Author: tirana

DASHI Fundjava që po përjetoni është plot energji pozitive. Si në sferën e punës ashtu edhe atë personale do të mund të arrini rezultate të mira falë Marsit në një pozicion të favorshëm. Fundjavë perfekte për të kaluar kohë cilësore me partnerin tuaj. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 10 nëntor 2024), shumë prej jush mund të ndjeni një tension në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale. Shmangni konfliktet, veçanërisht me miqtë ose familjen. Do të jetë e rëndësishme t’i përkushtoheni vetes, ndoshta me momente relaksi. Për beqarët është koha e duhur për të bërë njohje të reja pa pritshmëri. BINJAKËT…

Read More

SHQIPËRI- Këtë të diel vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë; si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare, sipas Meteoalb. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 23°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në…

Read More

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka thyer heshtjen lidhur me divorcin nga aktori Bes Kallaku, me të cilin përflitet se ka pasur një ndarje konfliktuale. Përmes një videomesazhi të gjatë në rrjetet sociale, drejtuar grave dhe vajzave, Xhensila është shprehur duke thënë “nuk e dija që isha kaq e fortë”. Teksa ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri, këngëtarja ka treguar se ky projekt i është kushtuar shumë Xhensilave që përjetojnë probleme të mëdha, të cilat për hir të fëmijës kanë duruar, sakrifikuar, kanë mohuar dhe veten. Teksa ka lajmëruar se së shpejti do të…

Read More

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini është shprehur se nëse Donald Trump arrin t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi të fillojë punën në krye të Shtëpisë së Bardhë, atëherë ai meriton Nobelin për Paqe. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Salvini shprehet se nëse premtimi i tij bëhet realitet bota do të siguronte një të ardhme më të qetë “në krahasim me atë që demokratët na kanë lënë deri tani”. “Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump duhet të marrë çmimin Nobel për Paqen nëse ai arrin t’i japë fund konfliktit midis Rusisë. Përveç shpëtimit të jetëve, kjo do të na…

Read More

Zbulimet arkeologjike në Strugë, përkatësisht në fshatin shqiptar Koroshishtë të cilat u prezantuan gjatë ditësh së djeshme nga ministri i Kulturës dhe arkeologët janë të shekullit 6 para Krishtit. Helmeta e bronzit, unazat e arit, enët e ndryshme, fletët metalike prej arit, por edhe format dhe dekorimet e ndryshme janë gjetur në kuadër të një tërësie të varrezave të cilat janë duke u gjurmuar prej vitit 2023 kur ekipi i udhëhequr nga Pero Arxhanliev e ka marrë lejen për gjurmim. Megjithatë, gjithçka ka filluar në vitin 2020, kur Shefit Shemshedini nga Koroshishta e Strugës duke punuar arën e tij ka…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë. 56-vjeçari me iniciale H. D., punonjës privat i sigurisë, është paraqitur në spital pasi gjatë orarit të punës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Punonjësi ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra. Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku…

Read More

Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha një zyrtar rus. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se Moska dhe Uashingtoni shkëmbejnë sinjale për Ukrainën përmes “kanaleve të mbyllura”. Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimet e Trump për Ukrainën, me kusht që ato të jenë “ide se si të shkohet përpara në marrëveshje, dhe jo në fushën e ndihmës së mëtejshme për regjimin e Kievit”, tha Ryabkov sot në një intervistë me Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax. Rusia duket se po përgatit një…

Read More

Deputeti i PD Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale informon se Dropulli ka zgjedhur drejtuesit e degës së Partisë Demokratike. Shehu shprehet se në Dropull ka përfunduar procesi i votimit. Ai thotë se kryetar i degës së PD në Dropull është zgjedhur Pandeli Kuromeno, pasi fitoi ndaj rivalit Qirjako Zoto. “Dropulli zgjedh drejtuesit e deges se PD. Perfundon procesi i votimit ne Dropull. Kryetar i Deges se PD zgjidhet Z.Pandeli Kuromeno ndaj rivalit te tij Z.Qirjako Zoto. Perfundon edhe procesi i zgjedhjes se Kryesise se kesaj dege. Urimet me te mira te gjithe te zgjedhurve. Te…

Read More

Një tjetër vend turistik italian ka vendosur të reduktojë fluksin e tij të madh – këtë herë qyteti i lashtë i Pompeit, i cili po prezanton një kufi prej 20 000 vizitorësh. Vendimi pason qytetin e Venecias, banorët e të cilit janë ankuar prej kohësh se janë pushtuar nga turistët. Në fillim të vitit ai u bë qyteti i parë në botë që kishte një tarifë hyrjeje prej 5 eurosh – e cila përfundimisht do të dyfishohet. Në Pompei, tani një park arkeologjik në të cilin vizitorët mund të mësojnë për viktimat e shpërthimit të Vezuvit, turistët dynden drejt atraksionit…

Read More

Ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi për mediat, bëri me dije se këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat e rendit shqiptare. Lufta kundër terrorizmit vazhdon të jetë një përparësi në bashkëpunimin midis Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe institucioneve ligj-zbatuese amerikane. “Këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat e rendit shqiptar. Gjatë shtatë viteve të fundit, ambasada, përmes ATA, ka ofruar rreth 10…

Read More

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 3,136 njerëz dhe plagosur 13,979 në Liban, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Ministria libaneze e shëndetësisë tha në një deklaratë se 19 viktima u raportuan të premten. Të shtunën në mbrëmje disa zona në Liban janë sulmuar nga Izraeli. Jerusalem Post ka raportuar se IDF po sulmon zonat si Tiri, Baalbeku dhe Libanin jugor pasi sirenat e alarmit të raketave u dëgjuan në të gjithë veriun e Izraelit më herët gjatë ditës.

Read More

Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Pekinin, por pesë vjet bisedime nuk kanë treguar përparim të mirëfilltë, tha të shtunën ambasadori i bllokut në Kinë, Jorge Toledo. Toledo theksoi se janë rritur shqetësimet për qasjen e pajisjeve mjekësore evropiane në tregun kinez. Mospajtimet tregtare mes bllokut dhe Kinës janë rritur dukshëm gjatë vitit të fundit, pasi BE-ja e nisi një hetim ndaj importit të veturave elektrike të prodhuara nga Kina, duke e nxitur Pekinin të niste hetime ndaj industrive evropiane të qumështit dhe mishit të derrit, si dhe t’i kufizonte importet e rakisë. Tarifat e reja të BE-së…

Read More