Author: tirana

Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi qarkullonte me armë me vete. Blutë njoftojnë se shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. V., dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Driver 2” nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim…

Read More

Kurbin Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin Kristo Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime…

Read More

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet në datë 20 nëntor për të shqyrtuar mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Shkak për shtyrjen e kësaj mbledhjeje që ishte parashikuar të zhvillohej sot, (12 nëntor) është bërë pamundësia objektive për të marrë pjesë në mbledhje, e përfaqësueses ligjore të Z.Sinaj, avokates Romina Zano. Burime për Tirananews bëjnë me dije se mungesa e përfaqësues ligjore lidhet me gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore./Tirananews.al

Read More

Vokshi: Kush jeni ju? Bëjeni tek Surreli jo këtu. Ndreca: Jemi shumica Vokshi: Bëni deklaratën ta lexoni se power point nuk vihet. Ndreca: Do t’i heqësh të drejtën e fjalës? Fjalën do ia përcaktosh ti si do e japë? Vokshi: Është komision hetimor pikë. Deklaratë, jo prezantim. Ke tjetër drejtues politik o Edona, se doli në Sky Ecc. Keni bërë planet me avokatin gjithë natën. Po vika pso bëka konferencë shkencore, nuk ka ndodhur ndonjëherë, deklaratë aq sa ia lejon ligji, asnjë gram më shumë. Pse s’bëtë kështu për të tjerët? E ka kërkuar Ben Ahmetaj, nuk iu lejua.

Read More

Megjithëse Greqia prej vitit 2020 ka rritur disa herë pagat e punonjësve me kohët të plotë, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023 në secilin prej 27 vendeve të BE, grekët renditen të tretët nga fundi. Mediat vendase që publikojnë tabelën e shifrave duke e quajtur pagën vjetore të grekëve si «paga e varfërisë», theksojnë se sipas të dhënave të Eurostat, rroga mesatare vjetore në Greqi shkon në 17 mijë euro në vit, duke kaluar hungarezët me 16900 dhe më të varfrit e Europës bullgarët, me 13500 euro në vit.Hendeku i pagave të Greqisë me pjesën tjetër të Evropës…

Read More

Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”, një nga shkollat ikonë të Tiranës, do të rindërtohet me standarde më të mira për nxënësit e saj. Punimet kanë nisur këtë muaj dhe pritet që godina të jetë gati për sezonin e ri shkollor, vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ajo është shkolla e 47-të që po rindërtohet në kryeqytet, e i siguroi prindërit se ndërtesa e re do të jetë disa herë më e fortë dhe më e madhe se godina e vjetër. “Në Tiranë kemi ndërtuar mbi 45 shkolla. “Pjetër Budi” është e 46-ta, kurse shkolla “Edith…

Read More

Social Demokratët e kancelarit Scholz dhe ligjvënësit e opozitës kanë arritur një marrëveshje për të mbajtur zgjedhje të parakohshme federale më 23 shkurt, sipas zyrtarëve qeveritarë. Më 6 nëntor, koalicioni qeverisës i Gjermanisë ra pasi kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e tij të Financave dhe u hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme, duke shkaktuar kaos politik në ekonominë më të madhe të Europës, disa orë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ndërsa sondazhet sugjerojnë se Friedrich Merz, lideri i aleancës konservatore të opozitës CDU/CSU, është kryesuesi i zgjedhjeve, Scholz të dielën shprehu besimin se ai mund të fitojë. Ai…

Read More

Futbollisti i kombëtares së Ekuadorit, Marco Angulo, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 22-vjeçare. Angulo u përfshi në një aksident në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, më 7 tetor, përpara se të dërgohej me urgjencë në spital. Përplasja me makinë kishte ndodhur në autostradën Rumiñahui në juglindje të Quitos në orën 4:30 të mëngjesit. Ndërsa ishte në spital ai iu nënshtrua një operacioni që nxori 300 centimetra kub gjak për të çliruar presionin brenda kokës së tij të shkaktuar nga trauma e pësuar. Angulo kishte pësuar gjithashtu një kontuzion të mushkërive që kërkonte vendosjen e një tubi në gjoks, megjithëse nuk…

Read More

Një bankomat në Krujë është grabitur gjatë natës. Bankomati është hedhur në erë me një sasi eksplozivi nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë hedhur në erë. Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë ka vetëm dëme materiale. “Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Read More

Ditën e sotme janë bërë publikë emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”. Komisioni do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”. Në garë janë 290 emra “Mbështetur në pikën 1, pikën 2 shkronja “c” dhe “l” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, të datës 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm,…

Read More

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Shkodër. Burri ka kallëzuar në polici gruan pasi sipas tij i ka hyrë në rrjetin social Messenger. “Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Lëpushë, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi V. D., se 26-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger” sipas policisë.

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë dhe ka shkuar për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check Up. Ilir Beqaj, i cili është arrestuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit, është thirrur për të dëshuar në lidhje me çështjen. Ai shihet teksa mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe zhvillohet mbledhja, me pranga teksa përpiqet t’i fshehë duke mbajtur xhup në duar. Axhenda e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë: Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si më poshtë:…

Read More