Donald Trump është pranë rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka arritur të fitojë zgjedhjet përballë zv.presidentes Kamala Harris dhe në shtetet e lëkundura. Trump kryeson me 277 vota elektorale, Harris 226! Mbështetësit e ngazëllyer të Donald Trump, kanë filluar festën në disa pjesë të SHBA-së, ndërsa zgjedhja e tyre për president po ecën përpara në rezultatet e parashikuara. Disa kanë veshur kapele Maga (Make America Great Again – slogani i fushatës së Trumpit), të tjerët janë të mbuluar me flamurin amerikan. Skena po përgatitet për një fjalim madhor në festën e orës së TrumpNë Florida njerëzit po presin që…
Author: tirana
Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët si pasojë e masave ajrore të thata dhe freskëta më origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mbeten konstante vlera në mesditë duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Durrës. Era…
DASHI Kjo është një periudhë shpengimi për shenjën e Dashit. Me Merkurin dhe Venusin në aspekt të shkëlqyer dhe Marsin të favorshëm, më në fund do të mund të merrni diçka më shumë në shumë aspekte. Sipas yjeve, kjo është koha për të vënë këmbën në përshpejtues, veçanërisht nëse keni një projekt ambicioz për të çuar përpara. DEMI Afërdita pas pak ditësh do të nisë një tranzit shumë të favorshëm për shenjën e Demit. Të gjithë ata që kanë pasur situata të ndërlikuara në dashuri, tani do të mund të marrin frymë të lehtësuar. Edhe ata që kanë vuajtur nga…
Sali Berisha ka folur për pensionet, për të cilat Edi Rama ka nisur konsultimet për një skemë të re. Nga dritarja e banesës, Berisha akuzoi qeverinë se projektbuxheti është një vjedhje e madhe, ndërsa tha se pensionistët sot marrin të paktën 30% më pak pension se në vitin 2013. ”Këto ditë ka ardhur projektbuxheti në parlament, e kam deklaruar dhe e deklaroj, se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori. Cilido që të mos besojë këtë e ftoj ti shtrojë vetes një pyetje; çfarë ka ndodhur me 57 miliardë euro të buxheteve nga viti 2014 e gjer…
Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger thotë se kërcënimet për bombë ndaj disa qendrave të votimit këtë mëngjes ishin të pabaza. Gjatë një konference për shtyp, Raffensperger tha se kërcënimet kishin origjinë ruse. Ai theksoi se autoritetet kanë arritur të identifikojnë burimin e këtyre kërcënimeve çdo herë dhe se qëllimi i tyre kryesor është destabilizimi i Amerikës. Raffensperger siguroi qytetarët se autoritetet po monitorojnë me kujdes situatën për të garantuar sigurinë dhe vazhdimin e procesit zgjedhor pa pengesa.
Sekretarja e Shtetit në Michigan, Jocelyn Benson thotë se ka aktorë të huaj të këqij që do të përpiqen të shpërqendrojnë nga procesi i sigurt zgjedhor, duke thënë gjithashtu se zyrtarët nuk kanë parë asnjë provë ndërhyrjeje. ”Mos u dorëzoni”, tha Benson në një konferencë shtypi të martën. ”Ne e dimë se ata do të përdorin të gjitha llojet e dezinformatave dhe taktikave të tjera sot dhe në ditët në vijim për të krijuar kaos, konfuzion, frikë dhe mbjellin farat e dyshimit për atë që është një proces zgjedhor shumë i qartë, transparent dhe i sigurt”. Benson tha se zyra…
Atilla Kadresh, i akuzuar për dhunë nga ish-bashkëshortja, Drenusha Latifi u bë mbrëmë banor në ”Big Brother Kosova Vip 3”. Opinioni publik doli kundër, sepse sipas tyre një dhunues nuk mund të rrijë në një shtëpi me personin që e ka denoncuar për dhunë. Latifi është po ashtu banore në BBVK3. Koordinatorja Kombëtare dhe Grupit Ndërministror kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore ka kërkuar nga mediumi Klan Kosova të largojë konkurrentin Atilla Kartesh nga formati Big Brother VIP Kosova. Përmes një komunikate në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, grupi ka kërkuar largimin e…
Zgjedhjet do të përcaktojnë se cila parti do ketë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan dhe me të edhe fuqinë për të kontrolluar agjendën e presidentit. Garat kryesore po zhvillohen krahas zgjedhjeve të para presidenciale që prej kur ndodhi sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por edhe në pjesë të papritura të vendit pas njërës prej periudhave më kaotike të punës së Kongresit në dekadat e fundit. Në fund, vetëm një numër i vogël vendesh, madje ndoshta vetëm një ulëse, do të përcaktojë se cila parti do të ketë kontrollin në dy dhomat e…
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të gjatë për median italiane “Il Giornale”, ka folur për për disa çështje të rëndësishme, nga marrëveshja e emigrantëve me Italinë, te zgjedhjet në SHBA dhe situate në BE dhe botë. I pyetur për ngërçin e krijuar për marrëveshjen e emirantëve në Itali, Rama thotë se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi për të. Ai shtoi se Evropa duhet të ndërtojë një plan të qartë strategjik, për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Rama nuk i kurseu lëvdatat për kryeministren italiane Giorgia Meloni, për të cilën tha se po punon që ta bëjë vendin më të…
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil, për të forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar, njoftoi sot ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Dumani dhe kolegët e tij u angazhuan me zyrtarë dhe prokurorë të policisë braziliane të nivelit më të lartë dhe shkëmbyen informacion për fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.…
Kandidati republikan, Donald Trump ka hedhur votën e tij në Florida. Ish-presidenti mbërriti në zonën e tij të votimit në Palm Beach me gruan e tij, Melania Trump. Nga ana tjetër, për të parandaluar ndonjë reagim të dhunshëm nga qytetar të ndryshëm, autoritetet kanë shtuar forcat e sigurisë në kryeqytetin Uashington, Capitol Hill dhe Shtëpia e Bardhë.
Kamala Harris dhe Donald Trump gjatë gjithë fushatës së tyre kanë marrë mbështetje nga personazhe të famshëm. Jennifer Lopez dhe Beyoncé u shfaqën në takimet elektorale të Kamala Harris në mbështetje të 60-vjeçares. Lopez inkurajoi audiencën “të mos kenë frikë dhe të revoltohen” dhe tha se i pëlqejnë fundet e Hollywood-it “kur fiton vajza e mirë.” Grupi meksikan i rrokut Mana performoi përpara Harris dhe gjithashtu mbështeti. Beyoncé u ngjit në skenë në një miting për Kamala Harris në Houston, jo për të kënduar, por për të ofruar daljen e saj të parë publike politike këtë cikël zgjedhor në një…