Author: tirana

At Luigj Paliq, vrarë nga ushtarët malazez dhe Dom Gjon Gazulli varur nga Leka Zogu i Parë nga sot janë të Lum të Kishës. Me dekret të Papa Françeskut kisha katolike shqiptare ka tashmë 40 martirët e saj. Mesha solemne u mbajt në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në praninë e qindra besimtarëve të cilët mbushën edhe sheshin para katedrales. Në Meshën e Shenjtë, Arqipeshkvi i Shkodrës, Monsinjor Massafra, vlerësoi procesin e lumnimit të martirëve ndërkohë theksoi se ky është një vlerësim që ati i shenjtë i bën Shqipërisë. Mesha u drejtua nga i dërguarai i Papa Françeskut, Kardinal…

Read More

Shqipëria sonte në mbrëmje pret Çekinë në stadiumin “Air Albania”. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka apeloi që në këtë përballje duhet të fitojë futbolli. “Sonte duhet të fitojë futbolli, nga momenti i këndimit të himneve e deri në vërshëllimën e arbitrit për të mbyllur ndeshjen. Le të tregojmë qytetari, maturi dhe atë që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë, mikpritjen”, shkroi Duka në rrjetet sociale në prag të ndeshjes. Duka theksoi se Kombëtarja vijon rrugëtimin në UEFA Nations League, ndaj Çekisë me të cilën është përballur shpesh në dy vitet e fundit dhe ka dhuruar emocione të shumta.…

Read More

Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në tregun evropian. Ky hetim deri tani ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve nga Amerika Latine si dhe në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, Fushë Krujë. Po ashtu, janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Janë sekuestruar…

Read More

Banorët e rezidencës Kodra e Diellit në Tiranë janë shprehur shumë të shqetësuar pas aksionit të një nate më parë nga policia. Me urdhër të SPAK u kryen kontrolle pas informacioneve se një grup kriminal përpunon drogë.Sipas tyre e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe. Policia ka bërë kontrolle vetëm në banesën e një personi i cili është i dyshuar si pjesë e trafikut për të cilën policia po zhvillon aksion. “Në rezidencën Kodra e Diellit nuk ka asnjë laborator droge dhe policia duhet të sqarojë mediat dhe qytetarët e të mos damkosë me pa të drejtë dhe shpifje një komunitet banorësh“,…

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri ka kërkesë në fushën e turizmit. Kreu i qeverisë u shpreh se është çmenduri të rrish në Greqi dhe të mos kthehesh në Shqipëri, ndërsa po diskutonte me dy bartenderat në podkastin e tij “Flasim”.Rama: Po përgatitemi të hapim një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit. Është çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, dhe të mos vish këtu kur kërkesa është shumë e madhe për njerëz të kualifikuar dhe paga është super. Dhe me këtë dritare do ta hapim në Athinë, Milano, Gjermani patjetër,…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi në kërkim kombëtar.I dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Forcës Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Gramsh shtetasin Luan Taragjini, 58 vjeç, banues në fshatin Grabovë. Ky…

Read More

Një djalë i ri shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shqiptar Arbër Axhami, i cili u arrestua në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm në automjetin e tij. Oficerët ndaluan makinën tip Mercedes të Axhamit afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin. Një kontol në automjet çoi në gjetjen e një municioni armës, përfshirë shigjeta dhe thika.Axhami u arrestua për tre akuza, për mbajtje armësh dhe thike, si dhe për drejtimin e mjetit pa…

Read More

Avokati i mësuesit, Bledar Duro, Kristian Koçibelli i cili u la në burg me akuzën se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset në shkollën ku jepte mësim tha se ai konsumon alkool. Sipas avokatit, Bledar Duro nuk konsumonte alkool gjatë orarit të mësimit, por vetëm kur dilte jashtë ambienteve të shkollë. Avokati: Kemi paraqitur më shumë se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetime të spitalit të Traumës në Tiranë, se ky shtetas ka qenë i shtruar më shumë se 3 herë. Gjithashtu edhe kartelën spitalore sa i përket spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar në maj të…

Read More

energji elektrike në shtëpinë tuaj, me siguri nuk mendoni për një ruter modest interneti. Por nëse e lini të ndezur gjatë gjithë ditës, do të konsumojë energji elektrike si dhe një frigorifer. Prandaj, duhet t’i kushtoni vëmendje efikasitetit energjetik të ruterit përpara se ta blini atë dhe sigurohuni që ai të ketë konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është i ndezur ose në gjendje gatishmërie. Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit pohon se është veçanërisht e rëndësishme nëse ruteri nuk mund të fiket sepse përdor edhe linjën telefonike. Nëse është kështu, këshilla është të blini një…

Read More

Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik. Gjatë vitit 2025, pritet që ekonomia shqiptare të rritet 3.8 për qind. Parashikimet janë publikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian, ku janë marrë në shqyrtim vendet anëtare të BE-së, ato të eurozonës dhe vendet kandidate. Sipas parashikimeve të Komisionit europian, pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% të Bankës Qendrore vitin e ardhshëm. “Ekonomia shqiptare vazhdoi trendin e fortë të rritjes në gjysmën e parë të vitit 2024, me rritjen reale…

Read More

Ndeshja Shqipëri-Çeki ka shkaktuar fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës . Me qindra shqiptarë kryesisht nga Tetova, Struga, Kumanova i janë drejtuar Tiranës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare. Tifozët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë ndër më besnikët e kombëtares pasi në çdo ndeshje të saj ata e ndjekin dhe mbështesin atë si kombëtaren e zemrës. Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit, sonte ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Silvinjo mbyllën mbrëmjen e djeshme përgatitjet në stadiumin “Air Albania”. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin antidrogë gjatë natës në Tiranë dhe disa zona të tjera. Është zbuluar një laborator në Tiranë. Për këtë konfirmohet zyrtarisht se është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë, në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës, ende nuk jepet asnjë e dhënë për këtë operacion se sa është sasia e drogës së kapur kokainë dhe identiteti i personave të arrestuar, ata janë sjellë në ambientet e policisë gjatë natës.Operacioni vijon edhe në qytete të tjera, në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte…

Read More