Author: tirana

Me 279 vota elektorale, që sipas projeksioneve tashmë i ka të siguruara nga 270 që nevojiten për të marrë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është në rrugën e kthimit në presidentin e 47-të të SHBA-së, dhe në të parin kryetar të shtetit amerikan në 100 vjet që merr një mandat të dytë presidencial jo të njëpasnjëshëm. Marrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë një rikthim i jashtëzakonshëm për Trump pas disfatës përballë Joe Bidenit në zgjedhjet e 2020-tës. Turma e mbështetësve të tij u elektrizua kur Fox News projektoi fitoren e Donald Trumpit në këtë garë tejet të ngushtë…

Read More

Nga New York, gazetari Blendi Fevziu dhe analisti Berat Buzhala komentuan rikthimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për Fevziun, 3 pikat kyçe në të cilat u bazua fushata e Trump i bëri amerikanët që ta votëbesonin. Fitoren e tij e cilësoi spektakolare. ”Ai ka fituar edhe votën popullore dhe ka bërë një fitore spektakolare. Rrezikon të fitojë në 7 shtete kryesore. Ka arritur një fitore që prej kohësh amerikanët se kanë patur në këto përmasa. Ka rikthyer Senatin, Kongresin dhe njëkohësisht Presidentit me një diferencë të votës popullore dhe të Kongresit Zgjedhor. Pjesa më e madhe…

Read More

Banka e Shqipërisë bën me dije se ka ulur me 0.25% normën bazë të interesit për lekun duke e çuar atë në 2.75%. Kjo është hera e dytë që Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qëndrore vendos të zbusë politikën monetare. Me 0.25%, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit për lekun në fillim të korrikut. Kjo vendimmarrje për herë të parë që nga shkurti i vitit 2022. Vitet e fundit leku ka forcuar pozitat e tij përballë monedhave ndërkombëtare, duke ‘mposhtur’ edhe euron në tregun ndërkombëtar. Ky forcim i monedhës vendase besohet se ka ardhur për shkak të hyrjes së…

Read More

Seriali misterioz amerikan Simpsons duket se ka dështuar për herë të parë në parashikimet e tij për të ardhmen pasi Kamala Harris humbi në tentativën e saj për t’u bërë presidente. Programi i njohur ka krijuar një reputacion për parashikimin e ngjarjeve të rëndësishme, që prej rritjes në pushtet të Donald Trump, te teknologjitë e reja si celularët dhe orët inteligjente, skandalin e korrupsionit në FIFA, dhe të tjera që mbeten për t’u realizuar, shkruan rrjeti Daily Mail. Muajin e kaluar në rrjetet sociale u shfaq një episod i serialit i transmetuar në 19 mars 2000, me titull “Bart to…

Read More

Ishte Joe Biden, jo Kamala Harris, ai që humbi këto zgjedhje. Kjo është teza që po qarkullon mes mbështetësve të Kamala Harris dhe që po përhapet. Edhe Donald Trump, i cili përpara fitores së tij historike në zgjedhje, e përqëndroi fushatën e tij në dështimet e administratës në largim. Zonja Harris vetëm pagoi kostot lidhur me vendimet e këqia, qoftë nga rritja e kostos së jetesës apo rritja e niveleve të imigracionit. Gjatë gjithë fushatës së saj, më e shkurtra historikisht, zonja Harris nuk ishte në gjendje të ndante lidhjen e saj me ish-shefin e saj. Përpjekja e ndërprerë e…

Read More

Është rrëzuar kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Kushtetuese, Marsida Xhaferllari nga shyqrtimi i ankimit për masën e sigurisë detyrim paraqitje si antikushtetuese. Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi. Vendimi për rrëzimin e kërkesës së Berishës është marrë me shumicë votash. Seanca për Berishën do të mbahet më datën 19 nëntor.

