Author: tirana

Vetëm një ditë pas hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së, zjarre të fuqishme goditën periferitë e Los Angelesit. Erërat e forta të regjistruara në këtë zonë gjatë javës nxitën shpërthimin e flakëve në një mal pranë Kamarillos, të cilat më pas u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe prej mbi 8.000 hektarësh. Mijëra persona në zonat ku kanë shpërthyer zjarret janë detyruar që të evakuohen, disa madje kanë thënë se kanë pasur vetëm disa minuta kohë që të merrnin gjërat më esenciale, pasi zjarri me shpejtësi arriti pranë shtëpive të tyre. Pas inspektimeve…

Read More

Edon Zhegrova në radarët e Milanit. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë të jashtëzakonshme me francezët e Lille, ndërsa në Champions League është kthyer në një lider të vërtetë për skuadrën. Golat ndaj Realit dhe Atleticos si dhe asisti i dhënë në ndeshjen me Juventusin bënë që edhe klubet e mëdha europiane të shfaqin interes për 25-vjeçarin. Jo vetëm Atalanta dhe Juve, dy skuadrat që e kërkuan shqiptarin që në merkaton e verës, por për shërbimet e sulmuesit dardan së fundmi është përfshirë edhe Milan. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë interesohen seriozisht për sulmuesin dhe fakti që Zhegrova ka qenë një tifoz…

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në një takim nga Akademia Politike e Partisë Socialiste, ku iu përgjigj interesit të të rinjve në lidhje me suksesin dhe transformimin e kryeqytetit shqiptar përgjatë këtyre viteve. Ai ndau me të pranishmit edhe mbresat e vizitës së tij në Aleksandri, duke marrë shkas nga fakti se Tirana dhe Aleksandria do të ndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025. “Tirana dhe Aleksandria do të jenë Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një vendim i marrë nga Unioni i Mesdheut, nga ministrat e Jashtëm të mbi…

Read More

Parlamenti irlandez është shpërndarë për zgjedhje të përgjithshme. Kryeministri i Irlandës, Simon Harris tha se ishte nderi i jetës së tij të shërbente në këtë rol dhe se ai besonte se kjo ishte koha e duhur për të kërkuar një mandat të ri. Presidenti Michael D Higgins shpërndau zyrtarisht “Dail”, Dhomën e Ulët të parlamentit, për të shënuar fillimin e fushatës zgjedhore irlandeze. Harris, udhëheqësi i partisë “Fine Gael” kërkoi dje pasdite shpërndarjen e parlamentit. Ai i dha fund jetëgjatësisë 4-vjeçare e gjysmë të qeverisë historike të koalicionit Fine Gael, Fianna Fail dhe Partisë së Gjelbër.

Read More

Investimet për Shkodrën po vijojnë në disa kantiere duke e transformuar më tej qytetin “djep të kulturës” shqiptare. Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje disa prej kantiereve të hapura të punës në Shkodër. Aktualisht po punohet për transformimin e Zdrales; kolektorin kryesor të qytetit; tregun në lagjen Rus si dhe fushën sportive në shkollën “Adem Haxhija”, Postribë. Një kantier i rëndësishëm investimesh, është ai për rilindjen e zonës historike 300-vjeçare të Zdrales, ku puna ka nisur nga rruga “Hamz Kazazi” për lotin e parë të këtij investimi. Investimi në këtë zonë vjen si nevojë e një transformimi të domosdoshëm,…

Read More

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale gjatë serisë së saj të fundjavës “Ditari javës”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehu shqetësimin për përballjen e qytetarëve shqiptarë me rritje të lartë të çmimeve ndërsa rrogat dhe pensionet mbeten shumë të ulëta për të mbuluar nevojat bazë të jetesës. Sipas Tabakut, inflacioni ka goditur rëndë familjet shqiptare, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë me 55% për shkak të asaj që ajo e cilësoi si “inflacion socialist”. Tabaku theksoi se rrogat nuk ndjekin rritjen e çmimeve, duke ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. “Ju blini çdo ditë më shtrenjtë…

Read More

Rezart Veleshnja u përjashtua mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova, me vendim të Vëllait të Madh përmes zarfit të zi. Pas daljes nga BBVK-ja, Rezi ka reaguar përmes një mori postimesh në llogarinë e tij në Instagram. Ai publikoi në ‘InstaStory’, dhjetëra mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u eliminua nga gara, dhe po ashtu një video ku falënderoi të gjithë personat që e mbështetën. “Shumë faleminderit për fjalët e mira, të gjithë veriut të shqiptarisë, sidomos Prishtinës së bukur”, shkroi në postimin e tij. “Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i…

Read More

Pasi Trump fitoi zgjedhjet presidenciale, ka zhvillime. Miliarderi Elon Musk mori pjesë në bisedën telefonike të së mërkurës mes Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo u raportua për Axios nga dy burime të njohura me bisedën, të cilët specifikuan se Zelensky tha se ishte disi i qetësuar nga ajo që dëgjoi nga presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Sipas burimeve të informuara për detajet, biseda mes Trump dhe Zelensky ka zgjatur rreth 25 minuta.

Read More

Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, tha se po i vijnë “sinjale se ka filluar blerjen e votës së diasporës”. “Ekipi po punon për rregullat më transparente dhe më të sigurta për votën e diasporës. Dhe i siguroj emigrantët tanë, diasporën, shqiptarët jashtë vendit se PD do përcaktojë rregullat më të qarta. Sikundër theksoj se më vijnë sinjale se kanë filluar blerjen e votës që tani, dhe ftoj shqiptarët ta evidentojnë këtë akt dhe ta denoncojnë qoftë në komunitetin ku janë, qoftë në Shqipëri. Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin…

Read More

Dje u shpallën nominimet për ”Grammy Awards 2025”. Beyonce e rriti numrin e saj rekord të nominimeve për Grammy me gjithsej 11 kategori, e ndjekur nga Kendrick Lamar, Charli XCX dhe Billie Eilish me nga shtatë nominimesh secili. Fituesit do të shpallen në eventin që do të mbahet në Los Angeles më 2 shkurt. Në edicionin e ardhshëm të “Grammy Awards” duket se nuk do të ketë asnjë artiste shqiptare të kalibrit botëror të nominuar, pasi emra si: Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora e Ava Max, kanë mbetur jashtë nominimeve për këtë vit. ALBUMI I VITIT André 3000 –…

Read More

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, informon se ka ngritur akuza ndaj tre personave të lidhur me Iranin që kishin komplotuar për të vrarë Donald Trump para zgjedhjeve presidenciale. Kanë qenë zyrtarë iranianë që i kërkuan në Shtator një prej personave të akuzuar të fokusohej në vëzhgimin dhe vrasjen e Trump. Ky person është i lirë në Iran. Komploti nuk u arrit të vihej në zbatim pasi u zbulua nga autoritetet amerikane. Donald Trump u shpëtoi 2 atentateve gjatë fushatës elektorale, por nuk dihet nëse pas tyre ka qenë Irani.

Read More