Author: tirana

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku nga fjala në Kuvend, tha se bashkitë kanë përmirësuar ndjeshëm buxhetin e tyre, në krahasim me vitin 2014. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës në Kuvend, lidhur me performancën e bashkive dhe shpenzimet për pagat, Mazniku u shpreh se në këto 10 vite ka rritje të qenësishme të të ardhurave të mbledhura nga vetë bashkitë. ”Nga 13.1 miliardë lekë të ardhura që mblidhnin bashkitë në vitin 2014, ose 36 % të totalit të të ardhurave që ato shpenzonin, sot jemi në një nivel prej 34.9 miliardë lekësh. Pothuajse është trefishuar sasia e…

Read More

Komisioni Evropian e ka gjobitur të enjten Meta-n, kompaninë që zotëron Facebook-un, me 797.72 milionë euro, për shkak të praktikave abuzive nga të cilat përfitoi tregu online në Facebook, i njohur si Martkerplace. “Komisioni Evropian e gjobiti Meta-n… për shkeljen e rregullave të BE-së duke e lidhur shërbimin e vet online për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, me rrjetin e vet social personale, Facebook, dhe duke vendosur kushte të padrejta komerciale ndaj shërbimeve të tjera online për reklama të klasifikuara”, tha Komisioni Evropian. Meta njoftoi se do të ankohet ndaj këtij vendimi, por në ndërkohë, do të bashkëpunojë dhe do…

Read More

Dashi-Dashi ka një temperament të zjarrtë dhe impulsiv, dhe kur diçka nuk shkon ashtu siç e ka imagjinuar, ai mund të krijojë një dramë të vërtetë. Duke qenë të apasionuar dhe të vendosur për të fituar çdo betejë, Dashët shpesh përdorin fuqinë e shpërthimeve të papritura për të ruajtur kontrollin e situatave. Gaforrja-Gaforret janë mjeshtra të dramës emocionale. Ata janë të njohur për ndryshimin e shpejtë të humorit, nga e qeshura në lot në një moment. Për ta, çdo debat është një tragjedi e madhe, dhe kur ndihen të lënduar, ata nuk kursejnë fjalët që mund t’ju prekin. Luani-Luanët janë…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se në 11 vite nga ana e qeverisë ”Rama 3” nuk ka pasur rritje pensionesh. ”Fakt është që pensionistët janë shtresa më e diskriminuar dhe që jeton në varfëri ekstreme. Të mos flasim këtu për hapësira komunitare sociale apo aktivitete integruese për ta. Shumë të tjerë jetojnë me të ardhurat që u sjellin fëmijët e emigruar jashtë, se të ishte për pensionet që marrin, do ta kishin të pamundur të ushqeheshin edhe vetëm me bukë”, u shpreh ajo gjatë fjalës në Kuvend. Sipas Xhixhos, tallja e radhës ishte që nga 1 tetori,…

Read More

Eurodeputetët e miratuan për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian, por Ursula von der Leyen dhe kabineti i saj rrezikon të bjerë. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes dy partive më të mëdha të koalicionit trepalësh në Parlamentin Europian për miratimin e dy prej 6 zv/presidentëve. Mosmarrëveshjet nuk u kapërcyen as në takimin mes krerëve të Partisë Popullore Europiane, Socialdemorkatëve dhe liberalëve të “Reneë Europe”. Ato që nisën krizën ishin socialdemokratët, të cilët kundërshtuan propozimin e nacionalistit italian Rafaele Fito, si zv/president të Komisionit Europian për Kohezionin dhe reformat. Fito u propozua nga von der Leyen për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Muzeu Etnografik i Kavajës. Kreu i qeverisë shkruan në një postim në Facebook, se ky muze është kthyer në një hapësirë dinjitoze për turistët, ndërsa thekson se rrëfimet historike vijnë edhe përmes teknologjisë. ”Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur nga e para, tanimë kthyer në një hapësirë dinjitoze për turistët, ku trashëgimia kulturore dhe traditat tona shekullore janë vlera që trashëgohen ndër breza, tashmë me rrëfime historike që vijnë edhe përmes teknologjisë”, shkruan Rama.

Read More

Black Friday do të bjerë të premten më 29 nëntor, një datë që duhet mbajtur mend për të mos humbur ofertat e shumta që do të pasojnë njëra-tjetrën jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë javës dhe deri të hënën pasardhëse. Por si mund të kurseni vërtet në të Premten e Zezë? 1-Bëni kërkime paraprakisht-E Premtja e Zezë është një mundësi e shkëlqyer për të blerë produkte që i dëshironit prej kohësh, për të parashikuar dhuratat e Krishtlindjeve dhe për të shfrytëzuar mundësinë për të kursyer para. Për të mos rënë në “kurthin” e blerjeve kompulsive, për t’u gjetur me…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë një video, ku fton qytetarët që të vizitojnë Shtëpitë Studio të shkrimtarëve të ndjerë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. ”Po ti, i ke vizituar Shtëpitë Studio Kadare-Agolli? Një vend ku historia e letërsisë shqiptare flet. Studentët patën mundësinë ta vizitojnë dhe të zbulojnë më shumë rreth jetës dhe veprave të dy shkrimtarëve të mëdhenj”,-shkruan Veliaj.

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se Shqipëria i ka të forta marrëdhëniet me SHBA-në dhe këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të presidentit Donald Trump. Në një reagim ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili kërkoi që Kuvendi të bëjë një deklaratë për të përshëndetur fitoren e Donlad Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, Balla tha se kuvendi nuk ka mbajtur ndonjëherë në këto 30 vite një deklaratë për të përshëndetur fitoren e një presidenti. ”Unë nuk mbaj mend ndonjëherë që Kuvendi i Shqipërisë në këto 30 vite të ketë…

Read More

Në Tamarë-Vermosh dhe në Valbonë filloi dëbora e parë për këtë vit duke na ftuar në sezonin dimëror. Ndërsa reshjet e shiu dhe erërat kanë përshkuar zonën, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në rrugë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se ”grupet e punës kanë bërë menjëherë pastrimin e rrugës nga inertet, ndërsa mjetet borëpastruese po punojnë në aksin rrugor verior për të siguruar qarkullim normal”. Sipas njoftimit të ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës duke siguruar qarkullim normal për banorët e zonës, por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë…

Read More

Vijon të mbetet pa autorë masakra në Shkodër me 4 të vrarë. Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje për masakrën e Dobraçit. Më 30 tetor 2024 gjatë një atentati mafioz humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. ”Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici. Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky…

Read More

Eduart Reçi u qëllua me një plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së mërkurës, në rrugën Faik Konica në kryeqytet. Biznesmeni sapo ishte dalë nga banesa e tij dhe në sheshpushimin e pallatit u qëllua me një plumb në kokë. Ai nuk është person me precedent penal. Për të identifikuar autorët, policia sekuestroi një sërë kamerash sigurie në vendin e ngjarjes dhe në zonën përreth. Për shkak të errësirës, nuk vërehet asnjë lëvizje personash. Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë që më herët ka qenë…

Read More