Të paktën 10 foshnja kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një sallë të kujdesit intensiv të pediatrisë në Jhansi, India veriore, tha sot një zyrtar i qeverisë shtetërore. Zjarri shpërtheu rreth orës 22:30 (me orën lokale) në Spitalin Universitar Maharani Laxmibai në shtetin Uttar Pradesh. “Dhjetë fëmijë vdiqën fatkeqësisht,” u tha gazetarëve komandanti i dytë i qeverisë shtetërore në Uttar Pradesh, Brajes Pathak. “Shtatë nga trupat janë identifikuar” dhe tre viktima të tjera mbeten për t’u identifikuar, shtoi ai. Gjashtëmbëdhjetë të porsalindur të tjerë janë në gjendje kritike pas zjarrit, sipas një raporti të botuar në edicionin e tij…
Author: tirana
Gjykata e Korçës la në burg Bledar Duron, mësuesin e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura”, i cili ra në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura. E pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.Mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë. Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të…
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk përfundoi dhe quhet “e braktisur”! Pasi gati 1 ore, arbitri ka vërshëllyer tri here pasi ne fushe doli vetëm Rumania dhe shkelmoi topin… Kosova ka qëndruar në dhomat e zhveshjes. Arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes edhe pse kishte ende minuta për të luajtur. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur rumun, Emanuel Roshu, zbulon se lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më në fushë. Gjithashtu Roshu bën me dije se drejtuesit e Kosovës ishin në…
Një hapësirë e re në industrinë e turizmit po krijohet me baret dhe lokalet shqiptare të cilat po ofrojnë shërbime gjithnjë e më të standardizuara për t’iu përgjigjur edhe fluksit turistik. Ndaj edhe episodi i radhës i podkastit “Flasim”, “Pjata në gotë” iu kushtua kësaj fushe ku të ftuar të Kryeministrit Edi Rama ishin dy baristë shqiptarë, Kleo dhe Sofo. Ata treguan rrugëtimin e tyre në këtë degë relativisht të re të industrisë së shërbimit, si dhe sfidat me të cilat përballen për të ofruar standarde ndërkombëtare. Kleo nga Fieri, i cili është zgjedhur zv.president i shoqatës Ndërkombëtare të Bartender-ave,…
Ndërtoi pa leje ose në tejkalim të saj, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq biznesmenin Julian Morina, i njohur si Lul Morina dhe Shoqërinë ‘Xheluks Construksion’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Julian Morina dhe Shoqërinë “Xheluks Construksion” shpk, për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal. Gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara për këtë shtetas dhe kompaninë që ai administron, për periudhën 2021-2024, u konstatua se kjo shoqëri tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime në…
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mori vendimin për largimin e skuadrës nga fusha për shkak të thirrjeve antishqiptare, ka folur pas bratisjes së ndeshjes me Rumaninë. “Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes na kanë thënë ‘Kosova është Serbi’”, tha futbollisti. Ai theksoi se morën vendimin për të mos u kthyer më në fushën e blertë pasi tifozët rumunë filluan të bërtasin gjithnjë e më shumë. Amir Rrahmani shtoi se “përfaqësojmë njerëzit që kanë pasur një të kaluar të vështirë, ka pasur masakra”. Ndërsa shtoi “Ta dinë…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nga Tirana nisën prezantimin e 12 drejtorëve të rinj vendorë të policisë. “Emërimi i Elton Alushit përfaqëson jo vetëm një hap përpara në konsolidimin e strukturave të sigurisë, por edhe një angazhim të ri për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të kryeqytetit, ku sfidat janë të shumta dhe dinamike, nën vizionin “Shqipëria 2030”, nënvizoi ministri Hoxha. Ai tha më tej se Tirana, si zemra administrative, ekonomike dhe sociale e vendit, kërkon një Polici, që jo vetëm të jetë vigjilente dhe efektive në parandalimin…
Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës, Bledar Duro, mësues i shkollës 9-vjeçare Sotir Gura, i cili ra në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit. Mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë. Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit…
Një pjesë e mirë e Korçës është përfshirë nga reshjet e borës. Dardha e Voskopoja janë zbardhur nga bora. Në Dardhë trashësia maksimale e dëborës shkon në 10 cm, ndërsa në Voskopojë ka rënë 5 cm dëborë. Më pak reshje bore ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak -Goricë. Sipas informacioneve nuk ka probleme në rrugë dhe borëpastrueset ndodhen në terren.
Në shfaqjen e modës të Saint Laurent në shkurt, modelet me fustane të tejdukshme, tul ose shifon, kaluan me gjokset e zbuluara. Por, në eventin e shtatorit, adhuruesja më e dukshme e këtij stili nuk ishte në pasarelë, por në rreshtin e parë. Në moshën 61-vjeçare, Philippine Leroy-Beaulieu, aktorja franceze e serialit të njohur të Netflix “Emily in Paris”, u shfaq me një fustan të tejdukshëm ngjyrë blu të errët, duke treguar se edhe në Francë mund të jesh seksi në 60 vjeç. Gratë më të moshuara franceze po sfidojnë kodet e rrepta mbi feminitetin dhe plakjen. Dy gazetarë që…
Jake Paul ka mundur legjendën Mike Tyson me vendim unanim, pas një sfide spektakolare me 8 raunde në “AT&T Stadium” të Teksasit. Të tre pjesëtarët e jurisë i dhanë fitoren ish-yllit të YouTube, duke i vlerësuar pikët kështu: 80-72, 79-73 dhe 79-73. Tyson (58 vjeç) dhe Paul (27 vjeç) do të takoheshin më 20 korrik të këtij viti, por dueli u shty për shkak të një problemi shëndetësor që “Iron” Mike pësoi gjatë një fluturimi nga Majemi për në Los Anxhelosë në maj. Tyson (50 fitore-7 humbje, 44 me KO) shkroi historinë duke u bërë kampioni më i ri i…
Në Shqipëri gjenden dy liqenet më të rëndësishme në kontinentin e vjetër, shkruan Francesca Masotti në një artikull të botuar në “Lonely Planet Italia”. Janë liqenet e Shkodrës dhe të Ohrit/Pogradecit. I pari është më i madhi në gadishullin Ballkanik, ndërsa i dyti është liqeni më i vjetër në Evropë. Jo keq për një komb që ka përafërsisht madhësinë e Toskanës. Këto dy liqene dhe rrethinat e tyre nuk janë ende të prekura nga turizmi masiv. Turistët italianë tërhiqen nga plazhet si në kartolina përgjatë bregdetit dhe atmosfera e kryeqytetit Tiranë. Nga viti 2022, organizatat italiane COSV dhe VIS kanë…