Të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një zjarri që shpërtheu në një shtëpi kujdesi pranë Zaragozas në veri-lindje të Spanjës. Sipas BBC, zjarri shpërtheu në qytetin e Villafranca de Ebro dhe zyrtarët lokalë thanë se 82 persona ishin në godinë në atë kohë. Qendra u hap 16 vjet më parë si një shtëpi të moshuarish, sipas raporteve lokale, por që atëherë është specializuar në kujdesin për banorët me demencë dhe probleme të shëndetit mendor. Deri më tani, nuk dihen moshat e atyre që kanë vdekur. Siç raportohet, dy persona të tjerë u…
Author: tirana
Një tëmet i fortë ka goditur Turqinë mëngjesin e ditës së sotme. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1 ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas. Tërmeti i cili u ndje në Doganşehir si dhe në zonat përreth, shkaktoi panik te qytetarët, shkruan Hurryet. Sipas të dhënave fillestare, nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz. Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 8 kilometra.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në një takim prezantues përfaqësues të DEA-s me qendër në Athinë. Atasheu i DEA-s John Livanis, i cili u shoqërua në këtë takim nga Atasheu i ICITAP-it Richard Deasy, uroi Drejtorin, për detyrën e re, si dhe çmoi bashkëpunimin e deritanishëm në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu, Atasheu Livanis shprehu gatishmërinë e strukturave të DEA-s, për ta forcuar bashkëpunimin me Policinë shqiptare në të gjitha frontet e luftës kundër fenomeneve kriminale. Ndërkaq, Drejtor Proda shprehu mirënjohjen për kontributin e DEA-s, në operacionet policore ndërkombëtare, shumë komplekse, që kanë patur…
Nisin reshjet e para të dëborës edhe në qarkun e Elbasanit. Parku Kombëtar i Shebenikut, në Librazhd, është zbardhur këtë mëngjes ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien.
Reshjet e shiut dhe dëborës kanë vijuar për gjatë natës në qarkun e Shkodrës. Aktualisht raportohet për reshje dëbore në bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz, por pa krijuar probleme. Në aksin Bogë- Theth ka reshje dëbore, por qarkullimi vijon pa probleme, në këtë aks rrugor kërkohet që automjetet të qarkullojnë me goma dimërore. Nga strukturat e OSHE nuk raportohen situata problematike, ndërsa në Vaun e Dejës ka shkëputje elektrike.
Një aksident masiv ka ndodhur në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë pranë fshatit Ibë. Rreth katër makina janë përplasur, ndërsa ka disa të plagosur. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes, ndërsa ambulanca dhe policia po shkojnë drejt vendngjarjes.
Katër persona janë arretuar këtë të premte në Tepelenë. Të arrestuarit janë identifikuar si Ilir Dura, Franci Dura (babë e bir) dhe Mehemet Mino e Reshat Bakia. Babë e bir, banues në fshatin Bënçë të Tepelenës u arrestuan pasi në makinën me të cilën po lëviznin u gjetën 3 thasë me kanabis. Gjithashtu, u kap dhe Mehemet Mino, 27 vjeç, që lëvizte me automjetin tip “BMW”, i cili monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë si dhe Reshat Bakia, pasi qarkullonte pas automjetit me lëndë narkotike, me automjet tjetër ku mbante një…
Studimet e larta janë një mënyrë e mirë për të gjeneruar të ardhura nga jashtë dhe shumë shtete ofrojnë mundësi për të tërhequr studentë nga vendet e tjera. Sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2022 rezulton se Shqipëria kishte numrin më të ulët të studentëve të huaj në Europë me vetëm 1872 të tillë. Vendi ynë ka renditje shumë më të dobët se edhe vendet e tjera të Rajonit. Në Maqedoninë e Veriut u numëruan mbi 4700 studentë të huaj, ndërsa në Serbi mbi 11,200 të tillë. Ndër vendet europiane, Franca, Gjermania dhe Turqia kryesojnë Europën për…
Banka Botërore ka thënë të enjten se lufta e tanishme mes Izraelit dhe Hezbollahut i ka shkaktuar Libanit dëme dhe humbje në vlerë 8.5 miliardë dollarë. Sipas saj, shifrat përfundimtare do të jenë shumë më të larta pasi lufta është duke vazhduar. I nxitur nga lufta në Gazë, konflikti në Liban u zhvillua për një vit rresht, para se Izraeli të ndërmerrte ofensivë të gjerë në shtator, duke e bombarduar Libanin nga ajri dhe duke dërguar trupa tokësore në jug të vendit. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian…
Drejtuesja e mjetit që përplasi policin i cili po dokumentonte një aksident në aksin Tiranë-Elbasan një natë më parë ka rënë në prangat e policisë. Efektivi i policisë ndodhej në terren duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel, ku u raportuan vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende gjendja e efektivit të policisë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje me dron nga Vermoshi i veshur me dëborën e parë. Këto pamje, sipas kreut të qeverisë janë një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor. “MIRËMËNGJES dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë, si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Një sasi lënde plasëse i është vënë një banese në Orikum. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës 02:00 në verandën e banesës së shtetases E. B., 68 vjeçe. Dyshohet se sasi është lëndë plasëse artizanale dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.