Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, deputetja e PD-së Albana Vokshi është përplasur me deputetin e PS, Plarent Ndreca, ku pjesë e debatit u bë edhe Ilda Dhori. Dhori: Beqaj është në liri, doni ta ftoni brenda, por është në kushte komode. I bëtë pritje madhështore, është më mirë se në ambientet e burgut. Të tillë si Beqaj janë vegla në dorën e Ramës, janë të përdorur prej tij, ai është koka. Duhet të vijë të dëshmojë. Vila Nushin vazhdon ta mbrojë deri në fund. Vokshi: O Edona të dëgjuam një orë, respekto kolegët. Dhori: Qëllimi i këtij…
Author: tirana
Pasi Partia Socialiste hodhi idenë e një ndërhyrje të fundit në Kodin Zgjedhor për të mos vënë në rrezik votën e emigrantëve, vjen edhe përgjigjja e Partisë Demokratike. Sali Berisha tha në një mbledhje me drejtuesit e qarqeve se opozita është e gatshme të votojë çdo ndërhyrje të nevojshme në Kod në funksion të votës së diasporës. “Grupi ynë i punës, Bylykbashi, Kaso dhe përfaqësuesit tanë në KQZ kanë bërë një pune intensive, serioze për udhëzimet në zbatim të ligjit që u miratua. Ne jemi të gatshëm të votojmë cdo ndërhyrje të nevojshme për ta bërë procesin e votimit të…
Kryepolici Ilir Proda ka premtuar rezultate konkrete në lidhje me hetimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër me 4 viktima. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka qenë në Komisionin e Sigurisë për të folur për buxhetin e Policisë së Shtetit, por është ndalur dhe në masakrën e Dobraçit. Ai tha se nëse do kishte shkopin magjik do e kthente kohën pas, por tashmë duhet të përballen me këtë ngjarje të rëndë. “Unë jam qytetar vetë dhe e vlerësoj shqetësimin tuaj qytetar. Nuk diskutohet që ne kemi qëndruar. Grup i posaçëm duket sikur s’po punon, por unë…
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, priti në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Spiropali tha se çështjet bilaterale mes vendeve kandidate dhe anëtare të BE-së nuk duhet të bëhen pengesë në procesin e anëtarësimit. “Shqipëria shpreson që Maqedonia e Veriut të zhvillojë sa më shpejt Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE, sepse dy vendet tona janë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut jetik në qeverisje dhe ruajtjen e…
Institucioni i Presidentit ka raportuar në Komisionin e Ligjeve ku ka paraqitur kërkesat për financime në buxhetin e ri vitit 2025. Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Valbona Lusha gjatë fjalës tha se ky institucion ka reduktuar personat e kualifikuar, në këtë mënyrë ka rritur efikasitetin në ushtrimin e detyrave. “Në zërat 600 dhe 601, në zërin paga dhe Sigurime shoqërore, realizimi në këtë masë të buxhetit vjen për arsye të mos plotësimit të numrit të punonjësve sipas organikës së miratuar. I është kushtuar rëndësi, investimit të kapitalit njerëzor dhe reduktimit të personave të kualifikuar në Institucionin e Presidentit të Republikës…
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Baku të Azerbajxhanit, ku ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Gjatë vizitës në Baku, Rama është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe Georgia Melonin, kryeministre e Italisë. Kreu i qeverisë shqiptare, në shenjë humori është ulur në gjunjë, kur është afruar Meloni dhe më pas mes të qeshurash janë përqafuar.
Sali Berisha thotë se vendi është në një krizë të madhe ekonomike dhe sipas tij, boritë e urisë bien në të katër anët e vendit. Gjatë konferencës online me gazetarët, kreu i PD-së tha se paratë për zbatimin e programit ekonomik të emergjencës që do të krijojë PD, do ua marrin të korruptuarve. Pjesë nga fjala e Berishës Qytetarët në një aspekt kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse kanë 11 vite që pensionet e tyre jo vetëm nuk rriten, por ulen. Sepse kanë 11 vite që shohin pesëfishimin e rrogave të larta dhe pothuaj në vendnumëro me rrogat e…
Abuzimi me të mitur vijon tragjikisht në shkolla, aty ku ata shkojnë për të marrë dije. Një mësues i një shkolle 9-vjeçare më Korçë ka rënë në pranga pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura me mesazhe. 14-vjeçaret merrnin mesazhe në Whatsapp nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar për më tepër se 1 muaj. Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi. Sipas të dhënave, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, pra…
Drejtoria e Shkollës Sotir Gurra ka pezulluar menjëherë nga detyra mësuesin Bledar Duro, pasi u zbulua se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura, me mesazhe. Mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut. Ndërkohë nga grupi hetimor mësohet se mesazhet kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze të cilat nuk mund të bëhen publike.
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryesuesin e OSBE-së, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane dhe Tregtinë e Maltës, Ian Borg. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi i Shqipërisë me OSBE-në dhe Maltën. Presidenti i Republikës theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri kanë qenë partnerët e besueshëm 27 vjetët e fundit me mbështetjen e reformave të rëndësishme për vendin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Presidenti Begaj i përcolli Borg vlerësimin për kontributin që OSBE-ja ka dhënë në avancimin e reformës zgjedhore, në forcimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë…
Arrestohet në flagrancë një 18-vjeçar që shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u arrestua shtetasi Auron Çelaj, 18 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike cannabis sativa dhe e ndante në doza të cilat më pas i shiste në ambiente dhe lagje të ndryshme të qytetit.…
Një mësues i një shkolle 9-vjeçare më Korçë ka rënë në pranga pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura me mesazhe. Burime nga policia bëjnë me dije se 14 vjeçaret merrnin mesazhe në Whatsapp nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar për më tepër se 1 muaj. Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi. Sipas të dhënave, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor, ndërsa ishin bërë shumë të…