Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje me Postën Shqiptare, për parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe nga Administratori i Postës Shqiptare z. Ardit Demiri. Qëllimi i kësaj marrëveshje është parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, terrorizmit, kontrabandës së mallrave dhe lëndëve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, si dhe pastrimit të parave, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, thuhet në njoftimin e policisë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Policia e Shtetit dhe Posta Shqiptare do të koordinojnë punën…
Author: tirana
Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh nga mbrëmë është banor në ”Big Brother Kosova Vip 3”, ku banore është edhe këngëtarja. Këtë mëngjes Atilla është përballur me një mori pyetjesh dhe komentesh nga banorët e tjerë, duke nisur nga Gresa, e pastaj Vullneti, por goditjet më të forta i mori nga Rezi, i cili ishte edhe më i ashpër në fjalët dhe qëndrimet e tij. Në fillim të videos, shihet Atilla duhe thënë: Çfarë ke me mua? Rezi përgjigjet duke thënë: “Ç’ne që erdhe ti? Meqenëse erdhe ti, po dalim ne, të rrish ti se Allah, Allah, ku i dihet…
Qeveria ”Rama 3”, bën me dije se nga 1 janar i vitit 2025 do të ulet çmimi i energjisë elektrike për qytetarët. ”Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE me KESH dhe OST për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari 2025. Jemi në punë e sipër por jemi të sigurtë që do ja dalim, që në 1 janari ti ofrojmë qytetarëve shqiptar një çmim energjie më të mirë”, u shpreh zv/kryeministrja, Belinda Balluku. Prej ditësh në takimet me pensionistët edhe vetë Kryeministri Edi Rama është shprehur se po vlerësohet ulja…
Këtë të martë një aksident ka ndodhur në Bypass-in e Fierit. Tre mjete një Suzuki, një Mercedes dhe një Fiat janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:30. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i Fiat-it ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të këtij qyteti për ndihmë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.
Qytetarët amerikanë sot votojnë për zgjedhjet presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes Trump dhe Harris. Sipas CNN, demokratja e nis me 226 vota garën, ndërsa kundërshtari i saj politik, Trump e nis me 219. Pra siç shihet, Harris është në një avantash relativisht të madh ndaj ish-presidentit republikan. Shtetet e lëkundura janë Nevada, Wisconsin, Pensilvania, Michigan, Arizona, Georgia dhe Karolina e Verit, ku në hartë janë në ngjyrë të verdhë. Shtetet që pritet të fitojë Kamala Harris janë: Washington, Oregon, California, Minnesota, Illinos, Colorado,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se Kosova është e bekuar që ka përkrahje bipartizane në SHBA, si me demokratët, ashtu edhe me republikanët. Osmani nënvizoi se Amerika është aleati strategjik i Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe pas zgjedhjeve presidenciale. “Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen e jashtëzakonshme amerikane të të gjitha partive. Në kohën kur ne e kemi fituar lirinë, në qeveri kanë qenë demokratët. Në kohën kur e kemi arritur pavarësinë, në qeveri kanë qenë republikanët. Kosova vërtet ka…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të martë në një rafineri në Stamboll të Turqisë. Për pasojë 12 persona janë plagosur. Shpërthimi ishte i fortë dhe u ndje në një zonë të madhe përreth rafinerve shkruajnë mediat turke. Në një deklaratë nga kompania Tupras theksohet se një zjarr ka rënë rreth orës 13:30 të mesditës me orën lokale, gjatë punimeve të mirëmbajtjes së kompresorit. “12 kolegë tanë janë lënduar lehtë, sipas raportimeve të para dhe janë dërguar në spital për ekzaminime. Zjarri është vënë nën kontroll. Pjesa tjetër e operacioneve tona në rafineri po vazhdojnë normalisht”, thuhet në deklaratë.…
Një operacion i përbashkët antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare ka rezultuar me tre persona në pranga. Gazetari Igli Çelmeta raporton se ka qenë pala italiane ajo që ka rënë në gjurmët e grupit që operonte në trafikun e lëndëve narkotike. Mësohet se në Itali janë lëshuar rreth 10 masa arresti.
Gjenden dhe asgjësohen 88 bimë të dyshuara narkotike në fshatin Brashtë të Shkodrës. Sipas njoftimit zyrtar, policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit/vë të këtij rasti. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Brashtë, në vendin e quajtur “Bjeshka e Brashtës”, gjetën të kultivuara 88 bimë të dyshuara narkotike, të cilat i asgjësuan me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur që deputetët të kthehen përkohësisht në Kuvend për të diskutuar në komisione dhe seancë plenarë buxhetin për vitin 2025. Por sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi sqaroi se kjo lëvizje politike nuk do të thotë mbyllje e aksionit të mosbindjes civile i cili sipas Bardhit do të vazhdojë. Mësohet se nesër në komisione do të shkojnë të gjithë deputetët edhe ata që janë të përjashtuar, e mbetet për tu parë nëse do të lejohen të marrin pjesë.
Benet Beci është pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në SPAK. Socialisti është shprehur se është thirrur normalisht, ka dhënë shpjegime normalisht, ndërsa shtoi se s’ka asgjë që e ndal punën që ka nisur për zhvillimin e Shkodrës. “Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë.”, tha Beci.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijet, Bora Muzhaqi diskutoi sot mbi buxhetin e vitit të ardhshëm për rininë. Ministrja Muzhaqi theksoi se buxheti i këtij viti është rritur me 54% në raport me vitin e shkuar ndërsa që prej vitit 2021 buxheti për rininë është trefishuar. Ministrja Muzhaqi sot mori pjesë në dy komisione parlamentare për të rapotuar mbibuxhetin 2025. Gjatë raportimit në Komisionin për Median dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja Muzhaqi u ndal tek prioritetet e dikasterit që drejton dhe theksoi se në projekt buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 333 milionë lekë, të cilat do të…