Author: tirana

Një aksident tragjik i mori jetën një të riu në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit. Viktima Sabri Kreka pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor, por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate. Sipas burimeve policore, automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga pasi ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë. Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar dëmtime të rënda që i morën jetën 20-vjeçarit në vendin e ngjarjes. Policia dhe grupi…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit që ky do të jetë buxheti i fundit që do të miratojë maxhoranca. Ai theksoi se shqiptarët do ta kundërshtojnë me votë maxhorancënm ndërsa ironizoi fjalën e kryeministrit Edi Rama. Noka: Kur isha i ri shihja pleniumet e parisë suaj, ka neveri më të madhe se kjo që pamë sot. Tha gënjeshtra, u trefishua buxheti. U tall me pensionistët dhe ju duartrokitët. Instituti i Sigurimeve Shoqërore paralajmëron rritje të inflacionit. Gënjeu, 50 mijë lekë ka qenë bonusi dhe rrogë të 13 në kohën e…

Read More

“Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë më keq do dilni herën tjetër Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë”. Rama: E dëgjoj shpesh që ne nuk jemi të majtë se nuk mbrojmë shtresën e mesme. Po ja çfarë thonë shifrat e buxhetit. Nga 122 mld lekë për mbrojtjen sociale kur ne nisëm rrugën tonë, këtë vit 238 mld lekë dhe në buxheti 2025 kemi 248 mld. Edhe këtu në mbrojtjen e…

Read More

Gjatë një sulmi të rrallë ajror izraelit në qendër të Bejrutit është vrarë zëdhënësi kryesor i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Kështu konfirmoi një zyrtar i Hezbollahut, grupit që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listë të zezë krahun ushtarak të grupit, por jo edhe partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Vrasja e këtij zyrtari të lartë të Hezbollahut ndodhi në kohën kur zyrtarët libanezë janë duke e shqyrtuar një propozim për armëpushim, të mbështetur nga SHBA-ja. Mohammed Afif,…

Read More

Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalësua përsëri në tremujorin e dytë të vitit.Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i kostos së punës për njësi është rritur me 2.2%, nga 7.8% që kishte qenë rritja në tremujorin e mëparshëm. Rritja e kostos së punës për njësi pati shënuar rritjen më të fortë në tremujorin e dytë 2023, me afërsisht 15%. Që nga ai moment, rritja ka ardhur duke u ngadalësuar. Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i normave të rritjes lidhet me rritjen më të ngadaltë të pagës reale, kundrejt rritjes më të shpejtë të produktivitetit…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Shkëmbin e Kavajës. Një djalë 10-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati, e për pasojë ka ndërruar jetë.“Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mëngjes pamje të zogjve shtegtarë mbi liqenin e Shkodrës, duke dhuruar spektakël në ditët e fundit të nëntorit. “Një fluturim mbi liqenin e Shkodrës”, shkruan Rama. Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë.

Read More

Ka nisur seanca plenare ku do të diskutohet projekt buxheti 2025. Diskutimi në parim i pr. ligjit nisi nga kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për bonusin e fundvitit. Ai u shpreh se çdo pensionist i cili e ka pensionin deri në 200 euro në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 eurosh në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë, do të marrin shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra, “ Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 1000…

Read More

Seanca plenare nis me tensione/ Rama nis fjalën në Kuvend, Opozita u bie tavolinave. Spiropali: Ju lutem uluni, Kryeministri po flet. Më pas keni fjalën aq sa minutazh ka kryeministri. Ju lutem z. Bardhi bëjini thirrje grupit parlamentar të ulet në vend. Ju tërheq vëmendjen uluni dhe dëgjoni parashtrimin e pr.buxhetit 2025. Z. Bardhi ju tërheq vëmendjen. Bëjini thirrje grupit parlamentar të ulet. Qytetarët na ndjekin. Do keni rast t’i shprehni të gjitha pakënaqësitë tuaja. Të dëgjojmë kryeministrin. Rregullorja përcakton që nuk mund të ndërpritet seanca. Z. Dogjani ulet. Fjalën e ka kryeministri. 5 minuta pushim, ndërpritet seanca.

Read More

Një avion i vogël u rrëzua në një pistë, e për pasojë u plagosën tre pasagjerë dhe piloti në Kaliforni. Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit tha se avioni u rrëzua rreth orës 11:10 të mëngjesit në In-N-Out Burger Pomona Dragstrip. Sipas medieve të huaja, përplasja ndodhi gjatë finaleve të Shoqatës Kombëtare Hot Rod (NHRA) dhe gara u pezullua. Avioni po përpiqej të ulej në aeroportin Brackett Field në La Verne, por u përplas në pistë dhe u përplas edhe me dy kamionë të mëdhenj, raportoi Daily Bulletin. Piloti dhe tre pasagjerët e aeroplanit pësuan të gjithë lëndime,…

Read More