Author: tirana

Në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. Po ashtu, do të diskutohet projektligji mbi aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i nënshkruar në Nju Jork më 10 dhjetor 2008. Një tjetër projektligj që do të diskutohet gjatë seancës plenare është edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2,” i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe…

Read More

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është mbyllur rreth orës 2 të mëngjesit, pas orësh të tëra debate, por pa dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Mbledhja është mbyllur me një episod që sipas deputetëve të opozitës përbën skandal. Ndërkohë që diskutohej kthimi i Beqajt sërish në burg pasi kishte kaluar mesnata dhe leja e marrë, ai ka hyrë në komision dhe iu është hakërryer deputetëve të PD. Pas kësaj deputetët kanë reaguar të indinjuar dhe i kanë kërkuar policisë të reagojë dhe ta kthejë në burg. VokshiVokshi: Kush je ti more, kush je ti që hyn…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku biznesmeni Eduart Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës, duke mos i shpëtuar dot plagës. Raportohet se në momentin e atentatit, 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm dhe se po qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje. Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

Read More

Ka ndërruar jetë në spital pak orë pasi u plagos me armë zjarri 52-vjeçari Eduart Reci. Ai mbeti i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë, ku u qëllua nga me një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të banesës së tij, ndërsa u transportua te spitali i Traumës, por nuk ia doli dot. Autori është në arrati, ende i paidentifikuar nga policia, ndërsa shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.

Read More

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës…

Read More

Dashi Nervozizmi i ditëve të fundit po largohet. Qartësohuni me zemrën tuaj në fillim e mos u ndikoni nga çështje të panevojshme. Dashuria nuk po jua ngroh shpirtin. Pika e dobët është dyshimi i tepërt te njerëzit e afërt, çelësi i suksesit reflektimi. Demi Ditë pozitive, gëzojeni! Vetmia juaj jo gjithmonë është e shëndetshme. Yjet ju favorizojnë. Profesionalisht jeni në kulmin tuaj. Dashuria po e merr veten. Pika e dobët narcizmi, çelësi i suksesit qetësia olimpike. Binjakët Koha e mundimshme e dashurisë ka mbaruar. Ju po jetoni ditë të bukura plot diell. Shikoni të gjitha mundësitë që ju jepen për…

Read More

Vangjel dhe Marga Ajdni është çifti i cili humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit tragjik të ndodhur në orën 05:30 në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”. Një autobot që drejtohej nga Sazan Arapi u përplas me fordin ku udhëtonte çifti Ajdini. Sazan Arapi dhe pasagjerja që ndodhej në autobot, Arjanisa Arapi, e cila dyshohet se është bashkëshortja e tij kanë mbetur të lënduar. Të dy janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi vizitua sot Panairin e 27-të të Librit në Tiranë. Spiropali shkruan në një postim nël Facebook, se ngjarja e rëndësishme kulturore e letrare si panairi ndodh në prag të Ditës së Alfabetit. Panairi i 27-të i Librit “Tirana 2024”, ngjarja më e shënuar për kulturën dhe letërsinë shqiptare u hap sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Janë gjithsej 90 botues pjesëmarrës në panair, një pjesë e tyre edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Gashi ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë…

Read More

Dy persona raportohet të kenë mbetur të vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Klinës, në Kosovë. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ngjarja ndodhi në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të panjohura. Njëri prej viktimave gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri mbeti fillimisht i plagosur rëndë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe gjeti vdekjen pak kohë më pas. Identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur. Paraprakisht raportohet se ata janë pjesëtarë të…

Read More

Gjatë bregut shqiptar të Adriatikut, Lugina e Patokut përfaqëson një nga bukuritë natyrore më interesante. Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania”, ndau pamje nga perëndimi i diellit në Luginën e Patokut. Pozicioni i favorshëm dhe shumëllojshmëria e habitateve rreth lagunës kanë krijuar kushte të përshtatshme për faunën ujore. Mbi 358 specie bimësh të larta e deri në 179 lloje shpendësh popullojnë të gjithë zonën, duke e kthyer në një parajsë të vërtetë për të apasionuarit mbas biodiversitetit. Flora dhe fauna e Lagunës së Patokut tërheqin çdo vit mijëra vizitorë, të cilët përmes shëtitjeve me varkë në Lagunën…

Read More

Për të dytën ditë me radhë, Ilir Beqaj u paraqit në Kryesinë e Kuvendit me pranga në duar, por arriti vetëm të ngjiste shkallët e godinës. Ish-ministri nuk mundi të paraqitej para deputetëve në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi dhe qëndroi pas dere në pritje për t’u marrë në pyetje. Teksa Beqaj bënte ecejake në korridoret e Kuvendit, ish-kolegët e tij debatonin. Për gati 30 orë u përsërit përplasja për thirrjen dëshmitar të Edi Ramës dhe Vilma Nushit, ndërsa socialistët kërkonin që Ilir Beqaj të bënte edhe prezantimin në “Power Point”, e më pas të niste seanca pyetje-përgjigje. Nga…

Read More

Melania Trump thotë se nuk ka shumë gjasa që të vendoset me kohë të plotë në Uashington në herën e saj të dytë si Zonja e Parë. Madje duket se thyerja e traditave nisi me mungesën në takimin simbolik me çiftin presidencial në ikje Jill Biden e Joe Biden sot në Uashington. Melania Trump ishte e zënë me promovimin e librit të saj dhe konfirmonin se ajo nuk do të jetë në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë. Kjo mund të sinjalizojë se Trump kësaj here do të ketë më shumë autonomi dhe autoritet në vendimet e tij. “Nuk…

Read More