Kombëtarja luan sot në orën 20:45 në ”Air Albania” kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Tanimë tifozët e Kombëtares janë në stadium dhe kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë në këtë mes nëntori me temperatura të ulta. Mbi 21 mijë tifozë janë në stadium, ndërsa 400 prej tyre janë çek. Gjeorgjia dhe Ukraina barazuan 1-1 në ndeshjen e Grupit B1 të Ligës së Kombeve, rezultat ky që i buzëqesh Shqipërisë. Në ndeshjet e fundit për Grupin B1, Ukraina luan në Tiranë më 19 nëntor kundër Shqipërisë, ndërsa Gjeorgjia në Pragë kundër Çekisë. Në portë…
Author: tirana
Nga ROLAND QAFOKU Dje në Çorovodë mora pjesë si i ftuar në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar nderi” i Skaparit, të një prej personaliteteve më të spikatura dhe më dinjitozë të asaj zone, Pëllumb Qazimi, një ushatarak madhor deri me detyrën shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i vetmi me dy mandate, si dhe diplomat dy herë ambasador, në Kroaci dhe Slloveni. Pëllumb Qazimi është nga ata personalitete të rralla që meritojnë me plot gojën cilësimin “shërbëtor i shtetit” që ka punuar dhe drejtuar institucione gjatë kohës kur në pushtet kanë qenë të dy forcat më të mëdha…
Gjeorgjia dhe Ukraina barazuan 1-1 në ndeshjen e Grupit B1 të Ligës së Kombeve, rezultat ky që i buzëqesh Shqipërisë. Sfida nisi mirë për miqtë që gjetën golin që në minutën e shtatë edhe pse me një autogol të Kvirkvelia. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në të dytën vendasit ia dolën të barazonin me Mikautadze 14 minuta nga fundi. “X” në këtë sfidë i ka dhënë nga një pikë të dyja skuadrave. Në ndeshjet e fundit për Grupin B1, Ukraina luan në Tiranë më 19 nëntor kundër Shqipërisë, ndërsa Gjeorgjia në Pragë kundër Çekisë.
Skena në stadiumin “Caja Magica” në Madrid të Spanjës, u shndërrua në një arenë magjike për talentet e rinj të Europës, dhe një nga yjet që u ngjit është edhe 12-vjeçarja shqiptare, Nikol Çabeli. Në skenën e madhe në Madrid, ku performoi me këngën e saj “Vallëzoj”, Nikol përcolli mesazhin e fuqishëm të dashurisë ndaj natyrës dhe harmoninë e jetës. Kryeministri Edi Rama ndau momente nga performanca e saj në “Eurovision Junior 2024”. “Shkëlqen në skenën ndërkombëtare Shqipëria”, u shpreh Rama.
Kombëtarja shqiptare përballet me Çekinë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, e cila do i afronte më shumë me objektivin që është vendi i parë në grup. Përveç kësaj, Shqipëria kërkon edhe një lloj “hakmarrje”, për atë humbje 2-0 në ndeshjen e parë në Pragë. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe titullarët që do të zbresin në fushën e lojës. SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci. ÇEKIA: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.
Xheneta ka diskutuar me Lelën lidhur me situatën me Gjestin, derisa dha mendimin e saj edhe lidhur me banorin e ri, Edin, i cili iu bashkua mbrëmë shtëpisë më të famshme në Kosovë. Sipas Xhenetës, Edi ka ardhur në Big Brother me qëllime të caktuara. “Boma ni sandviq, ky 1 milion përqind e di që unë nuk bëj bukë. U ardh me qëllime të caktume me bo xheloz Gjestin”, tha Xheneta.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bardh Spahia këtë të shtunë ka denoncuar Partinë Socialiste se po përpiqet të manipulojë votën e emigrantëve. ”Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama kanë nisur një operacion kriminal për të vendosur nën kontroll votën e emigrantëve në mënyrë të paligjshme. Institucionet shtetërore kanë shpërndarë tek punonjësit formularë për t’i plotësuar me të paktën 10 kontakte të familjarëve apo miqve në emigracion. Kush bën rezistencë dhe nuk bën punën e partisë, merr kërcënime për t’u larguar nga vendi i punës. Kjo është skema e shndërrimit të shtetit, të institucioneve publike në shërbëtorë të…
Kombëtarja shqiptare përballet sonte me Çekinë për grupin B1 të Ligës së Kombeve. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të dhomës së zhveshjes së kuqezinjve, në “Air Albania”, të cilët do të mbajnë uniformën kuqezi në duelin kundër çekëve. Atmosfera është e zjarrtë dhe djemtë kuqezi janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim.
Pas festës me këngë partiotike dhe mesazhe të tilla, tifozët kuqezi i kanë vënë ”flakën” Tiranës me marshimin drejt stadiumit ”Air Albania”, aty ku sonte ekipi kombëtar pret Çekinë. Me këngë, flamuj dhe flakadanë të shumtë, tifozët kanë ndezur atmosferën pak orë para ndeshjes. Nga bulevardi tifozët e mbërritur nga të gjitha trevat shqipfolëse nuk i kursyen elozhet për ekipin, ndërsa ka edhe nga ata që i dërguan meszhe serbëve.
Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, tashmë në largim, Josep Borrell kishte dhënë një rekomandim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por për marrjen e vendimit duhet dakordimi i të gjitha shteteve anëtare. Aktualisht mbetet e paqartë, nëse do të ketë vendim në këtë mandat të Komisionit, ndonëse vazhdimisht po diskutohet në grupet punuese të BE-së. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti të premten në një konferencë për medie në Bruksel se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht prej veprimeve të…
Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit. Aksidenti ndodhi në rrugën pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka pësuar dëmtime të rënda. Personi i cili mbeti i plagosur është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Sakaq, policia ndodhet në vendngjarja për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.
Shkrimtarja Anisa Markarian hedh dritë mbi fakte dhe personazhe të Tiranës nga vitet ’60 në vitet ’80. Ajo thotë se qëllimi i librit ishte të mos jetë thjesht autobiografik, por një dëshmi, një pikël dëshmie në oqeanin e thellë të dëshmive që sigurisht tregojnë këtë periudhë të zymtë, por edhe të veçantë të historisë sonë. ”Dëshiroj që ky libër të shihet në këtë këndvështrim, jo thjesht si një libër për familjen e Anisës, por si dëshmi qytetare për Tiranën dhe historinë kolektive”, tha Markarian. Referuar lagjes ku shkrimtarja ka jetuar, Markarian tha se mjafton të hysh në atë që njihet…