Author: tirana

Dje Policia e Shtetit ka bërë publike një liste më 38 emra drejtuesish e garuesish, të cilët hynë në thirrjen e re të eprorëve për t’u testuar për postin e drejtuesit të qarqeve. Në listë ka disa risi, por ajo që bie në sy është mosprania e asnjë gruaje apo vajze që gjendet në radhët e Policisë së Shtetit. Fillimisht u tha se në garë kishin hyrë vetëm 10 efektive, por në listën prej 38 personash nuk gjendet emri i asnjë prej tyre. Po ashtu, bie në sy mbetja jashtë zonës së 12-s të emrave të njohur të Policisë së…

Read More

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik. Ditët e hënë, të martë dhe të premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatar. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore. Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me…

Read More

Dashi Dashuria: Njohje të reja interesante mund të vijnë në jetën tuaj, disa prej të cilave mund të bëhen të rëndësishme në të ardhmen. Nga kjo mund të përfitojnë edhe beqarët, me siguri do kenë një ditë të mbushur me takime interesante. Puna: Lajme të mira pritet që të vijnë së shpejti, jeni duke pritur për një kontratë ose një bashkëpunim. Demi Dashuria: Sot, Venusi do t’ju bëjë të ndiheni veçanërisht interesantë dhe nëse jeni vetëm, është koha për të vënë disa pika bazë në dashuri dhe keni të gjitha kredencialet e duhura për ta bërë këtë. Nëse jeni çift…

Read More

Gjashtë gjyqtarë të seksionit të imigracionit të gjykatës monokratike të Romës do të mblidhen nesër për të vendosur mbi urdhrat e ndalimit të shtatë emigrantëve shqiptarë në qendrën italiane në Shqipëri për riatdhesim. Pak javë më parë gjyqtarët shprehën mendimin e tyre – duke iu referuar ligjeve të së drejtës evropiane – me anulimin e ndalimit të 12 emigrantëve, përfshirë egjiptianë dhe bangladeshas, të cilët u dërguan në Bari. Pas këtyre vendimeve, qeveria nxori një dekret ligjor që përditëson listën e vendeve të origjinës së emigrantëve, që konsiderohen të sigurt nga Italia, në mesin e të cilëve është dhe Shqipëria.…

Read More

GJIROKASTËR- Një bombul gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në një pallat 9-katësh në lagjen “18 Shtatori”. Sipas dëshmimtarëve okularë, rreth orës 13.30 ndërsa kryheshin punime në tarracën e pallatit një bombul gazi ka shpërthyer duke fluturuar nga lartësia e tarracës për të përfunduar në trotuarin poshtë pallatit. Fatmirësisht si shkak i shpërthimit të bombulës së gazit nuk ka patur të lënduar mes banorëve të pallatit apo këmbësorëve në trotuar. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave të populluara të qytetit, në afërsi të universitetit “Eqrem Çabej”.

Read More

Një ekspert i gjuhës së trupit zbuloi se Princi dhe Princesha e Uellsit “nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit” ndërsa u shfaqën në disa pamje ku William shtrëngon me adhurim belin e Kate. Festivali i Kujtesës në Royal Albert Hall ishte shfaqja e parë publike e Princeshës Kate pas disa muajsh pasi ajo u diagnostikua me një formë të pazbuluar të kancerit. Princi William e përshkroi këtë vit si “më të vështirin” e jetës së tij, duke theksuar se sa krenar ishte për babanë dhe gruan e tij për guximin dhe dinjitetin e tyre mes problemeve të tyre shëndetësore.…

Read More

Bota e miksologjisë mirëpret një shqiptar si Zëvendës President të ri të saj. Kleantino Goga është tashmë numri dy i International Bartenders Association (IBA), Shoqata Ndërkombëtare e Bartenderve. Kjo arritje shënon një moment historik jo vetëm për industrinë ndërkombëtare të pijeve, por edhe për Shqipërinë, duke e bërë Gogën shqiptarin e parë në këtë pozicion të lartë brenda organizatës prestigjioze globale. Goga, i njohur për talentin e tij si “alkimist” i shijeve dhe për dedikimin e tij në promovimin e traditës shqiptare në miksologji, premton se do ta çojë më tej misionin e IBA-së, duke promovuar diversitetin, përfshirjen dhe cilësinë…

Read More

AZERBAJXHAN- Talibanët do të marrin pjesë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara për klimën për herë të parë prej se e morën pushtetin në Afganistan më 2021, njoftoi agjencia mjedisore e vendit të dielën. Konferenca, e njohur si COP29, fillon të hënën në Azerbajxhan dhe është njëra nga tubimet më të rëndësishme shumëpalëshe që përfshin edhe talibanët, të cilët nuk njihet zyrtarisht si udhëheqës të ligjshëm të Afganistanit. Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit e Afganistanit njoftoi në rrjetin social X se e ka dërguar një delegacion teknik në Baku për të marrë pjesë në konferencë. Matiul Haq Khalis, kreu…

Read More

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ka vënë në pranga 2 persona, të cilët dyshohen se kanë vjedhur biçikleta në lagje të ndryshme. Sipas njoftimit të bluve, të dy të arrestuarit, M. T., 38-vjeç dhe L. Xh., 33-vjeç, kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. “Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimeve nga qytetarët, për vjedhjen e biçikletave, në lagje të ndryshme, është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:…

Read More

Pas përfundimit të shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit. Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve ishte i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kryesuesi Neritan Nallbati, që aktualisht mban postin e drejtorit të policisë kriminale dhe 2 anëtarët, Saimir Boshnjaku e Pëllumb Seferi. Ndërkohë, konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës. Sakaq, Policia e Shtetit…

Read More

RUSI- Ukraina ka nisur sulmin e saj më të madh ndaj Moskës që nga fillimi i luftës, duke ndërprerë fluturimet në dy aeroporte në kryeqytetin rus. Gjithsej 34 dronë u nisën në drejtim të Moskës, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Mbrojtja ajrore e Rusisë rrëzoi të gjithë dronët mbi rajonin e Moskës midis orës 7 të mëngjesit dhe 10 të mëngjesit të së dielës në mëngjes, sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse. UAV-të u rrëzuan mbi rajonet e Moskës Ramenskoye, Kolomna dhe Domodedovo, tha Andrey Vorobyov, guvernatori i rajonit të Moskës. Sulmi i së dielës detyroi “kufizimet e përkohshme” të fluturimeve në…

Read More

SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i huaj për Ballkanin Perëndimor, e as rajoni nuk është i panjohur për të. Historitë e tyre janë të ndërthurura dhe kanë krijuar tashmë terren për një marrëdhënie të paparashikueshme përpara. Trump, republikan, i cili ka shërbyer si president edhe nga viti 2017 deri më 2021, ka fituar zgjedhjet e 5 nëntorit kundër kandidates demokrate, Kamala Harris. “Sinqerisht, kjo ishte lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë në këtë vend, e ndoshta edhe më gjerë”, ka thënë Trump natën e…

Read More