Author: tirana

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku e pranishme në Kuvend në seancën e kësaj të hëne, foli me shifra duke prekur gjendjen aktuale të secilit sektor të ekonomisë. Sipas saj, socialistët po vijojnë me propagandën e tyre para zgjedhjeve, ashtu si në vitin 2021. “1/3 e popullsisë janë pensionistë, pjesa tjetër janë të punësuar me pagat më të ulëta në rajon. 30 mijë profesionistë nga të cilët 10 mijë mbyllën biznesin, kjo është sot Shqipëria! Më e paktë në numër, më e zvogëluar. Kanë bërë 180 procedura tatimore, kanë ndryshuar taksat duke bërë një skemë me 5 shtresa, ku nuk ka…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje mbështetësve të tij që nesër të mos protestojnë për të në ambientet para gjykatës. “Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës. Çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta”, shkruan Meta në Facebook. Postimi i plotë Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë! Siç jeni në dijeni, nesër në ora 10:00,…

Read More

Eksportet kanë vijuar me tendencën e tyre tkurrëse edhe në muajin tetor, duke bërë që për të gjithë mujorin ato të jenë 14.3% më të ulëta sesa një vit më parë. Arsyet kryesore të kësaj tendence lidhen me rënien e euros që tkurr të ardhurat e eksportuesve, uljen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare si nga zhvlerësimi i euros ashtu dhe nga rritja e kostove si dhe konjuktura e pafavorshme e mallrave në tregjet ndërkombëtare. Në tetor, rënia u thellua sërish, pasi ishte ngadalësuar në shtator. Efektin kryesor në ecurinë negative të eksporteve në tetor e dha mbyllja e përkohshme e…

Read More

Monika Kryemadhi bashkë me vajzën e saj janë paraqitur këtë të hënë në SPAK, pasi do të njihet me dosjen dhe do e tërheqë atë. Kryemadhi shihet e veshur me pantallona të zeza dhe një xhaketë të kuqe. Ndaj Kryemadhit është vendosur masa “detyrim paraqitje”. Kujtojmë se ish-presidenti dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burg prej më shumë se një muaji. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Read More

Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Kaçaj dëshmoi sot në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e 21 janarin. Ai tha se u thirr si person që ka dijeni në lidhje me protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues para Kryeministrisë.

Read More

Tetë persona kanë humbur jetën nga një sulm rus në Odesa të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Odesës, Oleg Kiper, përmes një postimi në rrjetin social Telegram. “Deri më tani janë konfirmuar 8 të vdekur ndërsa 18 të tjerë janë plagosur. Katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën”, shkruan Kiper në Telegram. Rusia nuk ka ndalur sulmet e njëpasnjëshme ndaj qyteteve ukrainase.

Read More

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, për plagosje të rëndë me dashje ndaj një 69-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen “Uji i Ftohtë”. “Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Pushtimi i tokës”. Ky shtetas dyshohet se më datë 17.11.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. H., 69 vjeç, banues në Vlorë, për një sipërfaqe toke në pronësi të këtij të fundit. Shtetasi S. H. aktualisht ndodhet…

Read More

Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të hënën ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Administrata e presidenti Joe Biden e ka lejuar Ukrainën t’i përdorë armët e prodhuara amerikane për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, thanë mediat amerikane të dielën. Baerbock, megjithatë, tha se kjo nuk përbën ndryshim të strategjisë nga Perëndimi. “Vendimi nga pala amerikane – dhe dua ta theksoj se ky nuk është rimendim, por thjesht intensifikim i asaj që kanë dhënë deri tani partnerët e tjerë – është tejet i rëndësishëm në këtë…

Read More

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu i Fierit, ku vuan dënimin prej afër dy muajsh. Salianji ka marrë vendimin e zbardhur për dënimin e tij me 1 vit burg, ku shprehet se është vendim qesharak dhe skandaloz. Ndërsa të tjera me ironi, ai shprehet se “gjykata po na mëson si bëhet politikë”. Reagimi i plotë: Qesharake, skandaloze dhe monstruoze; Gjykata e Ramës në vendimet juridike, na mëson si bëhet politikë! Pas 50 ditësh në burg pa një vendim të zbardhur, teksa e vuaj dënimin pa arsyetim e referenca ligjore, më në fund ja behu fermani.Edhe pse nuk kisha…

Read More

Shqipëria përjeton një moment të veçantë me inaugurimin e Kooperativës së Artit, një rezidencë arti e parë e këtij lloji në vendin tonë e lokalizuar në fshatin Vaqarr, 7 km larg Tiranës, në një godinë të rijetësuar. Kjo kooperativë e re që vjen nga mbështetja e Bashkisë Tiranës përmes Agjencisë Industrive Kreative dhe Fondacionit Emanuel, sot ofron një platformë unike për artistët nga e gjithë bota, duke i ftuar ata të jetojnë dhe të punojnë së basHku në një ambient inspirues dhe krijues. Në fjalën e tij gjatë hapjes, Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative , Jonid Jorgji, theksoi potencialin…

Read More