Nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të vendit kanë organizuar aktivitete festive në kuadër të Festave të Nëntorit. Një ndër to ka qenë edhe gara për Kupën e 80-Vjetorit të Çlirimit në shkollat e vendit, ku ekipet e volejbollit dhe futbollit po përballen për të fituar trofeun që mban peshën e këtij përvjetori historik për vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka postuar një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit. ”Nëntori i Festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat tona, me ekspozita, aktivitete kulturore dhe sportive në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Pavarësisë”,-shkruan Rama…
Author: tirana
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votën pro të mazhorancës dhe kundër të opozitës. Banka e Shqipërisë identifikon sektorët më problematikë që kërkojnë vëmendje të shtuar, duke nisur nga kontratat e Partneritetit Publik Privat, planin e investimeve, por edhe skemën e pensioneve. ”Banka e Shqipërisë gjykon se financat publike do të përballen me një sfidë të dyfishtë. Duhet të gjenerojnë fonde për investime publike por duhet të sigurojnë dhe fonde të nevojshme për programe sociale për shtresat në nevojë. PPP në pr.buxhet e 2025 është përcaktuar një tavan i sipërm i vëllimit total…
Ilir Beqaj u prit me shumë interes dëshmia e tij në Komisionin Hetimor. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi u shpreh se gjithçka ka qenë skenar i Edi Ramës, i cili sipas saj u zbulua. Kryetarja e Komisionit tha se mazhoranca kërkonte që kur opozita të largohej, të merrte në pyetje Ilir Beqajn. ”Kur unë mbylla komisionin, plani i tyre ishte që të iknim ne dhe Plarenti, me avokat të njëjtë, të merrte në pyetje Ilir Beqajn”, tha Vokshi. Nga ana tjetër, ajo akuzoi Gradën dhe Policinë se kanë shkelur ligjin me mënyrën sesi është trajtuar Ilir Beqaj, i cili…
A do të jetë PD në zgjedhje e bashkuar me aleatët? Mesa duket Jo, sepse një nga aleatët e vjetër e ka refuzuar bashkimin drejt zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në 2025. Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi ka refuzuar ftesën e Sali Berishës për bashkëpunim në një koalicion opozitar, duke theksuar se partia që ai drejton ka një qasje të ndryshme për luftën kundër kryeministrit Edi Rama. Për të opozita duhet të bashkohet rreth kauzës së përbashkët për të mundur Ramën, por kjo nuk do të thotë se duhet të pranohet çdo ftesë, sidomos nga Berisha. “Ne…
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për garantimin e sigurisë për dy ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë më 16 nëntor dhe ndaj Gjeorgjisë më 19 nëntor në Arenën Kombëtare. Policia ka bërë të ditura të gjitha rrugët që do të bllokon, ndërsa i bën thirrje tifozëve që të bëjnë kujdes me biletat, të mos i publikojnë ato në rrjetet sociale. “Policia e Shtetit ka hartuar plane të posaçme dhe të detajuara masash, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të 2 ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit,…
Sali Berisha premton se sapo ai të vijë në pushtet, do ta shpallë non grata ”kryemafiozin Soros”, siç e quajti ai. Nga ana tjetër, gjatë konferencës online me gazetarët, kreu i PD-së u shpreh se ka informacione se Edi Rama ka parashikuar ekzilin pasi e di që do të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe jo vetëm. ”Mafia ndërkombëtare më e rrezikshme e kohërave, me në krye Sorosin, mori një goditje të fuqishme nga qytetarët amerikanë, të cilët me votën e tyre firmosën mrekullinë amerikane dhe jo vetëm amerikane. Është një betejë e gjerë, jo e lehtë, por natyrisht…
Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke. Mediat vendase raportojnë se 30-vjeçari shqiptar është arrestuar në kretë pasi dnaj tij rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike. Në momentin që policia është afruar për ta ndaluar 30-vjeçari shqiptar ka tentuar të arratiset, por është ndalur vetëm pas pak çastesh. Në ditët në vijim shqiptari pritet të dalë para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Red Light 3”. Gjatë operacionit, u ndaluan shtetasit A. W., 45 vjeç dhe Zh. Y., 30 vjeç, të dy për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, kryer në bashkëpunim. Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetase kineze për veprën penale “Prostitucioni”, si dhe shtetasi G. L., 62 vjeç, për “Moskallëzimin e krimit”. Hetimet treguan se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,…
Një efektivi të policisë i ka rënë të fikët gjatë tubimit të opozitës para Bashkisë Tiranë. Ai është rrëzuar në tokë teksa PD zhvillonte protestën e radhës, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur qytetarë e kolegë. Efektivi më pas është transportuar drejt spitalit me makinën e policisë. Belind Këlliçi, i cili po mbante fjalën gjatë kohës kur ndodhi incidenti, i uroi efektivit shërim të shpejtë, ndërsa shprehu se Policia e Shtetit është institucioni më i keqtrajtuar. “I uroj shërim të shpejtë për efektivin që humbi ndjenjat! Policia e Shtetit më e keqtrajtuara si institucion. Shkëlqejnë këtu aferat korruptive, me në…
Një aksident i ndodhur pak më parë në aksin nacional Kapshticë-Bilisht, në hyrje të qytetit, ka sjellë daljen nga rruga të një mjeti me targa greke. Sipas informacioneve të para nga policia, në mjet udhëtonin tre persona, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë janë vendosur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që sollën aksidentin.
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, do të përballet sot për herë të parë me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme që pas arrestimit. Çyrbja dyshohet për korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror e përkrahje të autorit të krimit. Çyrbja pritet të japë shpjegime sot në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas prokurorët e posaçëm do të thërrasin dhe marrin në pyetje të gjithë personat të cilët kanë dalë nga komunikimet e Jurgis Çyrbjas dhe personave të tjerë të identifikuar deri më tani.Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për tu zgjedhur si deputet…