Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Patos. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim. Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier kapën në flagrancë 31-vjeçarin, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.
Author: tirana
Kreu i komisionit zgjedhor të Gjeorgjisë, Giorgi Kalandarishvili, u lye me bojë të zezë nga David Kirtadze, një zyrtar i partisë opozitare. Kalandarishvili nënshkroi një protokoll që thoshte se partia pro-ruse Ëndrra Gjeorgjiane kishte fituar një mandat tjetër, i cili ka shkaktuar protesta disaditore në kryeqytetin Tbilisi. Presidentja pro-perëndimore, Salome Zourabichvili, e përshkroi votimin si të paligjshëm, duke akuzuar Rusinë për ndërhyrje. View this post on Instagram A post shared by BBC News (@bbcnews)
Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditen e sotme rreth orës 11.33 minuta. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti në pjesën qendrore kryesisht në lagjen numër 2 të qytetit liqenor, por edhe përreth. Panik është shkaktuar tek banorët e kateve të larta më së shumti, por deri më tani nuk ka asnjë raportim për dëme materiale.
GAZA- Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të kryera gjatë natës dhe të dielën e 17 nëntorit kanë lënë të vrarë të paktën 12 persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Gjashtë persona u vranë në kampin Nuseirat, ndërkaq katër të tjerë në Bureixh. Këto kampe refugjatësh në Gazë ishin ndërtuar më 1948, në luftën që ndodhi rreth kohës kur u krijua Izraeli. Edhe dy persona të tjerë u vranë gjatë sulmeve izraelite në Gazë, tha spitali Martirët e Al-Aksës, që pranoi të 12 trupat e pajetë. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet…
DIBËR- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Dibër. Mësohet se në pranga ka rënë një 20-vjeçar me emrin Luiz Dikollari, i cili u kap duke lëvizur me makinë me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar. Gjatë kontrollit Dikollarit iu gjetën armë zjarri tip kallashnikov, doreza dhe një bidon me 20 litra me benzinë. Ende nuk dihet se cila ishte shënjestra e të riut të prangosur nga Policia në Dibër. Njoftimi i Policisë: Dibër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Inteligjenca”. Falë inteligjencës policore Policia e Dibrës parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale. Qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe…
Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës që sapo lamë pas në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore në , në rrugën “Arben Broci” në Kamëz. Policia bën me dije se rreth orës 03:30, në shkallët e studios muzikore është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Nga shpërthimi janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat. Njoftimi i policisë: Kamëz/Informacion paraprak Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një…
Gazetari shqiptar Arbër Hitaj, është zgjedhur president i Shoqatës së Gazetarëve Europian AEJ, duke u bërë i pari shqiptar që merr drejtimin e kësaj organizate prestigjioze Europiane. Vendimi unanim i ka dhënë atij drejtimin e kësaj shoqate prestigjioze, gjatë Asamblesë së 62-të të Shoqatës, e cila u zhvillua në Romë dhe mblodhi përfaqësues nga 20 vende të Europës. Në një reagim publik, Hitaj shprehu falënderime të thella për mbështetjen ndërkombëtare dhe e cilësoi zgjedhjen një arritje personale të veçantë, por edhe një nder të madh për Shqipërinë. “Me një vendim unanim, Asambleja e 62 e Shoqatës së Gazetarëve Europian që…
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore në Bejrut më 17 nëntor dhe ka sulmuar caqe të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Sulmet izraelite në Bejrut u kryen disa orë pasi Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite përreth qytetit të Haifës. Shtëllunga tymi u panë në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve nga tri zona. Më tej në jug, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe me artileri që kanë goditur qytezën e Kiamit, rreth 6…
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina është ndarë nga jeta këtë të diel. Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022. Ai vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.
RUSI- Aktivistët pretendojnë se zyrtarët rusë janë duke devijuar rrjedhën e degës më të madhe ujore në Detin Kaspik për prestigj politik. Banorët e Kazanit në Rusi jetojnë 1.000 kilometra në veri të Kaspikut, por mund të dëshmojnë për aktivitetin njerëzor që ndikon në të. Aty, lumi Kazanka bashkohet me Vollgën – burimin më të madh të ujit në Detin Kaspik – dhe rrjedhat e tyre ndryshojnë shumë. Në shtator të vitit 2023, Kazanka ishte aq e ulët saqë edhe rrjedha e saj u ngadalësua. Por, në tetor të vitit 2024, ishte aq e lartë, saqë imazhi i pasqyrës së Kremlinit…
Anatoli Trubin foli dje pas ndeshjes që Ukraina barazoi 1 me 1 përballë Gjeorgjisë Aktualisht Ukraina ndodhet në vendin e fundit dhe vetëm fitorja i bën punë në Shqipëri, për të mos rënë në Ligën C. Portieri Trubin deklaroi se nuk e shohin renditjen, por do të udhëtojnë në Shqipëri me fitoren si objektiv të vetëm. “Fatkeqësisht duhet të luanim më shumë pa top. Përfaqësuesja e Gjeorgjisë nuk kishte shumë momente të rrezikshme, por nuk mund të gjenim veten në sulm. Kundërshtari u ndihmua nga mbështetja në tribuna. E dinim që do të kishin këtë mbështetje, por ishim gati për…
Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi”. Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis, 3 kilogramë. Lëndën narkotike, 32-vjeçari e kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë.