Author: tirana

Një mjet është përmbysur pak minuta më parë në rrugën nacionale Zenisht-Urakë. Burime pranë Komisariatit të Policisë Mat bënë me dije se janë plagosur tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit L.M, banues në qytetin e Burrel. Shumë shpejt në vendngjarje mbërriti zjarrëfiksja e Matit e cila nxori tre udhëtarët nga makina. Sakaq ambulancat e spitalit bashkiak “Xhavit Mara” kryen transportimin e të lënduarve. Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, Sue Preenen dhe ekipin e saj, gjatë vizitës së tyre në SPAK. Të dy palët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimin e tij në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dumani përshëndeti arritjet e deritanishme, të cilat kanë krijuar një themel të fortë në adresimin e çështjeve dhe avancimin e hetimeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Holandës. Znj.Preenen e cilësoi mbresëlënëse punën e suksesshme dhe rezultatet e shënuara nga SPAK në një kohë të shkurtër, prej themelimit të këtij institucioni. Gjatë takimit…

Read More

Donald Trump, fitues në zgjedhjet presidenciale do të ketë gati ekipin për drejtimin e SHBA-së për 4 vitet e ardhshme. Një nga emrat që po merret në konsideratë për një pozicion të rëndësishëm është Richard Grenell, një këshilltar i ngushtë i Trumpit për çështjet e politikës së jashtme. Grenell ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit. Një takim i vitit të kaluar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përfshiu gjithashtu Grenellin, duke theksuar lidhjet e tij të forta me liderë të huaj. Personaliteti i tij shpeshherë…

Read More

Ajo do të jetë Zonja e Parë e SHBA-së për herë të dytë. Melania Trump shkaktoi një rrëmujë të vërtetë ditën e zgjedhjeve, pasi shumë njerëz filluan të aludojnë rreth pamjes së saj. Melania ka qenë shpeshherë në qendër të teorive të çuditshme konspirative për pamjen e saj, por interneti duket se është më i bindur se kurrë këtë herë. Njerëzit krahasuan fotografi të saj nga dita e zgjedhjeve me dalje të mëparshme publike për të bërë dallimet mes tyre, duke këmbëngulur që gruaja pranë Donald-it nuk ishte Melania e vërtetë. Ata përmendën ndryshime të dukshme në fytyrë, përfshirë mollëzat…

Read More

Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunimin, që vepron nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2””. Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha gjatë fjalës së tij se marrëveshja ndihmon në funksionimin e bashkive, ku nënvizoi sistemin për matjen e performancës vendore. “Marrëveshja ka disa programe që ndihmojnë pushtetin vendor për mirëfunksionimin e tyre. Do ketë disa grante për…

Read More

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Nezar Seitit, pasi kërkoi heqjen e masës së sigurisë. Nezar Seiti kishte paraqitur më 31 tetor 2024 kërkesën zëvendësimin e masës së sigurimit, por GJKKO e rrëzoi. Ai njihet edhe si financier i ”Habilajve”. Nazer Seiti është ekstraduar në Itali në Janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes tyre Moisi Habilaj. “Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar…

Read More

Brukseli ka konfirmuar objektivin që negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë të mund përfundojnë deri në fund të vitit 2027. Ky objektiv u paraqit edhe nga qeveria shqiptare pak ditë më parë. ”Do të jetë një fitore e madhe për Shqipërinë, por edhe për ne, kur ky shtet të anëtarësohet në familjen evropiane. Besoj se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2027. Shqipëria ka ecur me hapa pozitive përpara në rrugën e reformave. Duhet që arritjet e Shqipërisë të merren si shembull nga shtetet e tjera të rajonit”,-tha Komisionerja e re për Zgjerimin, Marta…

Read More

Ngjarje tronditëse është çfarë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht për 4 vite me radhë nga shoku i babait të saj. Pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe psikologut, është bërë ekspertiza mjeko ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual. Ndërsa Edison Shema ndodhet ende në arrati, bashkëshortja e tij ka folur jashtë kamerave duke mohuar akuzat, teksa u shpreh se është çështje inati. ”Nuk ndodhesha në shtëpi për dy ditë pasi më lindi motra. Më erdhi policia në shtëpi dje por nuk më thanë asgjë se për çfarë…

Read More

Kalifornia dhe Los Angelos vijon të digjet në ditën e dytë radhazi nga një zjarr i madh. Zjarri, i favorizuar nga erërat e forta ka dëmtuar dhjetëra shtëpi duke detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Zjarri, i cili “u rrit” brenda disa orësh, nxiti urdhra evakuimi për më shumë se 10,000 njerëz të mërkurën, pasi kërcënoi 3,500 ndërtesa dhe struktura në komunitetet periferike dhe zonat bujqësore rreth Camarillo, tha në një deklaratë guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom. Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar se paralajmërimi për kushte të rrezikshmërisë së lartë nga zjarri do të qëndrojë në…

Read More

Goditen 3 raste të kontrabandës së mallrave dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas që tentuan secili të kontrabandonin nga Maqedonia e Veriut, 600 litra naftë që e kishin fshehur në depozita shtesë në kamionët që drejtonin. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur tre raste të veprimtarisë kriminale në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç…

Read More

Një 38-vjeçar ka kërkuar ndihmën e policisë së Durrësit për gjetjen e bashkëshortes e cila është larguar nga banesa. Policia vendore bën me dije se është informuar nga bashkëshorti i saj një ditë më parë dhe po punon për gjetjen e gruas së tij që deklarohet nga familjari i saj se është larguar mëngjesin e 5 nëntorit nga banesa. Isnie Selxhaferri, 38 vjeçe, është nënë e dy fëmijëve, njëri prej të cilëve vetëm një muajsh. Dyshohet se gruaja është në gjendje depresive pas lindjes (post partum), një gjendje që prek një pjesë të grave pasi sjellin në jetë një foshnje.…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbërritur në Hungari ku është pritur nga homologu i tij Viktor Orban. Shefi i qeverisë do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Hungari ditën e sotme, ku liderët do të diskutojnë sfidat e sigurisë në Evropë në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë. Temë tjetër diskutimi do të jetë konflikti në Lindjen e Mesme, emigracioni i paligjshëm, siguria ekonomike apo energjia. Në një konferencë për mediet, Rama tha se rikthimi i Trump mund të jetë i mirë për Evropën. Rama: Përvoja më thotë që kur ishte President dhe të…

Read More