Read More

Në Tiranë një problem që nuk ka gjetur zgjidhje po vijon. Dyfishohen aksidentet nga skuterat në rrugë. Alarmi vjen nga mjekët e spitalit të Traumës të cilët çdo ditë përballen me të paktën dy trauma nga aksidentet me këto mjete elektrike. Vetëm vitin e fundit kanë përfunduar në spital 554 pacientë, kryesisht të rinj, ku krahas traumave të rënda janë shënuar dhe humbje jete. Nëse mjekët i bëjnë apel të rinjve për kujdes të shtuar në rrugë, ekspertët e qarkullimit rrugor janë më të ashpër në qëndrimin e tyre. Gëzim Hoxha bën përgjegjëse policinë që sipas tij jo vetëm ka…

Read More

Pas kritikave të forta, Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit ka lënë shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, dy ditë pasi u bë banor. Ky vendim vjen pas një reagimi të fortë publik nga shoqëria civile dhe institucione të ndryshme, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë. Atilla vullnetarisht ka lënë shtëpinë, teksa pati disa fjalë për banorët dhe ish-bashkëshorten e tij, duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet eventuale apo edhe urrejtja mes tyre të futën nën “dhe”, duke shikuar të ardhmen për fëmijët e tyre. ”Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me…

Read More

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i dërgoi pak ditë më parë një letër donatorëve që monitorojnë reformat e Shqipërisë. Në letrën e tyre thuhej të mos merrej për ekspertizë për Shqipërinë, Linda Rama, pasi sipas tyre cënon besueshmërinë e raporteve, ndodhet në konflikt interesi. Letra i është nisur të gjitha bordeve të donatorëve që bëjnë raporte monitorimi për Shqipërinë, me autore Linda Rama. Kombet e Bashkuara në Shqipëri, në një qëndrim publik, theksojnë se UN Albania është e angazhuar për një proces rekrutimi transparent dhe të paanshëm, i organizuar sipas praktikave më të mira të përcaktuara. Reagimi i plotë UN…

Read More

Një tjetër grua ra viktimë e dhunës nga bashkëshorti. Manderina Çela, gruaja e plagosur në Korçë nga ish-partneri i saj, është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ilir Çami e ka goditur më së shumti në pjesën e qafës, duke i shkaktuar plagë të rënda. E plagosura ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Korçës. Për momentin, bëhet me dije vetëm se gjendja e saj është e rëndë, por e stabilizuar. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që të dërgohet në kryeqyet për mjekim të specializuar. ”Futeni brenda në burg, mos e nxirrni më. Çupa e…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani vijon që të takohen me homologët në vendet kur bandat dhe kriminelët shqiptarë janë problem. Një delegacion prokurorësh belgë që ndodhen për një vizitë dy ditore në Shqipëri, me në krye Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, Ann Fransen dhe Prokurorin Federal, përgjegjës të seksionit në luftën kundër krimit, Geert Schoorens kanë zhvilluar një takim me Dumanin. Prokuroria e Posaçme përmes një njoftimi për mediat bën me dije se mes tyre është diskutuar mbi angazhimin e përbashkët për ta ngritur në nivele më të larta bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar. Dumani theksoi përkushtimin…

Read More

Trump e ka bërë përsëri. Sondazhet kishin të drejtë: Trump përballë Harris ishte një garë e ngushtë me një epërsi të lehtë për Trump, duke siguruar shtetet e jugut dhe duke fituar shtetet më industriale në veri. Një përsëritje e vitit 2016, ndoshta edhe më vendimtare. Ndërsa fituesi vazhdonte të fliste në mikrofon, “të gjithë mendojmë se fëmijët tanë janë të mrekullueshëm”, analistët nuk donin t’u besonin veshëve të tyre. Atmosfera në televizorin tim tani është si në zi, gjë që është më së shumti për të qeshur. Si mundi Trump-i i çmendur nën akuzë për shumë krime të fitojë…

Read More