Author: tirana

Banka e Shqipërisë ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, duke e çuar këtë tregues në nivelin 2.75%. Guvernatori Gent Sejko tha se Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo lëvizje do të krijojë kushte monetare më të përshtatshme për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë mbi inflacionin në të ardhmen. ”Të ulë me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 3% në nivelin 2.75%; të ulë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 2% në nivelin 1.75%; të ulë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të…

Read More

Këtë mbrëmje, qytetarët e Tiranës janë mbledhur për të ndezur qirinj në kujtim të viktimave të akteve kriminale në Shqipëri, para Ministrisë së Brendshme. Protesta e cila ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe më shumë siguri, vjen pas ngjarjes tragjike të Shkodrës ku katër persona humbën jetën, përfshirë një çift bashkëshortësh të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje me incidentin. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm Shkodrën, por të gjithë vendin, duke i shtyrë qytetarët të kërkojnë veprime më të forta për parandalimin e krimeve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Ata kërkuan rritjen e masave të sigurisë dhe…

Read More

Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të riformulojë politikën e jashtme të SHBA-së, duke premtuar ndryshime potencialisht radikale në fronte të shumta, ndërsa lufta dhe pasiguria kanë pushtuar pjesë të ndryshme të botës. Gjatë fushatës së tij, Trump bëri premtime të mëdha politike, shpesh pa detaje specifike, bazuar në parimet e mosndërhyrjes dhe proteksionizmit tregtar – ose siç e thotë ai, “Amerika e para.” Fitorja e tij sinjalizon një nga ndërprerjet e mundshme më të rëndësishme në shumë vite në qasjen e Uashingtonit ndaj punëve të jashtme në mes të krizave paralele. Rusia, Ukraina dhe NATO Gjatë…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një vendim për shtesën e fondit në buxhetin e vitit 2024 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas këtij vendimi, KQZ do të marrë një fond shtesë prej 20.9 milionë lekësh, të cilat do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve përgatitore që i paraprijnë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Shtesa e fondit do të kontribuojë në përgatitjen e KQZ për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Ky fond shtesë do të financohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024. Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë ngarkuar me…

Read More

Richard Grenell, njeriu kyç i Trump për politikën e jashtme, ka shpërndarë në Instagram një postim nga Ballkani. Bëhet fjalë për postimin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. Në postim shkruhet: Urime Presidentit Trump për rikthimin historik dhe më shumë se të merituar. Përgëzime Partisë Republikane që e ngjyrosi me të kuqe krejt vendin! Vijon pastaj një pjesë dedikuar Grenell me fjalët: Falënderime të mëdha për mikun tim të dashur Richard Grenell për rishkrimin e rregullave të lojës edhe njëherë tjetër. Ja ku jemi për një katërvjecar të ardhshëm të begatshëm në bashkëpunim”. Denion Meidani, është…

Read More

”Biden mban përgjegjësi të madhe për humbjen e Kamala Harris në zgjedhje presidenciale”. Një burim nga ekipi i zëvendëspresidentit e tha këtë për CNN. Donald Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara! Një rikthim i jashtëzakonshëm për një ish-president që refuzoi të pranonte humbjen katër vjet më parë, shkaktoi një kryengritje të dhunshme në Kapitol, u dënua për akuza të krimit dhe u mbijetoi dy atentateve. Me fitoren në Uiskonsin, Trump siguroi 279 vota elektorale nga 270 që ishin të nevojshme për të siguruar presidencën. Ndërsa Kamala Harris arriti të marrë 223 vota. Fitorja e tij u konfirmua…

Read More

Reperi Noizy është liruar nga Policia e Kosovës, dhe kjo 24 orë pas vetëdorëzimit. Lajmin e ka dhënë vetë artisti përmes një video të publikuar në Instagram. ”Respekte për drejtësinë e RKS! Rroft Trump”,-shkruan Noizy krah videos. Ai së bashku me 7 persona të tjerë, akuzohet se dhunoi Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit. View this post on Instagram A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Read More

Ish-komandoja Neim Avdulaj, mësohet se këtë të mërkurë është futur në regjimin 41 biss, për një vit. Avdylaj u fut në këtë regjim pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Avdulaj u arrestua dhe u hetua nga krimet e rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar. Ai ka treguar para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave, duke treguar se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të…

Read More

Këtë të mërkurë, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës nisi me një minutë heshtje në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 28 tetor me katër viktima. Në atë atentat u vranë shtetasit Hamza Lici, Arlind Bushati, Bashkim Basha dhe Flutura Basha. Këshilltarja e PD-së, Glorja Shllaku propozoi mbajtjen e minutës së heshtjes në fillim të kësaj mbledhje që kreu i këshillit Oltion Luli e pranoi duke ftuar këshilltarët që të respektojnë këtë kërkesë. Autorët e ngjarjes së rëndë, tashmë me katër viktima, janë ende të paidentifikuar.

Read More

Republikani Donald Trump është fituesi i zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar një rikthim të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, i hedh një vështrim politikave të kaluara të Presidentit Trump dhe qëndrimit aktual për të ofruar një pasqyrë se si mund të jetë presidenca katërvjeçare e republikanit Trump. Ish Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë. Ashtu si Presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, Presidenti Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45 dhe 47 i Shteteve të Bashkuara. Por…

Read More

Ish-presidenti republikan George Bush ka uruar Donald Trump për fitimin e mandatit presidencial për 4 vitet e ardhshme. Megjithëse i përkasin të njëjtës familje politike republikane në SHBA, raportet mes të dyve nuk kanë qenë pozitive. Bush uron Trump gjithashtu dhe zv.presidentin e ri JD Vance. ”Uroj presidentin Trump për zgjedhjen si president ii 47-të i SHBA, gjithashtu dhe zv.presidentin JD Vance dhe familjet e tyre”. Nga ana tjetër Bush falenderoi Kamala Harris dhe Joe Biden për shërbimin e tyre.

Read More

Atilla Kardesh la sot garën në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”. Mirëpo, largimi i tij ishte me shumë të papritura. Atilla surprizoi banorët dhe publikun me një mesazh të koduar, të drejtuar aktorit, Rezart Veleshnja. Teksa po i përshëndeste të gjithë banorët për herë të fundit, Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë. “Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla, duke lënë të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku…

Read More