apeli i GJKKO-së nuk ndryshon masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Seanca e nisur në orën 10:00 u mbyll në 16:00. Në daljen e saj për mediat, Kryemadhi akuzoi SPAK-un se ka bërë falsifikime keqdashëse për deklarimet e pasurisë së tyre dhe shtoi se prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve të ardhura nga SHBA dhe Çekia. “Prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve dhe fashikujve që kanë ardhur nga SHBA, Çekia dhe Austria. Profesionalizmi i SPAK ishte në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridik . Aludimet e tyre qesharake, të bazuara në falsifikime. Këto…

Read More

Nga 1 janari i vitit që vjen pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë me autobus falas. Vendimi u mor sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës vetëm me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste. Grupi i këshilltarëve të PD-së braktisën mbledhjen pa arsye, duke mos e votuar vendimin që ndihmon pensionistët. Ky vendim adreson nevojat e pensionistëve për transport publik falas dhe është një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të mbështetur kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, duke lehtësuar sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat ata përballen çdo ditë. Në Tiranë, edhe studentët udhëtojnë me abone falas…

Read More

Mot i keq në qarkun e Vlorës dhe veçanërisht në zonën bregdetare. Kapiteneria dhe Autoriteti Portual Vlorë njoftojnë se për 4 ditët e ardhshme do të ketë mot të keq dhe me dallgë, duke pamundësuar lundrimin për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit, por nuk do pengohet puna e anijeve të transportit, përfshi edhe tragetet. Përkeqësimi nis ditën e nesërme (20 Nëntor) dhe pritet të zgjasë deri në datën 23 Nëntor, (e shtunë). Rreth orës 18:00 të së shtunës parashikohet edhe rikthimi i lundrimit për mjetet e mësipërme. Njoftimi zyrtar për situatën Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë…

Read More

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në fjalën në seancë për projektbuxhetin e vitit 2025, u shpreh lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Spiropali tha se kjo ngjarje nuk duhet përdorur politikisht, ndërsa theksoi rëndësinë e rregullimit të përdorimit të rrjeteve sociale. ”Rrjete që ngjanë me një xhungël ku urrejtja është kthyer në normë. Të kërkojmë më shumë llogari për sigurinë në shkolla. Të shtohen burimet dhe përkujdesen e njerëzve në nevojë. Një shoqëri ku forcohen institucionet dhe pavarësia e pushtëve mbështet individët. Një shoqëri që jep drejtësi, një Shqipëri që mbështet bizneset”. Pjesë nga fjala Prej dje mundohem t’i mbaj lotët…

Read More

Fshati Ollolai në ishullin italian të Sardenjës po ofron mundësi për amerikanët e interesuar të zhvendosen pas fitores të Trump në zgjedhjet presidenciale. Ky fshat malor, i njohur për bukuritë natyrore dhe traditat e pasura, ka parë një rënie të ndjeshme të popullsisë nga 2,250 banorë një shekull më parë në rreth 1,150 sot. Ollolai ofron tri opsione strehimi: shtëpi falas për nomadë digjitalë, banesa të braktisura për vetëm 1 euro që kërkojnë rinovim dhe shtëpi gati për banim me çmime deri në 100 000 euro. Amerikanët kanë prioritet në këtë iniciativë, me një proces të përshpejtuar dhe mbështetje të…

Read More

Presidenti Bajram Begaj nis ditën e nesërme konsultimet me partitë poltike në funsksion të dekretit për datën e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në 2025. Begaj do të presë në takim kreun e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK, ndërsa të enjten do të presë përfaqësues nga PL. Më herët është raportuar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen mes dy të dielat e para të majit, 4 ose 11 maj. Gjithsesi këto janë thjesht supozime, pasi përcaktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit të Republikës, i cili pas konsultimeve me aktorët kryesorë politikë në vend, dekreton edhe datën e…

Read More

Përpos krimit të rëndë dhe shqetësues për faktin se ku po shkon rinia, një video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale, ku dy të mitur flasin për ngjarjen e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Nga komunikimi mes tyre kuptohet që njëri prej fëmijëve është kushëriri i autorit të dyshuar të vrasjes, ndërsa fëmija tjetër thotë se njihej me të virtualisht, pasi më parë kanë qenë në një grup virtual. Gjatë komunikimit ata shprehen se kushdo që i shan do ta bëjnë shembull, teksa jo vetëm që nuk dënojnë aktin e rëndë, por “duartrokasin” autorin e vrasjes së Martinit, vetëm 14…

Read More