Author: tirana

Gresa dhe Vullneti janë Kapitenët e kësaj jave në ”Big Brother Kosova Vip 3”, pasi fituan sfidën e alfabetit nga Vëllai i Madh. Ata kanë ndarë përgjegjësitë dhe punët që do të kryejnë banorët gjatë gjithë javës. Dy kapitenët, i caktuan Atilla Karteshit si dhe Xhenetës, pastrimin e banjove brenda shtëpisë. “Dëgjoni tash, po ia fillojmë prej banjës. Banjën e ka Xheneta me Atillën”, u tha Gresa banorëve, derisa i ndanë detyrat për secilin.

Read More

Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të Ministrisë së Mbrojtjes ku tregohen të gjitha aktivitetet që do të mbahen në 4 shtete, si në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. ”80-vjetori i Çlirimit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në gjurmët e historisë, që kujtohet dhe festohet në të gjithë vendin”,-shkruan Rama.

Read More

Ka një atmosferë shumë më të madhe të paparashikueshmërisë rreth votimit të sotëm sesa zakonisht në ditën e zgjedhjeve. Me sondazhet që ende sugjerojnë se është një garë jashtëzakonisht e ngushtë, askush nuk e di se kush mund të dalë fitues. Ekziston gjithashtu një frikë se si njerëzit mund të reagojnë ndaj rezultatit. Garda Kombëtare e SHBA është në gatishmëri në shtetin Uashington, Oregon dhe Nevada në rast të trazirave civile. Dhe barriera sigurie janë ngritur jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe vendeve të tjera në kryeqytetin amerikan. Votuesit thonë se janë të lodhur nga kjo fushatë e trazuar dhe duan…

Read More

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit është banori më i ri në ”Big Brother Kosova Vip 3”. ”Ki edhe lojë. Është edhe lojë”, tha ai në një bisedë me Drilonin, kur u pyet për ardhjen në këtë format. Ndër tjera ai madje shfaqi një pikë tjetër, se banorëve iu duhen së paku dy javë për ta prezantuar veten në këtë shou. ”Dikush kthehet vetvetja, dikush del prej vetvetës. Është formati i tillë sot”, shprehej Atilla. Driloni e pyeti Atillën direkt për raportin me Drenushën, për çka iu përgjigj se ‘asgjë nuk ndodhë pa arsye’. ”Unë me Drenushën, kemi bashkëjetu 10…

Read More

Presidenti Bajram Begaj dekreton Donika Hoxha, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.

Read More

Këngëtarja e muzikës popullore, Artjola Toska ka reaguar pas lajmeve të shumta se është shtatzënë në moshën 51-vjeçare. Ajo përmes një postimi në Instagram, thotë se lajmet janë të pavërteta dhe se nuk është në pritje të ëmbël. “Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë nëpër portale rreth meje janë tërerësisht të rreme. Dua t’u kërkoj portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas se shpifja përbën vepër penale”. Lajmi i pabazë nuk dihet nga nisi, por qarkulloi shpejt nëpër internet, megjithatë, mesa duket paska qenë i rremë. Artjola prej vitesh është e martuar me bashkëshortin e saj, Adin, të…

Read More

Burgosja e Ervin Salianjit, ka bërë që Sali Berisha të caktojë Tomor Alizotin si drejtues qarku në Elbasan, për zgjedhjet e përgjithshme në 2025. Gjithashtu Berisha ka vënë përballë Taulant Ballës, si koordinatore për diasporën Jozefina Topallin. Për Kavajën e Rrogozhinën përballë Elisa Spiropalit të PS do të jetë kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja.

Read More

1 në 2 qytetarë në Tiranë është beqar. Fjala sipas Censit është për moshën 18 deri në 34-vjeç që rezulton e pamartuar ndonjëherë sipas statusit të gjendjes civile. Janë meshkujt ata të cilët mbizotërojnë me këtë status ku vetëm në qarkun e Tiranës numërohen rreth 163361 të tillë ndërsa femra 150 mijë. “Ne breza të tërë jemi edukuar me modelin shkollohesh, martohesh e lind fëmijë, sot të rinjtë nuk mendojnë këtë gjë. Por përkundrazi mendojnë si të shkollohen më shumë, të krijojnë një bazë ekonomike më të mirë, si të avancojnë profesionalisht”, thotë për A2 CNN sociologia Entela Binjaku.

Read More

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi teksa komenton zhvillimet e fundit të opozitës, të mosbindjes civile të PD, i bën thirrje grupit demokrat që të vijnë në Kuvend, dhe që të mos merren me hallet e një personi. ”I bëj thirrje opozitës, a kemi ndonjë alternativë ne, a jemi të zotë me prodhu një profil shtet formues, një profil qeverisës për të ardhmen e shqiptarëve që të thonë ore na ka mërzitur ky Edi Rama, paska dhe ca të tjerë. Ky është funksioni i opozitës, jo me mbrojtë ata që kanë hallin e vet. Prandaj i ftoj të vijnë në parlament…

Read More

Viktor Orban, kryeministri nacionalist i Hungarisë, ka qenë një udhëtar i shpeshtë përtej Atlantikut, jo në Shtëpinë e Bardhë të Bidenit, por në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago. Ai trumbetoi se vetëm dy ditë pas zgjedhjeve amerikane ai do të priste një samit evropian të enjten me më shumë se 40 liderë në Budapest, ngjarja më e madhe diplomatike në historinë e vendit të tij. “Vendosni rripat e sigurimit”, postoi ai mbrëmë. Orban dhe shumë parti nacionaliste janë admirues të Trump. “Unë do të festoj fitoren e Trump me shishe shampanjë”, tha ai muajin e kaluar. Ekziston frika se Orban…

Read More

Akil Kraja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, flet për një krizë të mundshme energjetike në Shqipëri, të cilën e cilëson si të qëllimtë duke iu referuar nivelit të ulët të ujit në liqenin e Fierzës. Kraja thekson se rezerva hidrike e Fierzës ka zbritur drejt kuotës 267 metra që sipas tij do të thotë një kapacitet prodhimi prej vetëm 423 milion Kw/orë. Kraja tha se sipas rregullores, niveli në këtë periudhë duhej të ishte 289 metra, që do të siguronte rreth 1 miliard e 106 milion Kw/orë. Kjo mungesë energjie sipas Krajës do t’u kushtojë taksapaguesve minimalisht mbi 80…

Read More

Sipas “Economist”, në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ka një epërsi nga demokratja Kamala Harris, ku beteja mes dy gladiatorëve vendoset nga dallime shumë të vogla. Harris mban një epërsi të ngushtë, me probabilitetin e fitores që është rritur nga 50% në 56%. Kjo do të thotë se probabiliteti i fitores së Harris është rritur gjashtë herë në krahasim me dje, ndërsa ai i Trump ka rënë në të njëjtat herë në krahasim me një ditë më parë. Sa i përket zgjedhësve, gjetjet e sondazhit japin Harris 276, një numër që siguron fitoren e saj pasi kërkohet 270, dhe 262 për…

Read More