Pak orë para Prime në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, një suprizë nga fëmijët e Drenushës e prekur këtë të fundit. Ata i dërguan një mesazh emocionues përmes një droni. Mesazhi që u shfaq për të lexuar ishte plot dashuri dhe mbështetje: “Forca, Ynwa dhe Zaki të dojnë shumë”. Këto fjalë prekëse e përlotën Drenushën dhe sollën një çast të ngrohtë dhe të veçantë për të në shtëpinë e Big Brother. Reagimi i Drenushës ishte i natyrshëm dhe plot emocione; pasi pa mesazhin, ajo u drejtua për në dhomën e gjumit ku shpërtheu në lot dhe qëndroi vetëm,…
Author: tirana
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë dy-ditore në Aleksandri, Egjipt, ku u prit në një takim nga Guvernatori i Aleksandrisë, Zëvendës-Admirali, Ahmed Khaled Hassan Said. Në këtë takim, ata diskutuan mbi perspektivat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore mes Tiranës dhe Aleksandrisë, dy qytete të cilat në vitin 2025 do të bashkëndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. “Tirana është zyrtarisht kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, bashkë me Aleksandrinë e famshme, ku prej 200 vitesh kemi pasur një koloni shqiptarësh, të Andon Zako Çajupit, të Jani Vretos, të Thimi Mitkos. Një pasuri e…
Grupi i dytë me refugjatë të ardhur nga Itali (edhe pse të parët që do të dërgohen në kampin në Gjadër sepse të parët u rikthyen në Itali), kanë nisur të dalin nga Porti në Shëngjin, pasi qëndruan gati 9 orë në qendrën e pritjes të ngritur atje. 8 emigrantë zbritën sot rreth orës 09:00 të në Shëngjin. Refugjatët janë Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane. Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit. Emigrantët në fjalë janë…
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh edhe drejtues politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali, ku u trajtuan disa prej sfidave kryesore ligjore dhe administrative që hasin bashkatdhetarët në këtë vend. Balla theksoi se do të punohet së bashku për t’i dhënë zgjidhje shumë problematikave që lidhen me njohje dokumentesh, lehtësim procedurash konsullore etj. Sipas tij, po punohet gjithashtu dhe për njohjen e certifikatave me vulë digjitale e-Albania nga Ministria e Brendshme italiane. Një tjetër çështje e rëndësishme ishte mundësia për gjenerimin e vërtetimeve të…
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka prezantuar 320 mësuesit e përzgjedhur si Koordinatorë të Sigurisë së Cilësisë në shkolla, për të forcuar cilësinë e mësimdhënies dhe për të mbështetur zhvillimin profesional të mësuesve. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, shpjegoi rëndësinë e dhe detyrat që do të ketë mësuesi koordinator i sigurisë së cilësisë në shkollë. “Sot ne kemi krijuar një rol të ri brenda shkollës mësuesin koordinator për sigurimin e cilësisë, i cili do të ndihmojë në diagnostikimin e sfidave dhe problematikave që kanë të bëjnë me cilësinë e mësimdhënies. Mësuesi koordinator i cilësisë është aty për të…
Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë po debatojnë se çfarë do të thotë fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane për sigurinë dhe ekonominë e tyre. Mandati i parë i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga marrëdhënie shpesh të tensionuara me partnerët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewell, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shtuar shqetësimet e Evropës mbi aleancën transatlantike. Rreth 50 udhëheqës u takuan në Budapest të enjten për një konferencë të Komunitetit Politik Evropian, themeluar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Presidenti francez…
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Tiranë, po vijojnë punimet për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni të rëndësishëm kulturor. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, shkruan se muzeu do të ofrojë kushte të shkëlqyera për artistët dhe vizitorët. ”Në Muzeun e Arteve të Bukura, vijojnë intensivisht punimet për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni të rëndësishëm kulturor. Me dyfishimin e hapësirave të ekspozimit, rritjen e hapësirave për ruajtjen e veprave, laboratorëve të restaurimit e shumë ambienteve të reja, muzeu do të ofrojë kushte të shkëlqyera për artistët dhe vizitorët”,-shkruan Rama.
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, këngëtarja Bay T ia ka dërguar një dhuratë Drilonit. Ajo ia dërgoi një bluze në të shkruhej mesazh. ”Drilo, Bay T po thotë mos u mërzit”, shkruhet në të. Shumë është komentuar në rrjete sociale për një pëlqim mes tyre, por që sa kohë Bay T ishte brenda në shtëpinë e BBVK3, asgjë nuk ndodhi mes tyre. Aty ishte edhe Lela, e cila duket sikur ka një pëlqim për Drilonin, por nëse do të ketë diçka mes tyre, mbetet për tu parë.
Melania Trump, e cila do të jetë për herë të dytë Zonja e Parë e SHBA-ve, tha se ajo dëshiron të jetë një forcë pozitive dhe unifikuese në Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha në një intervistë se tani ka shumë më tepër përvojë dhe shumë më tepër njohuri. ”Unë kam qenë në Shtëpinë e Bardhë më parë. Kështu që kur hyn, ti e di saktësisht se çfarë të pret. Ti e di se çfarë lloj njerëzish duhet të keni me vete”,-u shpreh ajo. Ajo e bëri të qartë se fokusimi në nevojat aktuale dhe të ardhshme të fëmijëve amerikanë do…
”Nuk ka asnjë alarm të ri për gripin e shpendëve në Shqipëri. Nuk ka dyshime dhe rikonfirmime të reja për Influencën Aviare në vendin tonë”. Lajmin e bën të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila publikoi sot (8 nëntor) edhe masat e marra dhe kontrollet e ushtruara në të gjitha qarqet, kryesisht fermat e kafshëve. Në harkun javor 30 tetor-7 nëntor 2024, ministria bën me dije se ka vijuar monitorimin në fshatrat e zonës së mbikëqyrjes 3 km dhe atë të zonës së mbrojtjes 10 km, për të kontrolluar dhe inventarizuar 3935 ferma shpendësh të madhësive të…
Nga qelia e burgut, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka ndarë shqetësimin e tij lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Pajovë. Në një reagim nga kabina telefonike e burgit të Fierit, Salianji i ka shprehur ngushëllime familjes së të miturit dhe ka mbështetur publikisht protestën e tyre. Sipas ish-deputetit, jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit. Salianji kërkon reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit për vendosjen e tabelave, mbikalimeve…
Për procesin zgjedhor 2025, Ministria e Brendshme do të asistojë diasporën shqiptare në Greqi. Ministria konfirmoi se në datat 12-13 nëntor përfaqësues të shoqërisë “IdentiTek”, që siguron shërbimet e identifikimit biometrik, do të vizitojnë ambasadën shqiptare në Athinë. Kjo vizitë synon rritjen e kapaciteteve operacionale dhe lehtësimin e procesit të aplikimit të shtetasve shqiptarë për mjete identifikimi. Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve shqiptarë jashtë vendit që të sigurohen që dokumentet e identifikimit të jenë të vlefshme për votim.