Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi të mërkurën vonë se e ka shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner, gjë që mund ta minojë koalicionin qeverisës trepartiak, i cili varet nga partia pro-biznesit e Lindnerit. Scholzi e bëri të ditur vendimin përmes një konference për media, pas disa javëve mospajtimesh në mesin e partnerëve të koalicionit për gjetjen e një mënyrë për ta forcuar ekonominë e dobësuar të vendit. Ai gjithashtu njoftoi se do të kërkojë votëbesim në janar. “Ndihem i detyruar ta ndërmarr këtë hap për ta parandaluar dëmtimin e vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri efektive, e…
Author: tirana
Gjashtë persona janë arrestuar në kryeqytet në lidhje me vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për veprat penale të dhunës në familje, apo drejtimin e mjetit nën efektin e drogërave dhe alkolit. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: – A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij; – L. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. V., 51 vjeç, banues në Krujë, për veprat…
Këshilli i Ministrave ka hapur procedurën e aplikimeve për mandatin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Vendi vakant është krijuar me përfundimin e mandatit të anëtarit që mban edhe pozicionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues, Tomi Frashëri. Frashëri u zgjodh në krye të këtij institucioni në vitin 2019, duke zëvendësuar ish-kryetarin, Ilir Zela. Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë. Kuvendi cakton kryetarin,…
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump bëri premtime të mëdha për atë që mund të pritej nëse ai do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë. “Me mbështetjen tuaj, ne do ta kthejmë fuqinë, dominimin, prosperitetin dhe krenarinë e vendit tonë”, tha Trump dy javë para ditës së zgjedhjeve. “Kjo do të jetë epoka e re e artë e Amerikës”. Tani që Trump e ka fituar një mandat të dytë si president, çfarë mund të pritet nga administrata e tij e re? Përgjigjja për këtë pyetje varet shumë nga ajo se kë e pyesni. Mbështetësit e Trumpit besojnë se ai…
Shtetet e Bashkuara zgjohen nga Trumpizmi: rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA nuk mund të ishte më i qartë. Donald Trump fiton mbi 300 elektorë dhe 51% të votave popullore. Ai është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, pas një rikthimi të paprecedentë. Në partinë republikane në Palm Beach ai i premton popullit të tij “një epokë të re të artë”. “Unë do të ndaloj luftërat”, thotë ai dhe prokurori negocion përfundimin e gjyqeve kundër tij. Musk është atu, ai do të ketë një rol kyç në qeverinë e re. Burrat, latinët, të rinjtë dhe shtresa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.7 lekë dhe do shitet me 91.9 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.
Kuvendi zhvillon sot seancë plenare, ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”. Kuvendi gjithashtu do të diskutojë edhe projekvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projekvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar. Ndërkohë që pritet edhe rikthimi i deputetëve të përjashtuar të PD në seancë, pasi Gjykata Administrative shpalli dje vendimin në lidhje me ankimimin e deputetëve…
Kjo e enjte parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërkohë këtë mëngjes temperaturat kanë shënuar rënie nën vlerat 0. Dibra është qyteti i parë, i cili këtë mëngjes ka qenë me -1 gradë Celsius, e pasuar më pas nga Kukësi me 0 gradë Celsius. Gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të shënojnë 24 gradë. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 6 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 1 ballë.
Dashi – Është një ditë e mrekullueshme për romancë! Përhapeni buzëqeshjen tuaj për të gjithë sot, dhe të jeni të sigurt se do të ndiheni të lumtur. Kjo është një ditë për ndjenjën e gëzimit të jetës. Demi – Marrëdhëniet personale duhet të jenë përparësia juaj kryesore dhe kjo mund të nënkuptojë braktisjen e betejave të egos për të siguruar harmoni dhe siguri. Mos e humbisni fokusin nga gjërat që ju sjellin stabilitet. Binjaket – Tregojeni personalitetin tuaj në çdo moment. Sa herë që do të bësh dikë të qeshë, do të merrni një dozë tjetër energjie. Në çështjet ekonomike,…
Tre persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar nga autoritetet në Korçë Policia njofton se këta shtetas, u kapën duke luajtur lojëra fati në një lokal të paregjistruar në organet tatimore, që e kishte marrë me qira dhe e administronte shtetasi A. M. Njoftimi: Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adaptimi”. Zbulohet një lokal i paregjistruar në organet tatimore, që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit. Vihen në pranga 3 shtetas (njëri prej tyre administratori i lokalit) dhe procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në këtë lokal, duke…
Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisionit të Sigurisë, ku do të diskutohej buxheti për Shërbimin Informativ Shtetëror. Ka qenë mosprezenca e Drejtoresh së SHISH Vlora Hyseni ajo që ngjalli debate, pasi deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se SHISH duhej të prezantohej në një nivel më të lartë dhe jo drejtore drejtorish. “Kjo që po kërkoj unë ka të bëjë me dinjitetin e institucionit. Drejtorja e SHISH pothuajse e ka anashkaluar Kuvendin që prej momentit kur është emëruar. Komisioni për Sigurinë Kombëtare është i vetmi institucion që mbikëqyr SHISH-in dhe ky institucion…
Me 292 vota elektorale, Donald Trump po vijon një fitore të thellë dhe bëhet kështu i pari kryetar i shtetit amerikan në 100 vjet që merr një mandat të dytë presidencial jo të njëpasnjëshëm. Marrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë një rikthim i jashtëzakonshëm për Trump pas disfatës përballë Joe Bidenit në zgjedhjet e 2020-tës. Turma e mbështetësve të tij u elektrizua kur Fox News projektoi fitoren e Donald Trumpit në këtë garë tejet të ngushtë presidenciale, të cilësuar si historike. Donald Trump ka fituar shumicën e votave elektorale dhe do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së,…