Author: tirana

Çifti i njohur shqiptar, Bardhi dhe Sara Gjordeni, ditën e sotme (e hënë) kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Lajmin e bënë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Ata duket se janë kthyer në Kumanovë, ku edhe kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm të tyre. View this post on Instagram A post shared by Sara Nikol Gjordeni (@saragjordeni)

Read More

Qeveria ”Rama 3” akuzohet nga opozita, se në shkelje të ligjit ambasadorët po përdoren për fushatë elektorale për Partinë Socialiste në diasporë. Akuza u mohua nga Igli Hasani, ministri i Jashtëm. Ai deklaroi në Komisionin Parlamentar për Çështjet Evropiane se takimet e kryeministrit Edi Rama me diasporën nën parullën “Krenar për Shqipërinë” nuk janë politike dhe partiake por të natyrshme me çdo shqiptar që jeton e punon jashtë vendit. Ftesës së Igli Hasanit për pjesëmarrje të opozitës në takimet e kreut të qeverisë, Jorida Tabaku iu përgjigj: ”Caku është që përfaqësuesit e shërbimit diplomatik nuk mund të marrin pjesë në…

Read More

Me 59 vota pro, dy abstenime dhe asnjë votë kundër Kuvendi i Kosovës miratoi në parim buxhetin për vitin 2025 në vlerë mbi 3.6 miliardë euro. Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim. Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që shqyrtimi i dytë të bëhet në mënyrë të përshpejtuar më datë 21 nëntor në ora 10:00 duke iu lënë mundësi deputetëve që të propozojnë amendamente vetëm për dy ditë, deri më 13 nëntor pasi ky projektligj duhet të shqyrtohet edhe në komisionet funksionale parlamentare, shkruan A2. Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar këtë propozim duke thënë se nuk ka asnjë urgjencë…

Read More

Ekipi kuqzi nisi sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Disa prej lojtarëve kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa grupit pritet të jetë i plotë ditën e martë. Në seancën e zhvilluar sot në stadiumin “Air Albania” morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Fetai. Me grupin kuqezi u bashkuan dhe një pjesë të mirë të lojtarëve të Kombëtares U-21, që janë grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Moldavinë…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka dënuar çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj SPAK apo drejtuesit të tij, duke i konsideruar kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe qëndron me vendosmëri pranë të gjithë Strukturës së Posaçme, në përkrahje të punës së prokurorëve kundër çdo sulmi apo ndërhyrjeje denigruese. Njoftimi i KLP Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka ndjekur me shqetësim reagimet dhe deklaratat e fundit që janë bërë kundrejt sistemit të prokurorisë. KLP rithekson angazhimin e plotë për të qëndruar pranë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët çdo ditë ushtrojnë…

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të vetëdeklaroi nëqoftëse ka përdorur aplikacion “SKY ECC dhe ENCROCHAT”.  Iniciativa ligjore e opozitës vjen pasi  në hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese evropiane, ka rezultuar se gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur në aplikacionet e enkriptuara SKY ECC dhe ENCROCHAT, me rreth 16 mijë përdorues shqiptar. Hetimet kanë zbuluar se përdorues të këtyre aplikacioneve nuk kanë qenë vetëm anëtarë të grupeve kriminale, me shtrirje ndërkombëtare, por edhe…

Read More

Nuk ka qetësi për refugjatët që nga Italia vijnë apo edhe po përgatiten që të vijnë në kampet e ndërtuara në Gjadër. Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka referuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve në Gjadër, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. “Meqenëse nuk ka vërtetim të arrestimeve të urdhëruara nga komisari i policisë së Romës brenda 48 orëve të kërkuara nga ligji, egjiptianët dhe bangladeshasit janë të lirë dhe, duke mos qenë në gjendje të qëndrojnë në Shqipëri, siç parashikohet në protokollin e nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama , ata do…

Read More

Familjet e reja të mjekëve përfitojnë nga programi i qeverisë për dhënie kredie me zero interes. Doktoreshë Nexhi Veizaj, mjeke psikiatre, nënë e dy fëmijëve është një nga përfitueset e fazës së parë të programit për kredi të lehtësuar me 0% interes. Në një video të publikuar një rrjetet sociale, nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, doktoreshë Nexhi tregon mënyrën si aplikoi si dhe fton kolegët e saj që të bëhen pjesë e nismës. “Me publikimin ne faqen e ministrisë së hapjes së aplikimeve, kam proceduar në portalin E-Albania duke shkarkuar gjithë dokumentacionin e nevojshmë në bazë…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i tij pranë burgut të Fierit. Sipas informacioneve, shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare janë takimet e shpeshta me fëmijët e tij, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë. Transferimi i kreut të Partisë së Lirisë në burgun e Fierit do të sillte më tepër angazhim në kohë për personat që do ta vizitonin për shkak të largësisë.

Read More

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka shpallur një tjetër vendim personeli për kabinetin e tij qeveritar. Tom Homan do të jetë “cari kufitar” i ri, njoftoi Trumpi në rrjetin e tij social “Truth”. Kjo do të thotë se Homan do të jetë përgjegjës për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve. Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë “përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës”. Homan është “avokat i palëkundur për kontrollin e kufijve” dhe askush nuk është “më…

Read More

Kamala Harris thuhet se e ka paguar Oprah Winfrey me 1 milion dollarë, kjo për ta ndihmuar me fushatën presidenciale në garën kundër Donald Trump, që në fakt ku i fundit fitoi. Ky është vetëm një rast, shkruan FoxNews, se si stafi i fushatës së Kamala Harris ka shpenzuar miliona Dollarë duke paguar artistë të ndryshëm për ta mbështetur si kandidate për Presidente të Amerikës. Në fakt zgjedhjet presidenciale u fituan nga Donald Trump me diferencë të thellë ndaj Kamala Harris.

Read More

Ndërtimi i urës së Bilçës në Berat është drejt përfundimit. Teksa ka ndarë foto nga puna që po bëhet, kryeministri Edi Rama thekson se ura shumë shpejt do të jetë funksionale për të gjithë qytetarët e Beratit dhe për banorët e Bilçës, të cilët me hapjen e kësaj ure do të jenë pjesë e lagjes më të re të Beratit e që do t’iu lehtësojë lëvizshmërinë. Projekti i bashkisë Berat po bëhet realitet falë partneritetit me Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Bankës Evropiane për Zhvillim. Ura është me një gjatësi prej…

Read More