Author: tirana

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karlfried Bergner. Takimi në të cilin ishte i pranishëm dhe Oficeri i Kontaktit i BKA-së në Shqipëri, Christian Hensel, kishte qëllim të dyfishtë, prezantimin ndërmjet palëve, si dhe dorëzimin e një donacioni me pajisje kompjuterike që do të shkojnë në funksion të punës së Departamentit të Policisë Kriminale. Proda falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e qëndrueshme dhe shumëdimensionale të agjencive ligjzbatuese gjermane, si dhe vlerësoi punën e Oficerëve të Kontaktit të BKA-së dhe të Policisë Federale Gjermane. Proda njohu Ambasadorin…

Read More

Mund të thuhet se Donald Trump nuk është i vetmi fitues nga këto zgjedhje presidenciale në SHBA. Nga Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg, renditja që llogarit çdo ditë pasuritë e njerëzve më të pasur në botë, del se në 24 orët e fundit dhjetëshen e parë (me përjashtim të Bernard Arnault, jo çuditërisht i vetmi joamerikan në top 10 ) kanë parë se asetet e tyre u rriten në përgjithësi me rreth 64 miliardë dollarë. Elon Musk ka qenë një mbështetës i flaktë i Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe me zgjedhjen e këtij të fundit Musk ka arritur të…

Read More

Këmbanat e Notre Dame në Paris ranë të premten për herë të parë që nga një zjarr i vitit 2019 që shkatërroi katedralen historik. Tingulli nga tetë këmbanat në kambanoren veriore të Notre Dame erdhi një muaj përpara se katedralja të rihapte pas pesë vitesh punë restauruese pas zjarrit. “Ky është një hap i bukur, i rëndësishëm dhe simbolik,” tha Philippe Jost, i cili kryeson organin publik të ngarkuar me restaurimin e katedrales në rrethana të vështira. Në mbrëmjen e 19 prillit 2019, parisienët dhe bota panë me habi teksa flakët shkatërruan vendin e trashëgimisë botërore. Presidenti francez Emmanuel Macron…

Read More

Garda Civile e Spanjës, ka arrestuar katër persona, dy me kombësi shqiptare dhe dy spanjollë, si dhe ka çmontuar dy plantacione të rëndësishme marijuane në qytetet Monóvar dhe Algorfa. Operacioni filloi kur banorët e Monóvar raportuan në mënyrë anonime një plantacion të mundshëm marijuane në një shtëpi në komunë. Shtëpia u zbulua se i ishte dhënë me qera një çifti spanjoll por se në pronë vëreheshin shpesh dy shqiptarë. Shqiptarët rezultuan me histori të trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022. Hetimi zbuloi një tjetër shtëpi në rrjet në një urbanizim privat në Algorfa. Këto indikacione tregonin…

Read More

Ish-avokati Alban Brengasi është dorëzuar në polici. Ditën e mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi që ta lindte në burg Bengasin, i cili pagoi me 120 mijë euro Nuredin Dumanin që t’i vriste bashkëshorten e tij.Brengasi do të vuajë dënimin prej 4 vitesh e 8 muaj burg.

Read More

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45). Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit. Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj. Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan…

Read More

Policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje. Arrestimi i tij u bë më 1 nëntor, teksa ditën e sotme, ELAS ka publikuar foto të 50-vjeçarit. Bëhet fjalë për për Lulzim Bullarin, ndaj të cilit rëndon akuza e e vjedhjes dhe mashtrimit kompjuterik. 50-vjeçari u arrestua nga efektivët e ekipit të DIAS-it dhe nga hetimet rezultoi se gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, ai u afrohej të moshuarve u prezantohej si punëtor. Më pas i shkonte në shtëpi dhe i vidhte. Në total ai akuzohet për të paktën katër vjedhje.

Read More

Komisionit hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it i janë rikthyer tensionet. Deputeti Ilir Metaj ka debatuar me kryetaren e Komisionit Albana Vokshi. Vokshi: Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin, ki kujdes se do të të nxjerr përjashta. Do na prisni 1 orë 2, 3 sepse jemi në komision hetimor. Mos guxo të më ngresh zërin. Do të përjashtohesh nga komisioni, Kujt i thua “dërr dërr? Ky është mentaliteti që kemi, mendoni se do t’i uzurponi të gjitha e do të na shkelni me këmbë. Vokshi: Të lutem zoti Ndreca tërhiqi vëmendjen mos të guxojë më të ngrejë…

Read More

Fokus i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2025 do të jenë zonat e mbrojtura dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit. Ministrja Kumbaro prezantoi nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin buxhetin për vitin 2025, i cili ka një rritje prej 7.9% krahasuar me atë të vitit 2024.Në prezantimin e saj, Kumbaro theksoi se Shqipëria ka pritur 9.7 milionë vizitorë të huaj ose 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa paralelisht janë rritur edhe të ardhurat nga sektori i turizmit duke arritur shifrën 2 miliardë lekë për gjashtë muajt e parë…

Read More

Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar 9 persona në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë dy persona, pasi njëri ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe tjetri ndaj nënës. Në Bathore u arrestuan disa të rinj, pasi mbanin kokainë brenda në mjet, si dhe u proceduan disa të tjerë, për mosbindje ndaj efektivëve. Ndërsa, tre persona përfunduan në pranga për drejtim të parregullt të mjetit. “Tiranë/Arrestohen 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: – H. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik,…

Read More

Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedimin penal për shtetasin Y.B, për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”. Y.B, punonjës i Bashkisë Pogradec po hetohet, pasi dyshohet se ka kërcënuar një gazetar. PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM KORÇË Dyshime se kërcënoi gazetarin, Prokuroria Korçë regjistron procedim penal për shtetasin Y.B., për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar procedimin penal nr. 1415, datë 07.11.2024 për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’ ndaj shtetasit Y.B. Procedimi penal u regjistrua kryesisht…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim ndryshe. Në foto Rama dhe Zelensky shihet në buzëqeshur, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe presidenti i Qipros Nikos Christodoulides. Në kryeqytetin e Hungarisë u zhvillua samiti i pestë i Komunitetit Politik Evropian. Zelensky foli në një forum ndërkombëtar për herë të parë pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa bota, dhe veçanërisht rusët, po pyesin nëse Amerika nën drejtimin e Trump do të shkurtojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, Kievi nuk ka ndërmend të dorëzohet para errësirës. Presidenti ukrainas…

Read More