Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim ish kryebashkiakun e Bogotas, Enrique Penalosa, të cilit i dhuroi Çelësin e Qytetit. Penalosa është i njohur për transformimin e qytetit të Bogotas gjatë kohës që mbajti postin e kryebashkiakut dhe ndodhet në Tiranë për të promovuar librin e tij të përkthyer në shqip “Një qytet për të gjithë”. Veliaj tha se Penalosa ka frymëzuar shumë kryetarë bashkish në botë për të transformuar qytetet në hapësira më të jetueshme për qytetarët. “Ai ka frymëzuar jo vetëm transformimin e Bogotas, por edhe një pafundësi kryetarë bashkish, punonjës të qyteteve, urbanistë, arkitektë,…
Author: tirana
14-vjeçari u qëllua me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar. Ai ndërroi jetë në spital një orë pas ngjarjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 të së hënës, menjëherë në përfundim të orarit mësimor. Fillimisht, në sherr u përfshinë një grup adoleshentësh të moshës 14 dhe 15 vjeç. Ata ishin nxënës në shkollën Fan Noli, 200 metra larg vendit ku ndodhi dhe ngjarja, dhe disa të tjerë, nxënës në një shkollë në Sauk. Pas debateve me fjalët banale, sherri vijoi mes tre adoleshentëve, të cilët morën dhe lëndime me thikë. Një orë pasi mbërriti në spitalin e Traumës, një 14-vjeçar ndërroi…
Kryetari i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi foli për rritjen e pensioneve. Shehi tha gjatë fjalës së tij në Kuvend, se propozimi i kryeministrit Edi Rama për subvencionimin e pensionistëve për Vitin e Ri, është një tallje me ta, pasi duket si një donacion për gjel deti. Ai tha gjithashtu se skema e propozuar nga LZHK, do ta çojë pensionin minimal në 30 mijë lekë të reja dhe do i nxjerrë të moshuarit nga varfëria. Pjesë nga fjala Që buxheti i 2025 është më i madh e më i rritur, jemi krenarë për këtë punë. E për këtë arsye unë po…
Dashi-3 yje Dielli u kundërshtua shumë bindshëm me Uranin në Dem, solli një rrëmujë të madhe në çështjet ekonomike dhe sentimetale por mea duket do ta mbledhin veten gjatë ditëve, sidomos rreth datës 19 mund të kenë një ndryshim të madh në jetën e tyre dhe Dashët e lindur në 10-ditëshin e parë do të kenë një kthesë të madhe ose ndryshim bombastik sa i përket ekonomisë, familjes dhe çështjeve të karrierës. Demi-1 yll Dielli në Akrep është kundërshtuar me Uranin në Dem dhe një surprizë e papritur, mund të jetë bërë një kthesë e çuditshme në jetën e tyre,…
Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane, Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Parlamentin Evropian e kompletoi të hënën listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme. Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian. Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas kësaj, secili grup vendosi nga…
Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit. Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 5 persona, mes të cilëve edhe 3 të miturit që dyshohet se janë autorë të vrasjes. 5 personat janë shoqëruar nga policia, 3 prej të cilëve dyshohen si autorë të ngjarjes, dhe do të merren në pyetje. Ngjarja ndodhi pas orës së 6 të mësimit, teksa dy 14-vjeçarët, u sulmuan në një rrugicë nga 3 bashkëmoshatarët e tyre me grushta dhe më pas me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera sigurie, ndërsa krimi ka ndodhur brenda 90 sekondave. Dyshimet e para janë se konflikti…
Presidenti Bajram Begaj i shpreh ngushëllime familjes së 14-vjeçarit që mbeti viktimë e konfliktit me bashkëmoshatarët në shkollë, ndërsa uroi shërimin e nxënësit tjetër që mbeti i plagosur. Në këtë mesazh, presidenti bën apel për reflektim të shoqërisë shqiptare në edukimin e brezit të ri. Postimi i plotë Ndarja nga jeta e 14-vjeçarit është për të gjithë ne një dhembje e madhe. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij! Gjithashtu, uroj nga zemra shërim të shpejtë e të plotë për nxënësin e plagosur! Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po…
Jonida Maliqi prezantoi të dielën këngën ”Asnjë tjetër” për garën në ”Kënga Magjike 2024”. Muzikën dhe tekstin e ka krijuar Jeris Kaso dhe për producimin u kujdes Darko Dimitrov. Fansat kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë dhe shumë prej tyre ishin pozitive. Përveç performancës së mrekullueshme, artistja u komentua edhe për pamjen e jashtme. Ajo duket të ketë bërë një ndryshim të madh në dukje, ku shumë aludojnë se ‘çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj?’. Maliqi ka një vokal unik dhe shquhet për projektet që ka realizuar ndër vite.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit pas një sulmi me thikë, gjatë një konflikti mes adoleshentëve dhe u plagosën edhe 2 të tjerë. Përmes një njoftimi, Ministria e Arsimit e Sportit i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës dhe ka kërkuar nga institucionet ligjzbatuese zbardhjen e plotë të ngjarjes. ”Ministria e Arsimit dhe Sportit ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarte”. Reagim i Ministrisë së Arsimit…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë shkrimin që gjiganti mediatik “Condé Nast Traveller”, i ka dedikuar vendit tonë, duke e cilësuar si destinacioni që duhet vizituar për vitin 2025. ”Shqipëria në fokusin e gjigantit mediatik Condé Nast Traveller, që e etiketon vendin tonë si destinacioni që duhet vizituar me patjetër për vitin 2025, nga plazhet kristal të rivierës, te alpet madhështore, sitet historike të UNESCO-s, e që së bashku me aeroportin e ri të Vlorës dhe hotelet e brandeve ndërkombëtare me pesë yje, premtojnë një tjetër sezon fantastik turistik”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale. Revista globale CN Traveller…
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha është një ndër të paktët deputetë që nuk do të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin për vitin 2025. 112 deputetë dhe 16 ministra janë regjistruar për të diskutuar për buxhetin në seancën maratonë që do të zgjasë dy ditë, por Lulzim Basha i cili drejtoi PD për 8 vite ka vendosur të mos flasë për këtë ligj. Basha që drejton demokratët euroatlantikë ka marrë pjesë në Parlament vetëm njëherë në këtë sesion por edhe në atë mbledhje të parlamentit ka qëndruar për pak minuta dhe nuk ka folur. Edhe deputetja demokrate Oriola Pampuri e…
Deputeti socialist Erion Braçe, gjatë fjalës në Kuvend i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me buxhetin 2025 dhe bonusin për pensionistët. Braçe hodhi poshtë gënjeshtrat e opozitës, duke thënë se nuk ka bonus për zgjedhje, por qeveria u ka dhënë bonus pensionistëve çdo vit. Braçe tha se po punohet për skemën të re për pensionet dhe do ketë dy bonuse për pensionistët në dhjetor dhe në pranverë. “Bonusin e bëni për zgjedhje dhe siç u provua bie në tokë, se çdo vit me zgjedhje apo pa zgjedhje pensionistët kanë marrë bonus. Gënjeshtra që shqiptarët nuk kursejnë, shifrat e bankës…