Këtë të martë kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli është paraqitur në ambientet e SPAK-ut. Kohë më parë është raportuar se ndaj tij SPAK ka nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike, por nuk dihet nëse paraqitja në Prokurorinë Speciale ka lidhje me këto hetime të raportuara. Gjithashtu gjatë ditës së sotme në SPAK u paraqit edhe Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Transporteve.
Author: tirana
Mbrëmë në Prime e ”Big Brother Kosova Vip 3”, u mësua se Mevlan Shaba do të bëhet baba, por kjo shkaktoi një debat mes tij dhe Gresa Gashit. Aktorja ka qenë tejet e zemëruar me Mevlanin saqë në një moment i ka thënë: “Ik shko te gruaja shtatzënë”. Kjo gjë e ka prekur konkurrentin, i cili ia ktheu ashpër Gresës, që të mos e prekë më në familje. Mevlani e quajti po ashtu të ulët dhe se i di gjërat më mirë se çfarë duhet të bëjë. ”Nuk mund të përdorësh njerëz të familjes. Si mund të thuash kështu? Është…
Nisur nga moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u ka dërguar një mesazh bashkive të vendit, duke i kërkuar të marrin masa paraprake, para nisjes së reshjeve të shiut. ”Në datat 14, 15 dhe 16 parashikohet se do të ketë reshje me intensitet mesatar. Merrni masat sipas detyrave që mbuloni”, shkruhet në mesazh. Konkretisht bashkive u kërkohet të kontrollojnë sistemet e kullimit të kanaleve të ujërave të larta, të dyta e të treta dhe kolektorëve të shkarkimit për të parandaluar përmbytjet. Në qytete, kërkohet të kontrollohen pusetat dhe të pastrohen nga mbeturinat.
Këtë të martë SPAK-u ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako për shpërdorim detyre në dy raste 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK-u kërkon që të dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg. Prokuroria kërkon që Fatmir Ejupi, topograf, inxhinier të cilësohet fajtor për falsifikim stampash, formularësh dhe te dënohet me 3 vjet burg. Po ashtu, është kërkuar që Fiqiri Farruku, të cilësohet fajtor për falsifikim vulash stampash e formularësh të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa 2 vite për shkak të dënimit të shkurtuar. Prokuroria kërkoi që…
Presidenti i zgjedhur nga amerikanët, Donald Trump do të caktojë Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit, sipas disa burimeve të cituara nga disa media amerikane. Nëse kjo konfirmohet atëherë politikani nga Florida do të jetë hispaniku i parë që do të shërbejë si kryediplomat amerikan, sapo presidenti i zgjedhur republikan të marrë detyrën në janar. Senatori Rubio momentalisht shërben si nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin. Ai gjithashtu është anëtar i Komisionit për Marrëdhënieve me Jashtë. Sipas burimeve të cituara nga disa media, zoti Trump ka zgjedhur ligjvënësin republikan Mike Waltz për postin e Këshilltarit të Sigurisë…
Situatat në ”Big Brother Kosova Vip 3” sa vijnë dhe shtohen. Gresa Gashi ka eskaluar në një debat që ka pasur së fundmi me banorin Gjesti. Në mes të kësaj, aktorja e njohur ia ka përmendur tashmë të dashurën e tij, modelen Xheneta Fetahun. Në debat e sipër, Gresa thotë se këtij ia kanë dhunuar femrën, në bazë të një historie që ka zbuluar për publikun. Gresa: Këtij ia kanë dhunuar femrën. Gjesti: Qysh, qysh ke fytyrë me i qit këto fjalë prej gojës? Gresa: Po qashtu është. E ka tregu historinë vetë. Gjesti: Qysh ma kanë dhunuar femrën. Gresa: A…
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e pranishme në një takim në Mal të Zi me anëtarët e Bordit Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), tha se forcimi i rolit të të rinjve në shoqëri dhe shumë fusha të tjera si dhe rritja e bashkëpunimit në nivel rajonal, mbetet prioritet i qeverisë Rama. ”Në takimin me anëtarët e Bordit Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), përfaqësues rinorë dhe përfaqësues nga GIZ, ku diskutuam mbi strategjitë për përmirësimin e menaxhimit të RYCO dhe përgatitjet për mbledhjen e ardhshme në Neum, Bosnje dhe Hercegovinë. Fuqizimi…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka cilësuar buxhetin për vitin 2025 që shkon për projekte korrupsioni. Për të qeveria vazhdon dhe paguan inceneratorë që nuk egzistojnë apo për kontrata korruptive në shëndetësi, ndonëse qytetarët përballen me mungesën e ilaçeve. ”Korrupsioni në qeverisjen qëndrore dhe vendore është arsyeja e vetme pse qytetarët nuk marrin shërbime, pse nuk ka rritje të pensioneve apo fonde për të mbështetur familjet në nevojë, pse nuk ka mbështetje reale për fermerët dhe bujqësinë. 12 vjet të humbura me premtime boshe janë shumë kohë e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët”,-shkruan Bardhi. Reagimi i…
Gjatë zhvillimit të COP29, në Baku, Azerbajxhan u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe Masdar, gjigandit të Emirateve të Bashkuara, për krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ndau pamje në rrjetet sociale nga nënshkrimi i marrëveshjes, teksa thekson se, kjo kompani do të investojë në Shqipëri dhe rajon. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë marrëveshje nga më të rëndësishmet në sektorin energjetik me ndikim të gjerë në rajon. Në një prononcim të saj, Balluku tha se “Gjatë zhvillimit të COP29 në…
Kryeopolici Ilir Proda ka kryer vizitën e parë jashtë vendit, dhe është në Policinë e Kosovës. Në takimin prezantues, Proda u prit nga homologu i tij, Kolonel Gazmend Hoxha. Gjatë takimit, të shoqëruar nga drejtues të lartë të policive respektive, ata diskutuan mbi mënyrat si mund t’i sinkronizojnë më shumë kontrollet dhe veprimet operacionale, me qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe garantimin e lëvizjes së sigurtë të shtetasve, mjeteve dhe mallrave. Drejtorët theksuan se këto qëllime të përbashkëta, madhore, mund të arrihen vetëm nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit për shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve, me qëllim goditjen e grupeve kriminale të implikuar…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka prezantuar sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektbuxhetin e vitit 2025 për MSHMS i cili është parashikuar të jetë jetë 103 miliardë e 375 milionë lekë. Koçiu nënvizoi se buxheti i MSHMS, për herë të parë në historinë e Shqipërisë tejkalon vlerën e 1 miliardë eurove dhe mbështetet mbi tre shtylla kryesore. “Përmes kësaj pakete financiare, rrisim mbulimin universal për qytetarin, duke reduktuar më tej kostot, zgjeruar më tej shërbimet dhe duke rritur më tej aksesin pranë vendbanimit si edhe duke garantuar mbulim të plotë dhe mbështetje me pagesë në…
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka kërkuar qëndrimin në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit për shkak të kushteve shëndetësore. Gjykata vendosi ditën e djeshme thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut Safet Gjicit. Sipas avokatit, Gjici vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati Jançe shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore. Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë…