Edhe seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me tensione mes shumicës dhe opozitës Që në nisje, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentares Elisa Spiropali. “Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet kushtetuese Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozit”, tha Bardhi. Deputeti i opozitës, Dashnor Sula,…
Author: tirana
Erisa Xhixho, deputetja e PL-së ka hedhur akuza të rënda drejt ministrit të Brendshëm. Deputetja Xhixho tha se ministri Hoxha ka urdhëruar forcat special të ndalojnë dhe të rrethojnë deputetët e opozitës. Xhixho renditi edhe një herë kërkesë-informacionin për arrestimin e Metës. Ajo shtoi se sot është afati i fundit, ndryshe do të bëjnë kallëzim penal Xhixho: Sa i përket ngjarjeve të ndodhur në Parlament është shkelur në mënyrë të padrejtë. Ministri Hoxhës ka urdhëruar forcat speciale në kundërshtim me ligjin për të rrethuar deputetët e opozitës. Ju dukem unë njeri i rrezikshëm? Apo deputetët e opozitës? Ministër i Brendshëm…
Mbas futjes në garë për drejtor qarqesh bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ilir Proda ka dhëne urdhër për drejtorinë e standardeve që të administroje në një dosje personale performancën e çdo drejtuesi që konkurron. Siç bëhet me dije nga burime të Anila Hoxhës pranë drejtorisë së standardeve përmes këtij urdhri numri një i Policisë së Shtetit kërkon që të vlerësohet realisht performanca mbi bazën e treguesve nominale te realizuar nga gjithsecili në detyrën që ka ushtruar më parë. Kjo do të thotë se komisioni do të ketë do ketë të përshkruar performancen e kandidatëve…
Një person është gjetur i plagosur me thikë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës pranë një qendre tregtare. Dyshimet e para janë se ky person është vetëplagosur. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën dhe për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me plagosje apo vetëplagosje me thikë.
Në vitet e fundit, një valë e re e platformave sociale ka fituar popullaritet. Një prej këtyre platformave është BeReal, e cila ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e brezit Gen Z, duke sjellë një qasje më autentike dhe më të sinqertë se Instagram-i. Por përse po ndodh ky zëvendësim? Çfarë e bën BeReal dhe platforma të ngjashme kaq tërheqëse për këtë brez? Brezi i ri është rritur në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe perfekte dhe të kuruara. Instagrami, i cili fillimisht ishte një platformë për ndarjen e momenteve të përditshme, është kthyer në një hapësirë ku…
Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur sërish me tensione dhe kaos. Deputetët e opozitës nuk i kanë kursyer tonet e ashpra ndaj pjesës tjetër. Blendi Klosi është shprehur se Partia socialiste do të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme në pranverë. Sekretari i Përgjithshëm i PS e cilëson kaosin që shkakton opozita si vepër penale. Klosi: Nuk e kuptojë, u tërhoqët nga politika që ndoqët, u tërhoqët nga mosbindja civile, u tërhoqët nga djegia e karriges. Djegia e karriges është një vepër penale. Sa herë të bëni politikë me dhunë do të dënoheni prap. Ju dëgjon ligji. Ne do…
U paraqit në ASHK Berat dhe Skrapar, si prokuror i SPAK-ut, me qëllim marrjen e akteve origjinale të dosjeve që Prokuroria e Beratit kishte në hetim, vihet në pranga 48-vjeçari. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas iu merrte para qytetarëve të ndryshëm, duke i mashtruar se ishte prokuror në SPAK. 48-vjeçari është dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, pasi ka mashtruar disa shtetas duke u prezantuar si funksionar publik. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas informacioneve të marra se një shtetas përvetësonte shuma parash, nëpërmjet mashtrimit, organizuan…
Vijon me debat dhe me tone të larta seanca e sotme plenare. Deputeti i PD-së, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se mosbindja civile nga opozita do të vazhdojë, ndërsa shtoi se janë në Parlament për betejë. Noka ka krahasuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali si “Nafija” një personazh në filmin “Gjuetia e fundit”. Ndërkohë Spiropali ironizoi Nokën duke i’u përgjigjur “Na kishe munguar në këtë foltore, i ke pak të vjetëruara këto metaforat”. Pjesë nga debati: Noka: Nuk pranojmë asnjë këshillë nga hajdutët. Teksa dëgjojmë çfarë flasin rilindasit këtu, bindesh që vetëm një rrugë ka për t’u marrë…
Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë në hyrje të Shkodrës. Nuk dihen ende shkaqet teksa nga vendi duke shtëllunga të mëdha tymi.Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Po kështu policia ka larguar banorët nga vendi i ngjarjes për të shmangur rreziqet.
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre. Konsumi i tepërt i arrave në një periudhë afatgjatë mund t’ju shëndoshë, thonë ekspertët. Sipas të dhënave të bazuar në studime të nutricionistëve, racioni ideal ditor i arrave është 28 gramë ose 7 arra. Efektet anësore të ngrënies së tepërt të arrave Probleme me stomakun Fibra është shumë e mirë për sistemin tretës dhe mirëqenien tuaj. Një grusht me arra ofron 2 gramë fibër, një sasi që nuk shkakton probleme në organizëm. Por nëse ju tashmë…
Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai është kapur me nëntë doza kokainë, të paketuara dhe gati për shitje. Sipas medieve të huaja, ai u ndalua nga policia në qendrën historike të Sansepolcro, pasi ra në sy të oficerëve teksa ecte në rrugë në mënyrë të dyshimtë. Pasi i gjetën kokainën në xhepa, policia konfirmoi se 44-vjeçari kishte fshehur edhe një thikë në xhepin e xhaketës. Shqiptari është shoqëruar menjëherë në kazermën në Via del Prucino për formalitetet e ndryshme, ku më pas është arrestuar për posedim droge dhe armëmbajtje pa arsye. 44-vjeçari nuk ishte i…
Deputeti i PD, Dashnor Sula është shfaqur ndryshe sot në ambientet e Kuvendit. Siç shihet edhe në këto pamje, Sula është paraqitur në Kuvend në mënyrë simbolike me veshje burgu dhe me pranga në duar. Në veshjen e tij ai mbante të shkruar një parullë me mbishkrimin “Stop dënimit politik”.