Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, një aksion i madh antidroge është duke u zhvilluar në Tiranë dhe në periferi të saj. Bëhet me dije se aksioni vjen pas një hetimi disamujor, ndërsa dyshohet se në një banesë private në Qerekë të Niklës, është zbuluar një laborator kokaine. Kontrolle po bëhen edhe në zona të tjera të Tiranë, në disa banesa, ndërsa thuhet se ka edhe disa të arrestuar, por ende nuk dihet numri, pasi operacioni është në vijim. Në “shënjestër” mendohet se është një grup kriminal që shpërndanë lëndë narkotike të forta.
Author: tirana
Ndalohet një 16-vjeçar në Tiranë me akuzën “pornografi me të mitur” dhe “falsifikim kompjuterik”, shpërndau materiale intime të një të mitureje në rrjetet sociale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, kanë ndaluar me iniciativë një shtetas të moshës 16 vjeç, për veprat penale “Pornografia me të mitur” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 117/2 dhe 186/a të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 16-vjeçari ka shpërndarë…
Kompania kombëtare hekurudhore SBB, së bashku me linjat lokale Thurbo dhe RegionAlps, zbuluan të enjten tri modelet e tyre të para (nga 286 në total) Flirt Evo, të cilat do të fillojnë të funksionojnë në vitin 2026, përcjell albinfo.ch. Kjo flotë do të zëvendësojë lloje të ndryshme të trenave rajonalë në pjesën frëngjishtfolëse të vendit, veçanërisht në Vaud, Valais, Fribourg dhe Jura Arc. Trenat e rinj do të “sjellin përmirësime të shumta për pasagjerët, duke përfshirë zona të reja shumëfunksionale dhe më shumë hapësirë për ruajtjen e biçikletave, karrocave dhe bagazheve”, tha SBB në një njoftim për shtyp. “Ata plotësojnë…
Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion po zhvillohet një aksion i gjerë antidroge në Tiranë dhe në periferi të saj. Aksioni vjen pas një hetimi disamujor, ndërsa dyshohet se në një banesë private në Qerekë të Niklës, në Fushë-Krujë, është zbuluar një laborator kokaine. Kontrollet vijojnë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, kryesisht në disa banesa, ndërsa ka pasur edhe disa të arrestuar, por ende nuk dihet saktësisht numri, pasi operacioni vijon. Në shënjestër mendohet se është një grup kriminal që shpërndan lëndë narkotike të forta. Ky aksion vjen një ditë pas takimit të drejtorit të përgjithshëm të…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e vranësira fare të pakta. Prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje të territorit. Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e pare të ditës, më pas intensiteti i erës bie 1-6m/sek,…
DashiJu pret një ditë me rritje të papritur të energjisë, veçanërisht me Hënën që ndriçon sektorin tuaj financiar. Profesionalisht, rregullimet e vogla në punë mund të çojnë në përfitime më të mëdha. Në dashuri, marrëdhëniet mund të jenë intensive por të kënaqshme. DemiNë planin financiar, sugjerohet një qasje më e mençur, e kujdesshme, perfekte për të vendosur plane të forta. Në punë, një projekt bashkëpunues mund të hapë dyer të reja nëse tregoni gatishmëri për kompromis. Romanca lulëzon ndërsa Venusi spërkatë një sasi magjie, duke e bërë atë një ditë të shkëlqyer për biseda të përzemërta. BinjakëtPërqëndrohuni veçanërisht tek çështjet…
Kompania telefonike “One Albania” dhe ”Vodafone” janë në shënjestër të klientëve. Që kur “One” u bë një me “Albtelecom”, në komentet në rrjetet sociale ndeshesh vetëm me ankesave të qytetarëve, të cilët herë mbahen peng nga kompania, e herë janë të irrituar nga shërbimi skandaloz që ofrohet. Shqetësimi kryesor i qytetarëve ngelet problemi me valët telefonike. “U bënë pesë ditë pa sinjal telefoni. Nuk e di çfarë problemi keni, por ju jeni firmë që nuk përmbushni produktet që ju servirni shqiptarëve. Nuk e di çfarë kriteresh përmbushët kur bletë “Albtelekom” se ju jeni firmë e papërgjegjshme e skandaloze në shërbim.…
Kodra e Diellit në Tiranë, është një zonë VIP. Aty banojnë politikanë, biznesmenë, por edhe pjestarë të rrjeteve kriminale. Forcat speciale të policisë mësohet se kanë rrethuar sonte Kodrën e Diellit, ku po ushtrojnë kontrolle për pjesëtarë të grupeve të kokainës.
Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet edhe gjatë natës për të finalizuar në afat këtë projekt kompleks, por shumëtë rëndësishëm për kryeqytetin dhe jo veç. Në të gjitha lotet po avancohet me ritme të shpejta për të bërë të mundur që kjo vepër të hapet për qarkullimin e automjeteve në fund të këtij viti. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve nëlotin 1, ku janë drejt përfundimit punimet e gërmimit për formimin e trupit të rrugës, ndërsa është bërë…
ASHK vijon të përshpejtojë procesin e legalizimeve, duke u angazhuar për t’u siguruar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje në përputhje me kuadrin ligjor dhe afatet e përcaktuara. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emetuar rreth 3000 vendime për legalizimin e ndërtimeve pa leje gjatë tre muajve të fundit, duke vijuar me intensitet procesin e legalizimeve në të gjithë Shqipërinë. Ky progres është pjesë e zbatimit të Ligjit nr. 20/2020, që përcakton vitin 2028 si afat përfundimtar për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë. ASHK vijon punën në terren me mbështetjen e bashkive për identifikimin e zonave prioritare…
Këngëtarja Drenusha ka ndarë detaje të veçanta nga jeta e saj personale, duke rrëfyer një histori prekëse rreth ndarjes së trashëgimisë familjare. Banorëve në ”Big Brother Kosova Vip 3”, ajo tregoi se babai i saj, shumë kohë para se të ndërronte jetë, kishte lënë një testament të qartë që pasuria të ndahej në mënyrë të barabartë mes saj, vëllait dhe nënës së tyre. ”Babai im, shumë para se të vdiste, edhe në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë. Për të tretë: për nënën time, për mua dhe për vëllain. Domethënë, ai nuk ka shikuar…
Fshati turistik i Dardhës ofron një natyrë mbresëlënëse, sidomos në ditët me borë. Në ditë të tilla, Dardha duket si e pikturuar. Kryeministri Edi Rama përcolli foto të Dardhës, teksa bora ka shtruar në mesin e këtij nëntori. ”Nëntor Dardhe”, shkruan Rama. Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, Dardha vizitohet veçanërisht në stinën e dimrit nga qindra turistë vendas e të huaj. Prej disa vitesh ky fshat turistik ofron për vizitorët edhe pistën e skive, për zhvillimin e sporteve dimërore.