Ka nisur gara për Kupën e 80-Vjetorit të Çlirimit në shkollat e vendit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, thotë se kjo është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. “Në këtë kupë nxënësit e ekipeve të volejbollit dhe futbollit do të përballen për të fituar trofeun që mban peshën e këtij përvjetori historik për vendin tonë”, nënvizoi Manastirliu.
Author: tirana
Pas fitores në zgjedhje një tjetër garë nisi menjëherë për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, sprinti 11-javor për të zgjedhur administratën e re, që do të duhet të jetë gati për të marrë drejtimin e vendit më 20 janar të vitit 2025. Administrata e një presidenti përfshin me mijëra të emëruar, por në javët e para, pas zgjedhjeve, vëmendja është përqendruar tek përbërja e kabinetit të tij. Tradicionalisht në të përfshihet nënpresidenti dhe drejtuesit e 15 departamenteve të degës ekzekutive, si ai i Shtetit, i Drejtësisë, apo Departamenti i Thesarit. Veç anëtarëve të kabinetit, janë edhe rreth 10 zyrtarë të…
Koalicioni qeveritar në Gjermani me SPD-Të-Gjelbrit- FDP tani i përket historisë. Ky koalicion u shpërbë të mërkurën (06.11.), për shkak të mosmarrëveshjes për politikën e duhur ekonomike për ta rigjallëruar ekonominë gjermane. Kancelari Olaf Scholz kishte paraqitur të mërkurën për miratim, në një mbledhje të komisionit të koalicionit, një dokument me vendime. Dokumenti kërkonte të pranohej se Gjermania po përjeton një situatë emergjente. Kjo do të justifikonte juridikisht marrjen e një borxhi dyshifror miliardash nga qeveria. Në situata emergjente frena kushtetuese për borxhin lejohet të shkelet. (Tre miliardë euro nga borxhi 15 miliardë euro u tha se do të përdoreshin…
Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Niko Peleshi flet për kërkesën e përsëritur të opozitës që në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkohet me një qeveri teknike. Sipas Peleshit, përsa kohë ka institucione funksionale nuk ka kushte për qeveri teknike. Ai i bëri thirrje opozitës që të paraqesë një alternativë më të mirë nëse do të fitojë zgjedhjet. “Qeveria për qeveri teknikë duke si për të prishur dakordësinë. Nuk ka arsye, shkak. Nuk jemi në kushte destabiliteti. Ne kemi institucione, kemi një kod të ashpër për krimet zgjedhore, kemi institucionet e reja të drejtësisë. Institucionet po veprojnë. Ne nuk ndërhyjmë…
Mëngjesin e kësaj të shtune, Leonard Luzi që akuzohet se organizoi një vit më parë vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, u ekstradua nga Spanja. Emri i Luzit u përmend një ditë para arrestimit të tij më 18 korrik nga Alda Nikolli. Me pretendimin se Nuredinin Dumani vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia. Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”. “Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që…
Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, ishte mbrëmë në Prime në ”Big Brother Kosova Vip 3”, ku foli largimit nga shtëpia më e fashme, aty ku qëndroi për 48 orë. Ai ka thënë se ndjehet mirë teksa shton se është relaksuar situata mes tij dhe ish-gruas, Drenushës. ”Ndjehem okej, pak ma shumë famë se kur kam hyrë. Ndihna që u relaksua situata mes meje dhe Drenushës. Ishte pak e pritur, edhe pse nuk ke situatë e mirë, për shkak se isha protagnist, jam krenar. Jam gëzuar që jam në shtet demokratik, secila organizatë, apo individë mund të shpreh mendimin e…
Fitorja e Trump, bën që demokratët të gjejnë faktorët e humbjes. Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi tha se demokratët mund të kishin dalë më mirë në zgjedhje nëse presidenti Joe Biden do të dilte më shpejt nga gara. Vërejtjet e saj janë gishti i fundit i drejtuar nga demokratët pasi partia humbi kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe potencialisht të dy dhomat e Kongresit të martën. Pelosi raportohet gjerësisht se ka udhëhequr shtytjen e demokratëve për të rrëzuar Biden, i cili përfundoi duke u larguar nga gara në fund të korrikut pas javësh presioni pas një…
Në podkastin e kësaj të shtune, kryeministri Edi Rama ka ndarë një anë tjetër të jetës së tij. Rama tregoi se kur mundet, bën një detoks nga teknologjia, duke “futur duart në baltë dhe ngjyra”. “Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, tha Rama.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe lehtësimit të aksesit publik në procedurat e prokurimit që shpallen nga OBP. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se tashmë procedurat e prokurimeve të shpallura nga organi qendror blerës (OBP) gjehen të publikuara në kohë reale në faqen e internetit www.obp.al. “Duke sjellë risi në publikimin e tenderave në faqen zyrtare të institucionit, ne synojmë t’i ofrojmë publikut, operatorëve ekonomikë dhe palëve të interesuara një përvojë më të lehtë dhe të koncentruar për procedurat që publikohen nga OBP”, theksoi Gonxhja. Ministri…
Mbretëresha e pop-it dhe jo vetëm, Beyoncé kryeson në nominimet e edicionit të 67-të të çmimeve ”Grammy 2025” të dominuara nga gratë. Ceremonia e çmimeve Grammy do të zhvillohet në Crypto.com Arena, në Los Anxhelos më 2 shkurt 2025. Beyoncé kryesoi me 11 nominime për albumin e saj të muzikës Country “Cowboy Carter”, i cili ishte në krye të listës, i cili shënoi vazhdimin e një prej trilogjive, “Renaissance”. Ajo bëri histori gjatë ceremonisë së Grammy 2023, duke siguruar më shumë çmime të fituara në jetë pasi mori çmimin e saj të 32-të. Këtë vit, “Cowboy Carter” ka siguruar nominimet…
Pas atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, është ekstraduar porositësi dhe organizatori Leonard Luzi alias Leonard Sejno. 47-vjeçari nga Vlora u arrestua në Spanjë në korrik 2024 dhe pas 4 muajsh ekstradohet në vendin tonë si i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023. “Ekstradohet nga Spanja, shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, i cili akuzohet nga GjKKO-ja se organizoi vrasjen e 2 shtetasve në Vlorë (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, u arrestua në Spanjë, gjatë operacionit të koduar “Rekrutuesi”. Si rezultat i…
Rrugëtimi i një “marke” shqiptare siç mund të konsiderohet Argjendari “Pirro”, nga sfidat e mbijetetës së regjimit komunist drejt suksesit dhe kompeticioneve ndërkombëtare ishte historia e radhës e podkastit “Flasim”. Pirro Ruço dhe vajza e tij Alba Ruço ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin 9, të sezoni 3 të Podkastit “Flasim”, i emërtuar “Ora që s’ndalet kurrë”, pikërisht për të ilustruar këtë rrugëtim. Rama tha se e ka ndjekur me interes pikërisht sepse është shumë i dhënë pas krijimit të produkteve dhe e ndjek si një atelie arti, jo si një dyqan. Dhe është pikërisht…