Drejtoria e Tatimeve, në një shkresë dërguar tatimpaguesve në sistemin e tyre E-filing i ka paralajmëruar subjektet që janë konsideruar me risk, pasi dyshohet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre, që të reflektojnë deri në datën 20 nëntor. Në të kundërt, subjektet me risk do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim.Shkresa u është dërguar 37.331 tatimpagues të identifikuar me risk në fushën e informalitetit të pagave pasi ata kanë një përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun. Këta…
Author: tirana
Anija italiane “Libra”, e përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri, ndodhet aktualisht në Portin e Shëngjinit, aty ku mbërriti mëngjesin e sotëm. Në bord ndodhen 8 emigrantë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti. Anija u nis natën e 5 nëntorit me destinacion Shqipërinë. Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për të pritur në det të hapur disa emigrantë, burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi thotë pensionistët shqiptarë dijnë ta bëjnë dallimin mes premtimeve boshe dhe atyre që bazohen në kalkulime. “Ne do ta bëjmë shumë të studiuar skemën e re të pensioneve, që nuk ka kthim pas. Një gabim në pensione i kushton një gjenerate, siç po paguajnë sot shqiptarët fajet e të tjerëve. Opozita thjesht bën politikë duke parë prapa”, tha Peleshi. Duke folur mbi buxhetin faktik 2023, Peleshi solli në vëmendje disa statistika që dëshmojnë performancën pozitive të ekonomisë shqiptare. “Kemi patur rritje të të ardhurave në 6.4 miliardë dollarë, pra janë rritur…
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi thotë se administrata e re amerikane do të merret dhe me rajonin e Ballkanit e madje mund të rishikojë vendime të marra nga paraardhësit e tyre, duke përfshirë këtu dhe sanksionet ndaj kreut të PD, Sali Berisha. “Në momentin që në janar, Trump do të bëjë betimin dhe në momentin që kjo fitore shoqërohet me një fitore në Senat dhe Kongres. Por administrate e tij, personat përgjegjës në DASH do merren me Ballkanin dhe Shqipërinë. Janë të lirë për të zhbërë çdo vendim të gabuar nga administrata e mëparshme. Pa diskutim që…
Adelina Ismajli do të kthehet në ekran pas shumë vitesh mungesë. Këngëtarja do të jetë pjesë e jurisë së “Albania’s Got Talent”, së bashku me Ledina Çelon, Kastro Zizon dhe Agron Llakajn. Prej shumë vitesh, këngëtarja ka preferuar të mos jetë prezente në jetën publike. “Albania’s Got Talent” do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus çdo të hënë në orën 21:00, ndërsa spektakli i parë nis më 11 nëntor. Emisioni do të moderohet nga Isli Islami. Formati njihet për zbulimin e talenteve të rinj në fusha të ndryshme. Pjesëmarrësit duhet të bindin jurinë për të përzgjedhur në disa faza,…
Kryeministri Edi Rama dhe homologu hungarez, Viktor Orban kanë zhvilluar një deklaratë për mediat, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Budapest. Premtuat se do hapnit shampanjë nëse do zgjidhej Trump president, keni ndërmend ta bëni? Orban: Unë në fakt e kam mbajtur pjesërisht këtë premtim, e hapën shampanjën kur Trump fitoi zgjedhjet. U mbështetëm shumë të kënaqur te vodka. Ndamë gëzimit për këtë rezultat fantastik.
Disa nga banorët e ”Big Brother Kosova Vip 3”, si Xheneta, Gjesti, Leo dhe Lela u përqendrua te marrëdhëniet intime, duke zbuluar qëndrime dhe mendime të ndryshme mbi këtë temë. Gjatë bisedës, Leo i bëri një pyetje të drejtpërdrejtë Gjestit, duke e pyetur nëse do të kryente marrëdhënie brenda shtëpisë së “Big Brother”. Gjesti u shpreh se nuk do ta përjashtonte një mundësi të tillë, ndërsa Xheneta, duke e marrë me shaka situatën, iu drejtua kamerës dhe tha: “Vëllai i madh, a po dëgjon? Mos e largoni Gjestin, sepse ky po thotë se do të kryejë marrëdhënie intime”. Gjesti vazhdoi…
Presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij në forumin e Valdait që po mbahet në rajonin turistik të Soçit në Detin e Zi, tha se një rend i ri botëror po ngrihet. ”Para syve tanë, po formohet një rend botëror krejtësisht i ri. Fuqitë e reja po ngrihen, popujt po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për interesat e tyre, për vetëvlerësimin, origjinalitetin dhe identitetin e tyre dhe po insistojnë gjithnjë e më shumë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit dhe drejtësisë”, tha lideri rus. Deklarata vjen vetëm dy ditë pasi Donald Trump u zgjodh presidenti i 47 i Shteteve…
Kryeministri Edi Rama dhe homologu hungarez, Viktor Orban zhvilluan një deklaratë për mediat, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Budapest. Orban tha se Europa ka nevojë për paqe dhe për këtë nuk mund të presë SHBA-të. “Duam paqe në Europë, s’mund të presim SHBA”, tha Orban. Kryeministri Edi Rama përshëndeti punimet e këtij Samiti, duke thënë se ishte një forum i mirë për shkëmbim idesh. Rama tha gjithashtu se Shqipëria do të punojë që të presë mbledhjen e radhës të këtij Samiti në Tiranë. Po ashtu theksoi se Putin ishte një prej tyre sepse zgjoi fort…
Këtë të enjte u mbajt mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Hungari, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë gjatë një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun hungarez Viktor Orban, u shpreh se vendi i Shqipërisë është në BE. ”Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është padyshim në Europë, që do të luftojmë çdo ditë. Jemi në bisedime për anëtarësim dhe shpresojmë se do jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade”, tha Rama.
41-vjeçari Ilir Çami plagosi me thikë një ditë më parë ish të dashurën e tij në lagjen nr. 4 në Korçë, pranë vendit të njohur si “Trekëndëshi”. ”Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”,-mësohet të ketë thënë. Goditja me thikë ishte sga finale e një krimi pasioni, pasi Çami e ka përndjekur Manderina Çelën dhe ishte arrestuar më…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Romë, ku u prit nga homologu Guido Crosetto. Gjatë bashkëbisedimit me homologun e tij, Ministri Vengu i shprehu mirënjohjen për angazhimin e tij dhe ekipit të tij në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Ministri Vengu theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me Italinë, veçanërisht në kontekstin e sfidave të përbashkëta në hapësirën Adriatiko-Joniane dhe në vigjilencën e përbashkët për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij takimi, dy ministrat shprehën vendosmërinë që partneriteti i natyrshëm strategjik, nën impulsin edhe të dy Kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama, të prodhojë efekte edhe…