Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të emërojë Elon Muskun në një rol që synon të krijojë një qeveri më efikase, duke i dhënë edhe më shumë ndikim njeriut më të pasur në botë, i cili dhuroi miliona dollarë për të ndihmuar Trumpin që të fitonte zgjedhjet presidenciale. Musk dhe ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy, do të drejtojnë së bashku një Departament të sapokrijuar për Efikasitetin e Qeverisë, entitet, që sipas Trumpit, do të operojë jashtë ekzekutivit amerikan. Përmes një deklarate, Trump tha se Musk dhe Ramaswamy, “do t’i mundësojnë administratës sime që të zhdukë burokracinë qeveritare, që…
Author: tirana
“One Albania” po ua “nxin jetën” shqiptarëve të cilët paguajnë por nuk marrin asnjë lloj shërbim nga kjo kompani telekomunikacioni e cila përfshihet nga skandali në skandal. Së fundmi bie faqja online e “One Albania” e cila është një kompani që reklamon shërbim të sigurt për klientët por në realitet nuk janë të aftë për të mbajtur as faqen e tyre online. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm kibernetik apo host të papaguar, por ajo që është e sigurt është fakti që mijëra abonentë të kësaj kompanie telefonike nuk marrin dot shërbimin e nevojshëm. Për këtë ngjarje…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92 lekë dhe do shitet me 93.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se John Ratcliffe, ish-drejtori i tij i inteligjencës kombëtare, i cili është renditur si një “kontribues” në Projektin 2025 , është zgjedhja e tij për të udhëhequr CIA-n. “Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit”, tha Trump në një postim të Truth Social sipas mediave vendase. Ratcliffe ishte një kongresmen republikan me tre mandate përpara se të shërbente në administratën e parë të Trump në mesin e vitit 2020, duke mbyllur një rrugë të gjatë.…
Popullsia e qytetit të Tiranës pa përfshirë njësitë administrative ish-komunat rezultoi 389,323 banorë në cens 2023, me ulje 7% ose (29,172) banorë më pak se të dhënat e cens 2011, ku u numëruan 418,495 banorë (shiko tabelën e mëposhtme). Të dhënat e detajuara të cens 2023 për popullsinë dhe banesat në Bashkinë e Tiranës tregojnë për zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qyteti në ish-komuna dhe në fshat. Pakësimi i popullsisë në kufijtë e bashkisë së qytetit ka qenë në zhvillim të kundërt me volumet e larta të ndërtimit brenda qytetit me kulla dhe komplekse pallatesh. Banorët e kryeqytetit janë…
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi rikthimin e Panairit të 27-të të Librit, njërës prej ngjarjeve madhore të librit në Shqipëri. Panairi, i cili nis sot, ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, do të zhvillohet në hapësirat e Pallatit të Kongreseve. Motoja e panairit të këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”. Nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo festë e librit që çelet nesër, do të vijojë deri më 17 nëntor, për t’u dhënë mundësi lexuesve të njihen me plot…
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po vepron me shpejtësi për të plotësuar postet në administratën e tij të sapolindur me zyrtarë republikanë, të cilët kanë qenë më besnikët politikisht ndaj tij gjatë katër viteve që ai nuk ishte në detyrë. Presidenti i zgjedhur Trump, sipas njoftimeve të ndryshme të mediave amerikane, synon të emërojë Senatorin e Floridas, Marco Rubio si sekretar të shtetit. Të martën në mbrëmje, ai njoftoi se guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, do të jetë drejtuesja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ndër të përzgjedhurit e tjerë për anëtarë të kabinetit qeveritar…
DASHI Gjatë kësaj dite në mes të nëntorit 2024 mund të përballeni me vendime të rëndësishme, veçanërisht në planin e punës. Kërkohet më shumë përqendrim sepse disa çështje specifike mund të kërkojnë vëmendje ndaj detajeve. Në dashuri, përpiquni të mos veproni me impuls. DEMI Dita premton të jetë e favorshme për konsolidimin e marrëdhënieve, si sentimentale ashtu edhe miqësore; tregoni çiltërsi dhe disponueshmëri ndaj njerëzve të dashur për ju. Për sa i përket punës, do të keni energjinë e duhur për të kapërcyer të gjitha sfidat. BINJAKËT Në këto 24 orë shpirti juaj kureshtar dhe sipërmarrës do të jetë veçanërisht…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore. Në këtë mënyrë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Në orët e mëngjesit në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në një pjesë të madhe të territorit ku lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare…
Mosbindja civile e PD-së do të vijë me një tjetër formë. Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike lajmëruan se ditën e martë, 19 nëntor, ora 17.00 do të protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë. ”Ditën e martë datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar. Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim.
Si çdo herë, edhe sot PD dhe PS nuk arritën konsensusin në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj. Me kërkesë të nënkryetarit socialist, Plarent Ndreca mbledhja u shty për nesër në orën 10:30. Opozita nuk ishte dakord që Beqaj të prezantonte me power point, ndërsa akuzoi PS se ishte një skenar për të penguar dëshminë e tij.
Sulmuesi francez, Ben Yedder është shpallur fajtor, ndaj akuzave për përdhunim. Futbollisti është dënuar me burg nga një gjykatë në Nice. Ben Yedder, u shpall fajtor se nën efektet e alkoolit, ka sulmuar seksualisht një grua në muajin Shtator 2023. 34-vjeçari është dënuar me dy vite burg me kusht. Ai do i nënshtrohet trajtimit për varësitë ndaj alkoolit, ndërsa i është pezulluar leja e drejtimit për gjashtë muaj dhe është i detyruar t’i paguajë viktimës 6 mijë e 500 euro. Ben Yedder ka edhe një tjetër çështje përdhunimi të hapur dhe që po hetohet, ndaj një të reje tjetër e…