Author: tirana

Duke analizuar shpenzimet kapitale sipas burimit të financimit, rezulton se krahas mosrealizimit të investimeve kapitale me burim të brendshëm, financimet e huaja janë realizuar vetëm 54% në vitin 2023 vëren Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizën e që i ka bërë zbatimit të buxhetit 2023. Sipas KLSH -së në vlerë nominale realizimi i investimeve të huaja vitin e kaluar ishte 4,9 miliardë lekë më pak se viti 2022, vlera më e ulët e 15 viteve të fundit. “Kjo tregon se ministritë e linjës nuk kanë paraqitur një planifikim të saktë për projektet me financim të huaj, si dhe nuk…

Read More

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 18-vjeçari shqiptar në Kypseli të Greqisë. Sipas mediave greke aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kypseli dhe Zakynthos,. Në aksident janë përfshirë dy motorë, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja ka qenë fatale për të riun shqiptar. Një 16-vjeçar ka mbetur gjitashtu i plagosur.

Read More

Autoritetet italiane sekuestruan pothuajse 400 mijë euro të fshehura në një automjet. Në makinën e drejtuar nga një shtetas shqiptar me histori trafiku droge, ishte krijuar një fund fals në çati dhe një poshtë sediljes së makinës. Më në detaje, oficerët e grupit Gioia Tauro, të angazhuar në një aktivitet kontrolli ekonomik të territorit, duke shfrytëzuar ndihmën e njësisë së qenve “cash dog”, vunë re se tapeti i sipërm pranë mbulesës së pasme të makinës ishte manipuluar dhe aty ishin fshehur gati 40 mijë euro. Një kontroll më i thelluar, sërish me ndërhyrjen e njësisë së qenve, bëri të mundur…

Read More

Në përgjithësi, meshkujt duket se preferojnë ambiente më të ftohta dhe femrat më të ngrohta. Siç shpjegon Boris Kingma, një termofiziolog, ka disa arsye pse gratë janë më të ndjeshme ndaj të ftohtit. Së pari, ato janë zakonisht më të vogla. Kjo do të thotë se ata kanë një raport më të lartë të sipërfaqes së lëkurës ndaj vëllimit, kështu që ato humbasin nxehtësinë më shpejt. Ata gjithashtu kanë më pak ind muskulor (që djeg më shumë kalori) dhe një shkallë më të ulët metabolike (procesi me të cilin trupi djeg kalori për të prodhuar energji) sesa meshkujt. Trupat e…

Read More

Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer, u takua me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Mar-a-Lago të dielën, njoftoi uebfaqja e lajmeve Axios të hënën, duke cituar dy zyrtarë izraelitë dhe dy amerikanë. Dermer, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe një ish-ambasador në Uashington, u takua me presidentin e zgjedhur të SHBA-së në prag të takimit të tij me Sekretarin e Shtetit në largim, Anthony Blinken. Sipas raportit, Dermer i përcolli mesazhet nga Netanyahu republikanit dhe e informoi atë për planet e Izraelit për Rripin e Gazës, Libanin dhe Iranin në dy…

Read More

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një shtëpi në veri të Libanit, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur 14 të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit më 11 nëntor. Ekipet e shpëtimit dolën në vendngjarje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja, raportoi media shtetërore e Libanit. Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këtë sulm dhe është e paqartë se cili ishte caku i tij. Sulmi goditi fshatin Ain Jakub në rajonin Akar, në veri të Libanit, që është shtëpi e komuniteteve të grekëve ortodoksë dhe myslimanëve sunitë. Po ashtu, zona e shënjestruar gjendet larg…

Read More

Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve për qytetarët që dalin rishtaz në pension. Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Për dy vitet e fundit, pra për 2023 dhe 2024, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksuara. Vendimi është marrë në mes të vitit dhe ka marrë miratim edhe në Këshillin e Ministrave. Çdo vit, afro 20 mijë…

Read More

Në qendrën ikonike Rockefeller ka arritur bredhi i Krishtlindjes në New York, duke sinjalizuar fillimin e sezonit të festave të fundvitit. Bredhi 22.5 metra i marrë në një zonë malore në Norvegji, është sjellë nga Massachusetts dhe është vendosur në Manhattan. Për dekorimin e bredhit do të përdoren tetë kilometra drita me mbi 50 mijë llampa LED me ngjyra të ndryshme. Në majën e bredhit si në formë kurore do të vendoset edhe ylli Swarovski me tre milionë kristale që do ta shndrisin. Ceremonia e ndezjes së pemës së Krishtlindjes është parashikuar të mbahet më 4 dhjetor, ku mijëra qytetarë…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zbuluar se 227 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë. Rama shkruan se programi i qeverisë për bonusin e bebe ka filluar në janar 2019. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 227 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

Read More

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatar. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore. Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë.

Read More

Dashi – Kjo do të jetë një ditë për të përballuar plotësisht përgjegjësitë që ju takojnë. Në planin financiar favorizohen vendimet e shpejta. Në punë, përgatituni për ndryshimet e minutës së fundit që testojnë përshtatshmërinë tuaj. Demi – Afërdita në një pozicion të dobishëm inkurajon kujdesin për veten dhe kënaqësinë. Kjo do të jetë një ditë kur financat pritet të stabilizohen. Puna në ekip do të rrjedhë pa mundim, duke sjellë zgjidhje për problemet komplekse. Në çështjet e dashurisë, merrni kohë për të vlerësuar gjestet e vogla. Binjakët – Mërkuri ju bekon me mprehtësi mendore, kështu që kjo është një kohë e shkëlqyer…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në një mesazh në Facebook i është drejtuar qytetarëve për shqyrtimin e buxhetit dhe veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare, ku tha se këto janë ditë të rëndësishme. Ajo ndau me publikun disa tregues të veprimtarisë intensive të komisioneve të përhershme dhe të posaçme dhe rëndësinë e konsultimit parlamentar me qytetarët, publikun, ekspertët, grupet e interesit dhe median. ”Në të jetësohet vizioni ynë i qartë për rrugën që do të ndjekë Shqipëria vitin e ardhshëm, cilat do të jenë prioritetet tona, ku do të përqendrojmë investimet publike, si do të përdoren burimet kombëtare financiare e njerëzore, për…

Read More