Author: tirana

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për të futur lëndë narkotike nga Dubai në Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluturimi”, nga Komisariati i Policisë Rinas, autoritetet doganore të Rinasit dhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Trafikoi nga Dubai në Tiranë, 26 kg e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis që e kishte fshehur në bagazhet e tij, kapet në Rinas dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe…

Read More

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Albana Vokshi është përplasur me nënkryetarin Plarent Ndreca për mungesën e dëshmitarëve. Vokshi: Unë kam kërkuar në grup që sekretaria të njoftojë Vilma Nushin dhe Gentjana Peposhin, nuk e di pse nuk janë njoftuar sepse edhe vendimi i fundit e ka të cilësuar që çdo anëtar i komisionit mund të thërrasë çdo dëshmitar pa e hedhur në votim për vendim të ndërmjetëm sipas vendimit të fundit të Kushtetueses. Është e domosdoshme që Vilma Nushi të vijë nesër në komision ose të mërkurën sepse ky nuk mbyllet pa dëshminë e Nushit dhe Edi Ramës, s’mund…

Read More

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është paraqitur në SPAK, pasi u mor i pandehur dy javë më parë. Duro dyshohet dhe akuzohet për veprën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, pasi ka dyshime se licencoi një karburant që ishte pa leje. Duro ka qenë sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me pozicionin e tij. Ai u kallëzua në SPAK nga një subjekt tjetër privat. Vetë Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur dhe ka deklaruar se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se ka firmosur sipas ligjit. “Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe…

Read More

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulmet e tyre më të mëdha me dron kundër njëra-tjetrës që nga fillimi i luftës. Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka kapur 84 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone, duke përfshirë disa që i afroheshin Moskës, gjë që detyroi fluturimet të devijoheshin nga tre nga aeroportet kryesore të kryeqytetit. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi ​​145 drone drejt çdo pjese të vendit të shtunën mbrëma, ku shumica e tyre u rrëzuan. Sulmet vijnë mes pritjeve se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump mund të ushtrojë presion mbi të dyja palët për t’i…

Read More

Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë tjerë prej gati 200 shteteve të botës mblidhen të hënën në Azerbajxhan për t’i ndjekur punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Fokusi do të jetë se si të parandalohet ngrohja globale, por edhe pasojat e saj vdekjeprurëse. Në këtë konferencë dyjavore pritet të adresohen përkushtimet financiare për shtetet e varfra që janë prekur nga valët e të nxehtit, stuhitë dhe vërshimet, dhe që intensiteti i tyre është rritur për shkak të ndryshimeve klimatike. Shtetet në zhvillim dhe organizatat për ambientin presin nga shtetet e pasura që të mobilizohen për t’i ndarë…

Read More

Superylli i filmave, Leonardo DiCaprio ka festuar ditëlindjen e 50. DiCaprio festoi me një festë private plot yje të Hollivudit. Sipas PageSix, aktori i njohur e nisi eventin me një darkë familjare në Nobu, ndërsa në listën e të ftuarve kishte emra të mëdhenj nga industria e argëtimit. Brad Pitt , Tobey Maguire , Robin Thicke dhe April Love Geary , Odell Beckham Jr. , Tyga , Teyana Taylor , Jamie Foxx , Bill Maher , Alexander “AE,” Edwards, Edwards “AE” , Paris Hilton , Cara Delevingne , Chris Rock , Kevin Connolly dhe Todd Phillips , së bashku me…

Read More

Katër shqiptare, kryesisht të moshës 19 deri në 39 vjeç janë arrestuar në Itali. Sipas medieve të huaja, policia italiane shkatërroi një grup të trafikut të drogës në rajonin e Çurit, ku pjestarë të grupit ishihn edhe shqiptarë. Trafikanti i parë, një 21-vjeçar, u arrestua në fund të gushtit në Domat/Ems. Vetëm pak ditë më vonë prangat iu vendosën në kyçet e duarve të një 19-vjeçari në Felsberg, ndërsa në fund të tetorit u arrestuan një 25-vjeçar në Bonaduz dhe një 39-vjeçar në Mainfeld. 4 trafikantëve iu sekuestruan 745 gramë heroinë, 315 gramë kokainë (me vlerë mbi pesëdhjetë mijë franga),…

Read More

Diplomacia e Iranit bëri thirrje të dielën për një embargo armësh ndaj Izraelit dhe një bllokadë në Kombet e Bashkuara pas bombardimeve të Sirisë. Si pasojë e këtyre bombardimeve, u vranë 9 persona, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Organizata joqeveritare tha se të paktën nëntë persona, duke përfshirë një anëtar të lartë të Hezbollahut të Libanit, u vranë gjatë bombardimeve izraelite në jug të Damaskut në një apartament që i përkiste anëtarëve të lëvizjes shiite, një aleate e Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmail Bagaei “dënoi fuqishëm sulmin barbar të kryer nga regjimi sionist” në…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar një numër rekord të sulmeve me dronë në vendin e tij, të nisura nga Rusia. Me anë të një postimi në platformën “X”, Zelensky shkruan se Rusia ka lëshuar 145 dronë drejt Ukrainës. “Mbrëmë, Rusia lëshoi ​​një rekord 145 dronë ‘Shaheds’ dhe drone të tjerë sulmues kundër Ukrainës”, postoi sot Zelensky ”Rusia ka sulmuar Ukrainën gjatë javës me më shumë se 800 bomba ajrore të drejtuara, rreth 600 dronë sulmues dhe gati 20 raketa të llojeve të ndryshme. Një terror i tillë nuk mund të ndalet me fjalë dhe vrasja e fëmijëve dhe humbja e njerëzve…

Read More

Një trajner i taekwondos nga Kosova ka goditur me shuplakë garuesen tetë vjeçare nga Kosova pas humbjes së kësaj të fundit në Kampionatin Evropian të taekwondos në Tiranë. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet se pas humbjes në finale nga Taekwondosja serbe Nina Savic, garuesja nga Kosova ajo sulmohet nga trajneri i saj. Mediat kanë raportuar se trajneri është pezulluar për gjashtë muaj. Si shqetësuese sulmin fizik nga tetë vjeçares e ka parë edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. “Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien…

Read More

Burimet njerëzore nuk janë shqetësim madhor vetëm për sektorin privat, por edhe për administratën shtetërore, për të cilën gjithmonë kishte një mbi-kërkesë për punë deri para pandemisë. Plani i punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në drejtim të kontrolleve dhe inspektimeve vitin e kaluar nuk u përmbush për shkak se gati një katërta e organikës nuk ishte e plotësuar me punonjës, referoi Kontrolli i Lartë Shtetit në raportin për buxhetin faktik të vitit 2023 përgatitur për Kuvendin e Shqipërisë. Në dhjetor të vitit 2023 administrata tatimore ka pasur 338 vende pune vakante nga 1450 gjithsej ose 23 % e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i uroj një javë të mbarë qytetarëve me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka ndarë pamjet e një grupi turistësh, të cilët janë ngjitur në Majën e Çipinit në Bolenë të Vlorës. “Mirëmëngjes dhe nga Maja e Çipinit në Bolenë të Vlorës, me emocionet e atyre që natyrën e kanë lajtmotiv të sfidave të bukura ekoturistike duke na prezantuar në një tjetër formë perlat e Shqipërisë, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Read More