Author: tirana

Kryediplomati i administratës së Bidenit në largim, Antony Blinken është në Bruksel për bisedime me aleatët evropianë, të shqetësuar nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Trump mund të braktisë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, sipas Reuters. ”Në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga fitorja e zgjedhjeve të Trump më 5 nëntor, sekretari amerikan i shtetit, Blinken do të ndalet në Bruksel përpara vizitave të planifikuara në Peru dhe Brazil këtë javë”, sipas një njoftimi. Përveç sigurimit të ndihmëS ushtarake për Ukrainën me vlerë miliarda dollarë, presidenti Joe Biden punoi për të zgjeruar NATO-n dhe mblodhi vendet…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan këtë të martë në Baku me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Rama dhe Balluku nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë fotot nga ty takim. ”Sot në Azerbajxhan ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të…

Read More

Pasi la muzikën dhe iu përkushtua fesë, tani Feron mund ta shohim edhe në politikë. Ai është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Kjo u bë e ditur nga vetë ish-reperi, i cili publikoi një mori fotografish nga takimi me të parin e kësaj partie. Fero u prit nga vetë Haradinaj në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ajo që tërhoqi të gjithë vëmendjen nga ky takim, ishte përshkrimi që bëri ish-reperi në postimin e tij në Instagram. “Në takim me Kryeministrin @ramushharadinajks”, shkroi ai në postim, krahas imazheve të shumta.

Read More

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, këtë të martë u zhvilllua ceremonia e diplomimit të 1,475 studentëve. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, rektori Prof.Dr. Fatbardh Sallaku, pedagogë, studentë, etj. “Agronomë, veterinerë, zooteknikë dhe teknologë ushqimorë të rinj, të cilët sot realizuan një ëndërr të madhe. Tani, janë gati të nisin udhën e tyre profesionale, duke kontribuar për një vizion të përbashkët drejt “Bujqësia 2030” dhe “Shqipëria 2030”, që na afron edhe më shumë me Bashkimin Evropian” , tha Denaj në një postim në rrjetet sociale. Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) vijon…

Read More

Dinamikat në ”Big Brother Kosova Vip 3”, janë të forta. Lela ka diskutuar me Burimin pasi mbrëmë bashkë me Anën dolën si më pak të preferuara e publikut dhe automatikisht të dyja shkuan në nominim. Por në bisedë Lela shfaqet e habitur me distancimin e Anës që pas përfundimit të spektaklit. “Nëse ke diçka me mua pse nuk vjen e ma thua. Nëse kam fol keq a kam bë diçka duhet me ardh e me fol me mu. Javën e kaluar kur ka dalë si më pak e preferuar, i kam thënë që të mos dorëzohet dhe të vazhdojë ndërsa…

Read More

Ish-ministri i ish-LSI-së Edmond Haxhinasto doli nga ambientet e SPAK-ut, pas qëndrimit për 4 orë. Për gazetarët u shpreh se është thirrur për disa çështje. ”Jam thirrur për disa çështje”, ka thënë ai. Haxhinasto ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues si dhe zv.kryetarit të LSI. Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë viteve 2009-2013, Haxhinasto ka mbajtur postet e ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Read More

Partia Demokratike hedh dyshime mbi pretendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi se vota e diasporës mund të rrezikohet për shkak të afateve kohore. Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso, thotë se nuk e sheh zgjidhjen te ndryshimet në Kod, por këtë detyrë ja faturon KQZ-së. ”Nuk është detyrë e partive politike në këtë fazë të mendojë për zgjidhje, por detyrë e KQZ. Ka ende kohë dhe mënyrë për ta adresuar këto shqetësimi përpara se të mendojnë apo të rekomandohen propozime në kod”,-tha në ”A2cnn”. Nëse zgjidhja e vetme, thotë Ivi Kaso, është ndryshimi në Kod, atëherë PD nuk do…

Read More

Dashi-Ti ke vrapuar me shpejtësi gjatë gjithë vitit. Por jo gjithçka ia vlen për vrapin tënd. Është koha për të lënë pas idenë se të bësh më shumë, më shpejt, është e vetmja mënyrë për të pasur sukses. 2025-sa do të jetë viti yt për të ngadalësuar, marrë frymë dhe besuar se gjërat e duhura do të vijnë në kohën e duhur. Relaksohu, universi të ka para syve. Demi-E dimë që të pëlqen rutina jote dhe zona e rehatisë, por këtë vit ke mbajtur gjëra, njerëz, zakone, madje dhe ëndrra të vjetruara që nuk të shërbejnë më. Është koha për…

Read More

Buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vitin 2025 do të jetë më i lartë, por drejtuesi Klevis Qose kërkon shtesë 1.49 miliardë lekë. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Qose kërkoi para për përmirësimin e kushteve të sigurisë, përfshirë këtu edhe pajisjen me armë të punonjësve të policisë së burgjeve. ”Buxheti i Përgjithshëm për Sistemin e Burgjeve për vitin 2025 është në vlerën 9.6 miliardë lekë me një rritje prej 5.2% ose 457 milionë lekë më shumë se viti 2024. Sistemit të Burgjeve i nevojiten 1.19 miliardë lekë, për projektet si ai i armëve. 1 miliard lekë për përmirësimin…

Read More

15-vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet, është gjetur nga policia e Shkodrës. Ai është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi. Babai Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media duke thënë se djali tij sipas dëshmisë së shokëve të 15-vjeçarit është larguar,…

Read More

4 ditë në javë punë, mund të bëhen në Shqipëri? Gjermania është thelluar edhe në studime, të cilat tregojnë se stresi te punonjësit që punojnë 4 ditë në javë është më i ulët dhe produktiviteti i punës rezultoi më i lartë. Por a mund të praktikohet kjo gjë në Shqipëri, çfarë mendojnë ekspertët e punësimit dhe psikologët. Rreth 45 kompani gjermane nisën një projekt 4-ditë punë në javë. Rezultatet e studimit tregojnë se punonjësve ju ul stresi gjatë punës, por nga ana tjetër ishin edhe më produktiv në punë. Erion Muça, ekspert punësimi: Shumë sipërmarrje apo biznese e shohin kohën…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla u takua këtë të martë me deputetin Shaip Kamberi, përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë. Balla dhe Kamberi diskutuan mbi gjendjen aktuale të shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve të tyre ekonomike, sociale dhe politike. Balla nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët kërkojnë trajtim të barabartë dhe eleminimin e dallimeve që pengojnë integrimin dhe pjesëmarrjen e tyre efektive në jetën politike dhe shoqërore. “Kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës…

Read More