Edlira Çepani i është rikthyer punës dhe aktivitetve pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani. Ajo është një aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut dhe gjatë një vizite në qytetin e Chisinau të Moldavisë, ajo ka ndarë disa foto nga takimi me disa të rinj nga Europa Lindore dhe tregon se biseduan sesi ishin të aftë të të përballonin fatkeqësitë, si luftërat. Postimi i plotë Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga…
Author: tirana
Në ditën Botërore të Diabetit që shërben për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kontrollin e diabetit dhe komplikacioneve që vijnë nga kjo sëmundje, në sheshin Skënderbej në Tiranë është ngritur një stendë ku ofrohen analiza falas. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi vizitoi stendën me zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe staf mjekësor, ku bëri apel qytetarëve që të bëjnë kontrollet me qëllim diagnostikimin në kohë të sëmundjeve. “Bashkia e Tiranës krahas punës tuaj për rehabilitimin, sensibilizimin bën një punë të vazhdueshme për parandalimin duke krijuar kushte që ky qytet të jetë sa më i jetësueshëm, që ky qytet të…
Do të vijojë turi i Diasporës nga kryeministri Edi Rama, i cili do jetë në Londër më 24 nëntor. Takimi i fundit i Ramës me diasporën ishte me shqiptarët në Selanik të Greqisë, ku dha mesazhe të forta. Nga ana tjetër edhe kreu i Partisë Demokratike do të zhvillojë takime me qytetarët që jetojë jashtë kufijve. Berisha është në masën e sigurisë ”arrest me burg” dhe takimet do ti mbajë online. Ish-kryeministri fton shqiptarët të bëhen pjesë e takimit i cili do të zhvillohet më 17 nëntor në adresën Walthamstow, Siddeley Road, London E17. Atje do t’i mirëpresë Floriana Garo,…
Me tensione u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për gjyqin e Dan Hutrës, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave. Në seancë ishte thirr për të dëshmuar Vladimir Kurti, një i dënuar përjetë, të cilit në mars të vitit të kaluar Hutra i vrau të motrën. Kurti refuzoi të jepte deklarime, dhe e quajti si monstër Hutrën me të cilin edhe ka qenë në një qefi, duke paralajmëruar se nuk e fal vrasjen e motrës së tij. “Gjakun e motrës sime nuk than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe…
Tonin Vocaj, drejtori në largim i Policisë së Tiranësu ka dërguar një letër vartësve të tij, duke renditur disa nga sukseset. Pas miratimit të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të emërohen përmes një procesi testimi dhe vlerësimi. Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, u emërua këtë e enjte, Elton Alushi. “Falë bashkëpunimit tuaj të palodhur dhe përkushtimit të pashoq, situata kriminale në qytetin tonë ka njohur stabilizim të dukshëm. Ky vit ka regjistruar vetëm 8 vrasje, nga të cilat vetëm një rast ka prapavijë të krimit të…
Kryeministri Edi Rama do jetë në Londër javën që vjen, më 24 nëntor. Ai do të takohet me shqiptarët që jetojnë në shtetin ishull, ndërsa vijon turin në disa qytete ku jetojnë shqiptarë. Kreu i qeverisë zhvilloi takime në Milano dhe Athinë gjatë javëve të fundit, ndërsa u prit nga mijëra mbështetës.
Ekspertët mjekoligjore bënë betimin para gjykatës dhe morën detyrat për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit. Ndër detyrat që do ju caktohen janë: të përcaktohet gjendja shëndetësore, të vlerësojnë se a mund ta marri trajtimin e nevojshëm në burg dhe a i rrezikohet jeta nga qëndrimi në izolim? Në seancën e ardhshme ekspertët do të japin vlerësimin e tyre në 23 dhjetor. Sipas avokatit Markeljan Jançe, ish kryebashkiaku vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Gjici vuan dënimit për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij…
Personi në foto është 45-vjeçari Bledar Duro, mësues i shkollës 9-vjeçare Sotir Gura, i cili ra në prangapas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura. Sipas burimeve, mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë. Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi, ndërsa Duro është pezulluar menjëherë nga detyra e tij si mësues i lëndës “Art Pamor”.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur sot për reformën në polici dhe emrat e rinj të Drejtorive të Policisë. “Sot përmbyllet një tjetër fazë bazuar në reformën më të re për emërimin e drejtuesve të policisë në qarqe. Kemi 12 drejtues të rinj të dalë nga ponkursi ku morën pjesë 43 konkurrentë”. DREJTORËT E RINJ TË POLICISË Tiranë – Elton Allushi Durrës – Vilson Bala Fier – Skender Hitaj Elbasan – Fatmir Hoxha Shkoder – Fatmir Lleshaj Korçë – Erion Ahmeti Vlorë – Elidon Çela Lezhë – Altin Mena Gjirokastër – Altine Merizaj Berat – Luigj Vathi Kukës –…
Në aksident është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Korçë – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udenisht. Në aksident janë përfshirë dy mjete që po udhëtonin në drejtime të ndryshme. Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë, pasi juglindja është përfshirë nga reshjet e shiut Burime për vizion Plus bëjnë me dije se ka të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit.
4.9 milionë vizitorë janë regjistruar në zonat e mbrojtura nga janari në tetor të vitit 2024, ose 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shifrat janë bërë publike nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila shprehet se kjo është një provë e shtrirjes së sezonit në territor dhe në kohë, duke diversifikuar ofertën turistike. “4.9 milionë vizita nga janari në tetor janë shënuar në zonat tona të mbrojtura nga parqet kombëtare, parqet natyrore e deri te monumentet e natyrës duke tejakaluar krejt vitin 2023, si prova më e qartë e shtrirjes së…
Në lulishten e lagjes “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lëndë plasëse artizanale e paplasur. Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.