Author: tirana

Qe qëllim që vota e emigrantëve të mos bllokohet nga afatet kohore të pamjaftueshme dhe të mbërrijë brenda ditës së votimit në KQZ, sekretari Organizativ dhe Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri tregon se çfarë duhet të preket në ligjin elektoral. ”Të gjejmë një zgjidhje duke bërë disa modifikime, nuk janë ndryshime thelbësore se asgjë nuk do të ndryshojë. Afrimi i afateve të paraqitjes së listës së kandidatëve. Mund të gjejmë një formë tjetër se si mund të dërgohet më herët fleta e votimit”, thekson Gjiknuri për A2 CNN. Propozimi i dytë konsiston në idenë që fleta e votimit të…

Read More

Janë 3 mungesa të mëdha për duelet vendimtare në Nations League. Kombëtarja ka humbur shërbimet e kapitenit Berat Gjimshiti, mbrojtësit tjetër Marash Kumbulla dhe mesfushorit Keidi Bare. Skuadra e Sylvinho ka ndarë fushën me kuqezinjtë e vegjël të Alban Bushit, ndërsa nuk ka munguar dhe një takim i ngrohtë mes dy trajnerëve. Pjesë e skuadrës së 21-vjeçarëve ishin dhe talente nga Superliga shqiptare, tre lojtarë nga Dinamo, tre nga Teuta dhe një nga Tirana ndërsa nuk munguan dhe disa futbollistë nga Apolonia apo Vora, të cilët janë thirrur vetëm për stërvitje. Federata ka nisur punën dhe për vendosjen e stolave…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për buxhetin e vitit 2025 që po flitet në Komisionet Parlamentare, të cilin e ka cilësuar si më antisociali. Në postimin e Metës, shkruhet se as pensionistët dhe as familjet në nevojë nuk mbështeten. ”Zero fond shtesë për kategorinë e të papunëve, ndërkohë numri i të papunëve rritet. Zero fonde për shtresat në nevojë. Pra e gjithë rritja ekonomike që është kontribut i të gjithë qytetarëve dhe taksapaguesve do të shkojë për investimet publike korruptive me kosto shumë herë mbi realen për të rritur korrupsionin”,-shkruan Meta. Postimi i plotë…

Read More

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi këtë të hënë projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha pushteti vendor do të ketë një buxhet 9.3% më të madh në vitin 2025, se ai i këtij viti. ”Buxheti 2025 mbështet secilën prej 61 bashkive për më shumë punë të mira në komunitetet tona dhe shërbime të standardeve më të larta për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha ai. Po ashtu theksoi edhe se një portofol i rëndësishëm për pushtetin vendor janë të ardhurat që mbledhin vetë bashkitë. ”Në 2025…

Read More

Ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha përforcoi akuzat në drejtim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë përgjatë konferencës online me gazetarët nga izolimi. Ai akuzoi se drejtuesit e rinj të policisë i kanë zgjedhur bandat kriminale, ndërsa tha se prokurorët e SPAK po tregtojnë dosjet me kriminelët, duke u vendosur gjoba për të ndryshuar provat dhe lehtësuar veprat penale.

Read More

Sistemi shëndetësor në Kroaci është në kolaps. Rreth 4 mijë punonjës të shëndetësisë i janë bashkuar një grevë në të gjitha spitalet përreth Kroacisë. Ata kërcënojnë që të ofrojnë vetëm shërbimet bazike dhe emergjente për pacientët deri sa qeveria të marrë në konsideratë kërkesën e tyre për paga më të larta. “Ata i kanë hequr shtesat që kemi për të punuar në kushte të veçanta. Jemi të gjithë punonjës të profesioneve që punojmë në zona të rrezatimit jonizues me burime të hapura dhe të mbyllura rrezatimi, citostatike dhe të ngjashme”, thotë infermieri Marin Tomelic. Punonjësit e shëndetësisë shpresojnë që qeveria…

Read More

Në Kampionatin Europian të Taekwondos që u mbajt në Tiranë, një trajner nga Kosova goditi me shuplakë vajzën e tij 8-vjeçare, pas humbjes së saj kundër serbes. Valmir Fetiu thotë se shuplaka nuk kishte qëllim dhune, por vetëm për ta kthjelluar vajzën e tij, e cila ndodhej në një moment shoku. “Nuk i dhashë shuplakë ta gjuaja 5 metra tutje, por ta qetësoja vajzën time dhe të vinte në kontroll. Bashkëshortja ime ishte pas meje. Të gjithë e dinë se sa e dua vajzën time. Këto janë bërë vetëm për klikime dhe si ta ulin një prind. Kjo është hera…

Read More

SPAK ka mbyllur hetimet për grupin e Laert Haxhiut dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO për 9 të pandehur. Hetimet ndaj Laert Haxhiut dhe të tjerë personave nën hetim, si dhe për persona të paidentifikuar, vijojnë në kuadër të proçedimit penal nr.227 i viti 2023. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin për gjykim të proçedimit penal Nr.227/1, viti 2023 (i ndarë nga procedimi penal nr.227), ndaj 9 (nëntë) të pandehurve:…

Read More

Në Komisionin e Sigurisë pati shkëmbime verbale mes deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryetarit Nasip Naço. Teksa deputeti i PD akuzoi për shpenzime të dyshuara të një pjese të buxhetit dhe fondeve, duke thënë se ”keni probleme serioze me një pjesë të mirë të industrisë dhe linjave ushtarake”, ai vuri në dukje se edhe 2% i GDP-së të caktuar nga NATO për Ushtrinë nuk qëndronte. Xhaferraj vuri në dukje problematikat në industrinë ushtarake, por edhe cilësinë e mësimdhënies dhe teknologjinë ushtarake apo pajisjen me armë të cilësisë së lartë për qëllime mbrojtëse. Gjithashtu…

Read More

Një situatë tensioni është krijuar në PD, pasi Petrit Doda është zgjedhur në krye të degës së PD-së në Kamëz. Ky vendim ka sjellë reagimin e deputetit Asllan Dogjani, i cili ka komentuar në postimin e kreu të PD, Sali Berisha. ”Suksese Petrit Dodës se ia vlen, por besoj është e dëmshme në këto momente kur bëhet prezantimi i kryetarit të partisë nuk thirret deputeti më i votuar i zonës. A kështu do të fitojmë?”, ka komentuar Dogjani.

Read More

Presidenti Bajram Begaj i bën thirrje shoqërisë civile që të angazhohet në mbikëqyrjen e zgjedhjeve të vitit 2025, me qëllim arritjen e plotë të standarteve që kërkon ligji. Përmes një njoftimi të Presidencës, bëhet me dije se në një takim që zhvilloi sot me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të ndershëm. Duke iu referuar përvojës së vëzhguesve vendorë të KRIIK në proceset elektorale, Presidenti Begaj kërkoi nga ky koalicion të vijojë të kryejë mbikëqyrësin korrekt e të paanshëm…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka treguar më shumë në lidhje me punën për rregullimin e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Manja thekson arritjet e përfshira në raportin vjetor të CEPI (Asociacioni Evropian i Profesionit të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme), ku përshkruhet angazhimi i ministrisë në rritjen e transparencës dhe forcimin e kuadrit rregullator sipas standardeve evropiane. Ministri vuri në dukje se nga ligji i ri për ndërmjetësimin e pasurive të paluajtshme janë formalizuar dhe licencuar 1589 ndërmjetës, të cilët tani janë pjesë e Regjistrit të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, të publikuar në faqen zyrtare të…

Read More