Politikanët dhe krerët e shteteve nga Ballkani Perëndimor menjëherë uruan Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Presidenti Bajram Begaj ka uruar Donald Trump për fitoren përmes një postimi në platformën ‘X’. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e uroi republikanin Donald Trump për fitoren e shpallur në garën presidenciale kundër demokrates Kamala Harris në SHBA. “Pres me padurim të punoj me administratën e re, për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike”, shkroi presidentja Osmani në X. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar republikanin Trump: “Urime Donald Trump për fitoren tuaj. Së bashku, përballemi me sfidat…
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve nga seancat plenare mes tyre dhe Bardhin. Për të ky vendim është e drejta e betejës së deputetëve të përjashtuar për të kthyer kushtetueshmërinë në Kuvend. Ai dënon edhe një herë rrethimin e Kuvendit me gardhin metalik dhe me Gardën e Republikës për të mos lejuar hyrjen e deputetëve. Shkrimi i plotë Dënimi PA LIGJ i opozitës, konfirmuar sot edhe nga Gjykata, provon drejtësinë e betejës së deputetëve të PD për të kthyer…
Kryeministri Edi Rama ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ambasadori i ka sjellë edhe një tunikë, të cilin e veshi në shenjë falenderimi për ftesën miqësore. “Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës…
Roja i plantacionit dhe 5 punonjës kultivimi, të gjithë shqiptarë duhet të shkojnë në burg për 24 muaj. Ata gjithashtu duhet të paguajnë një gjobë prej 8,000 euro dhe një konfiskim prej 10,000 euro pas një vendimi të Gjykatës në Belgjikë. Më 15 mars 2022, topi filloi të rrotullohej kur policia mori një informacion për një plantacion marijuane në shkallë të gjerë në një magazinë në Lanaken. Pas një matjeje të imazhit termik dhe një vëzhgimi, oficerët vendosën të bastisnin magazinë më 23 mars 2022. Atje, oficerët gjetën jo më pak se 2.824 bimë, të shpërndara në katër zona në…
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka vjedhur një portofol në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur në një kafene në stacionin kryesor të trenit të Dyseldorfit, ku autori fillimisht ka vëzhguar në mënyrë të padukshme viktimën 59-vjeçare. Në një moment të volitshëm ka marrë në çantën e gruas portofolin me 167 euro. Hetuesit civilë nga Policia Federale kanë mundur të vëzhgojnë ngjarjen dhe kanë arrestuar autorin menjëherë në stacionin e metrosë. Malli i vjedhur i është kthyer viktimës falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë federale. Ndaj 52-vjeçarit ka nisur procedimi penal dhe të hënën, 4 nëntor është caktuar seanca e paraburgimit.…
Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin per perjashtimin e 23 deputeteve te opozites per 40 deri në 60 ditë. Deputetët e PD-së kishin ankimuar vendimin për përjashtimin e tyre në gjykatë dhe sot fituan betejën kundër Kuvendit. Nesër të gjithë deputetët përfshi Flamur Nokën e Gazment Bardhin do të marrin pjesë në seancë plenare. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, dhe aplikohet menjëhere. 23 deputetë të opozitës u përjashtuan 40 deri në 60 ditë pas seancës së 30 shtatorit ku dogjën karriget në oborrin e parlamentit.
Në Mëzez të Tiranës është ferma e parë e karantinuar nga gripi i shpendëve, H5NI. Një sëmundje kjo me pasoja shkatërruese për mbarështuesit e shpendëve. Aty ku ndodhin shpërthime, shpesh ndiqet politika e asgjësimit të shpendëve, qofshin këta të prekur apo jo, një gjë e tillë bëhet me qëllimin e vetëm që të parandalohet përhapja e mëtejshëm e gripit në zonën përreth. Si fillim në këtë fermë që e posedon Irakli Nela, kanë ngordhur dy pula fushe, ku analizat në ISUV kanë treguar se këto shpendët ngordhën nga gripi i shpendëve. Menjëherë veterinerët kanë bërë dhe asgjësimin e pulave të…
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësira publike, i njohur gjerësisht si “ndalimi i burkave”, do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2025-tës, tha qeveria zvicerane të mërkurën. Ky ndalim, që kaloi me një dallim të vogël votash në një referendum të vitit 2021 dhe që u dënua nga shoqatat myslimane, u inicua nga i njëjti grup që organizoi ndalimin e minareve të reja në vitin 2009. Këshilli Federal qeverisës tha në një deklaratë se ka vendosur datën e fillimit të ndalimit dhe se kushdo që do ta shkelë atë pa të…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka mbledhur Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik në vijim të punës për miratimin e hartave të përditësuara për ushtrimin e veprimtarisë si “Stacion plazhi”, takim në të cilin u njoftua edhe data e hapjes së aplikimeve që do të jetë 15 nëntori. Ministrja Kumbaro në fjalën e saj përpara anëtarë të KMST, bëri me dije ndryshimet e refelektuara në rregulloren e re për menaxhimin e stacioneve të plazheve, ku vuri theksin se vetëm strukturat akomoduese të hotelerisë mund të aplikojnë për stacione plazhesh dhe do të jenë bashkitë ato që do të…
Anija italiane ‘Libra’, e përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri, ndodhet aktualisht në lundrim me 8 emigrantë drejt vendit ballkanik, konfirmuan burime nga Italia. Anija u nis natën e kaluar me destinacion Shqipërinë dhe pritet të mbërrijë të enjten ose të premten, në varësi të kushteve të motit, sipas të njëjtave burime. Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për të pritur në det të hapur disa emigrantë – burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta dhe për t’i…
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë. Mesohet se aksidenti ndodhi rreth orës 08:45, ku shtetasi L. K., 46 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. (foto ilustruese) Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. K., i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe AMP po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen në Korçë. Gazetarja Lorena kodra raporton se autori ka qenë duke kaluar në rrugë në lagjen 4 të qytetit, kur ish-partnerja e tij e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më. Në atë moment, konflikti është agravuar dhe Ilia Cani ka nxjerrë thikën duke e plagosur ish partneren. Sipas informacioneve, autori Ilia Cani ka qenë i dënuar më parë edhe për përndjekje. Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M.…