Bledi Shkëmbi nuk është më trajneri i Tiranës. Trajneri korçar, i emëruar në krye të stolit bardheblu vetëm në fillim të sezonit, ka konfirmuar se ka shtrënguar duart me presidentin Halili. Pas 12 javësh kampionat, Tirana ka grumbulluar vetëm 11 pikë, duke e parë veten në vendin e 7-të me 11 pikë, vetëm një më shumë se vendi i fundit, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën. Për shkak të rezultateve të dobëta, presidenti Halili vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me Shkëmbin, teksa menjëherë po punon për të gjetur një trajner të ri për të dalë nga kriza e rezultateve dhe të futet…
Author: tirana
Një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga nga policia italiane. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Gjermania për vjedhje prone. Shqiptari u ndalua në kontrollin e pasaportave në aeroportin “Valerio Catullo” në Verona, menjëherë pas mbërritjes nga Tirana. Gjatë kontrolleve rutinë të dokumentave, policia gjeti një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet e Hamburgut kundër 31-vjeçarit. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një organizatë kriminale të specializuar në vjedhjet me banesa. Shqiptari u arrestua dhe u transferua në burgun e Veronës , ku tashmë ndodhet në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për procedurat e ekstradimit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar qytetarët që të valëvisin flamurin kuqezi gjatë muajit nëntor. Ai thotë se nëntori duhet të kthehet në një muaj feste, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë. “NËNTORI KUQEZI. Valëvit Flamurin: Le ta kthejmë këtë nëntor në një muaj feste kuqezi, në çdo shkollë, rrugë, dritare, dhe kudo ku ka shqiptarë”, shkruan Veliaj. Bashkia e Tiranës e ka nisur e para nismën për nëntorin kuqezi, duke vendosur flamurin kombëtar në godinën e institucionit. Kjo ka tërhequr jo pak vëmendjen e vizitorëve të huaj që gëlojnë në kryeqytet.
Vit pas viti buxheti për shëndetësinë po rritet me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore, edhe pse vendi po përballet me nevoja të shumta për shërbime nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet buxhetore me 2025 arrijnë në 822 miliardë lekë rreth 8,2 miliardë euro, ndërsa buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është projektuar 80,7 miliardë lekë ose sa 9.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme. Këtë vit (2024) buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është sa 10.1 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2021…
Këngëtarja dhe fituesja e disa çmimeve Grammy i ka kujtuar amerikanëve që të votojnë. “Të martën janë zgjedhjet në SHBA dhe shansi juaj i fundit për të votuar”, tha Swift, në një postim në rrjetin social Instagram, ku numëron 283 milionë ndjekës. Një mori personazhesh të famshëm kanë mbështetur publikisht Harrisin ose Trumpin, por është e paqartë nëse miratimi i tyre për secilin nga kandidatët ka fuqinë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Mbështetja fillestare e Swift pa një rritje të mprehtë në regjistrimin e votuesve, por një sondazh i kryer nga ABC News dhe Ipsos zbuloi se 81%…
Një 45-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur. Po ashtu është arrestuar edhe një 23-vjeçar, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij”, njofton…
SPAK shpall pretencën. Kërkon 12 vite që me ulje i shkojnë 8 vite për Agustin Mesulin, Altin Dodën, Sokol Idrizaj dhe Elda Idrizaj. 10 vite me 6 vite e 8 muaj për Florian Bakun dhe Egi Idrizaj, 6 me 4 vite për Bora Idrizaj dhe kusht për 5 vite (studente), dhe 6 me 4 vite për Vangjush Kasharen dhe Tomor Barutin. Si dhe konfiskimin e provave. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha prokurori i posaçëm Adnan Xholi i kërkoi gjykatës që të konfiskohen edhe prova.
Ndërsa Donald Trump përfundon fjalimin e tij të fundit në fushatë, ka dalë rezultati i parë i ditës së zgjedhjeve. Rezultati është një barazim midis Kamala Harris dhe Donald Trump, sipas BBC. Votimet e para në SHBA u hapën pak më herët në qytezën e largët, të pa inkorporuar në New Hampshire, Dixville Notch. Komuniteti hapi fillimisht dyert e tij në mesnatën e 5 nëntorit, për të marrë pjesë në traditën vjetore të votimit në mesnatë. Votimi në qytet ishte i hapur derisa të gjithë në qytet – gjithsej gjashtë persona në zgjedhjet paraprake të janarit 2024, hodhën votën. Dhe…
Parandalohet një atentat i mundshëm në fshatin Gjeç Fushë të Tiranës falë shërbimeve të policisë. Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip “Opel” në pronësi të shtetasit me iniciale E. Sh., 28 vjeç “Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Gjeç Fushë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip…
Një automjet u përfshi nga flakët në Vlorë, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ishin parkuar ngjitur me të. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen “Lef Sallata”. Dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. F., banues në Vlorë. Si pasojë është djegur automjeti tip “Volkswagen” dhe janë dëmtuar pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara në afërsi.
Sot, 5 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 89.7 lekë dhe shitet 90.8 lekë. Euro sot blihet me 98 lekë, ndërsa në shitje me 98.6 lekë.Paundi britanik sot blihet me 116.2 lekë dhe shitet me 117.5 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.7 lekë, në shitje me 104.7 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 64.5 lekë dhe në shitje me 66 lekë.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një godinë bosh në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”. Policia njoftoi se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë gazetari i News24, Igli Çelmeta, sqaron se godina ne fjalë është marrë qira nga Kozaku, personazh i njohur i TikTok, ku pritej të bënte një investim. Gazetari bën të ditur se ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme. Për të zbardhur ngjarjen policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve. Njoftimi i Policisë Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në…