Author: tirana

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD Saimir Korreshi i tha ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja se shumë qytetarë, edhe kur nuk kanë kryer vepra të rënda, dënohen me masën ekstreme, atë të “arrestit me burg”. Korreshi tha se është absurde që të futësh në burg një qytetar pse është përdorues droge, njësoj sikur të ishte një trafikant. Ministri Manja tha se do të miratohet së shpejti Kodi i Ri Penal, sipas standardeve europiane. Manja shtoi se duhet që të shmanget sa më tepër masa e “arrestit me burg”, kur veprat penale nuk janë të rënda. Saimir Korreshi: Di që…

Read More

Shqipëria nderohet me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët. “Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Aëards” në Londër ku #ShqipëriaTuristike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, shkruan Rama.

Read More

Fermerët e prodhimit të patates në zonën e Bulqizës po përballen me mungesë të tregut të shitjes. Fermerët e fshatit Bllacë në Njësinë Administrative Shupenzë në Bulqizë thonë se situata është e njëjtë çdo vit, ndërsa nuk po mbulojnë dot as kostot e prodhimit. Fermeri Din Osmani shprehet se këtë vit ka patur një prodhim të mirë të patates, por tregu i shitjes mbetet problem madhor, pasi nuk dinë ku ta çojnë prodhimin. Osmani shton se do të detyrohet ta hedhë prodhimin në përrua, pasi askush nuk interesohet për pataten, e cila vjen shumë më lirë nga vendet e tjera…

Read More

Përfundon ndërtimi i i Qendrës Rinore Multifunksionale Durrës” e cila do tu shërbejë rreth 73.000 të rinjëve të këtij qyteti. Kjo qendër multifunksionale vjen si bashkëfinancim i Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Bashkisë Durrës. Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi theksoi se nga ndërhyrjet në infrastrukturën rinore në njësitë e vetëqeverisjes vendore, kanë përfituar dhe vijojnë të përfitojnë 108,233 të rinj nëpërmjet projekteve të cilat kanë në fokus ngritjen e 5 qendrave multifunksionale rinore përkatësisht në Bashkitë Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Fier e Librazhd dhe rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të qendrës rinore ekzistuese në Bashkinë…

Read More

Banorë të Njësisë Administrative Pajovë kanë zhvilluar një protestë masive për të sensibilizuar strukturave shtetërore për marrjen e masave që të eliminohet rreziku nga aksidentet rrugore. Duket iu drejtuar Autoritetit Kombëtar Rrugor, Bashkisë, Komisariatit të Policisë Peqin banorët kanë kërkuar vendosjen e sinjalistikës rrugore, ngadalësuesve të shpejtësisë përgjatë aksit të rrugës kombëtare Peqin -Pajovë-Elbasan. Protesta vjen pas aksidenteve të shumta me pasoja për jetën. Pak ditë më parë në Pajovë humbi jetën nga aksidenti një 8-vjeçar, çka nxiti më tepër zemërimin e banorëve. Ata deklarojnë iu rrezikohet jeta dhe masat janë emergjente.

Read More

Policia federale ka arrestuar pasditen e së martës një 21-vjeçar shqiptar. Ai kishte importuar një sasi të madhe kokaine kur kishte hyrë në Gjermani. Gjatë kontrollit në stacionin kryesor të Aachen-it, ai fillimisht u dorëzoi oficerëve një pasaportë me një vulë hyrjeje nga Kroacia. Meqenëse periudha e referencës ishte tejkaluar me disa ditë dhe kishte dyshime për hyrje të paautorizuar, ai u dërgua në stacionin e rojes në stacionin kryesor të Aachen. Këtu i janë gjetur 105 gram kokainë me vlerë tregu mbi 5000 euro. Pasi 21-vjeçari u denoncua për hyrje të paligjshme dhe shkelje të ligjit për narkotikët, 21-vjeçari…

Read More

Kur Donald Trump mbajti fjalimin e tij të fitores natën e zgjedhjeve, një nga njerëzit të cilëve iu drejtua në skenë dhe merita për fitoren e tij ishte Susie Wiles. Strateges politike 67-vjeçare i pëlqente të qëndronte në prapavijë, tha ai. Tani gruaja që ai e quajti “vajza e akullit” dhe e cila dikur punonte në administratën e Reganit si planifikuese, do të mbajë një nga punët kryesore në Shtëpinë e Bardhë. Ajo do të bëjë histori si gruaja e parë që do të mbajë titullin e shefes së stafit, një rol kyç që do ta shohë atë duke e…

Read More

SHBA-ja ishte tema kryesore e samitit të Bashkësisë Politike Evropiane. Kriza e qeverisë gjermane luajti vetëm një rol të vogël në Budapest. Sapo u konfirmua se Donald Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, nga liderët evropianë nuk u dëgjua më asnjë fjalë e keqe për të. Shumica dërrmuese e 47 krerëve të shteteve dhe të qeverive të mbledhur në Budapest për samitin e “Bashksisë Politike Evropiane” (EPG) mendojnë se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë. Dhe duke ditur se fituesi i zgjedhjeve në Uashingtonështë i ndjeshëm ndaj lajkave personale, shumë politikanë evropianë e vlerësuan fushatën “madhështore” të presidentit…

Read More

Tre persona janë arrestuar dhe akuzuar në Argjentinë në lidhje me vdekjen e Liam Payne, njoftuan sot autoritetet. Të dyshuarit akuzohen për braktisjen e një personi që përfundoi tragjikisht, si dhe furnizim dhe lehtësim të lëndëve narkotike, tha sot në një njoftim për shtyp Zyra e Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese të Argjentinës. Të dyshuarit nuk janë përmendur nga autoritetet. Ylli i One Direction vdiq pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në një hotel të Buenos Airesit më 16 tetor. Sipas njoftimit, “Payne nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm ose po përjetonte një gjendje rënieje të dukshme ose humbje…

Read More

DASHI Me Venusin si mik, dashuria do të jetë e shijshme dhe pikante, do ta mbyllni muajin me një ndjenjë të ëmbël. Zemra juaj do një përqafim të butë dhe sensual, më pasionant se kurrë. Për sa i përket punës, mos filloni të veproni në kundërshtim tani… DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 8 nëntor 2024), yjet sugjerojnë njëfarë qetësie… nëse është e mundur. Marrëdhëniet e dashurisë mund të ndikohen në ditë të caktuara nga agjitacioni i tepruar. Sa i përket punës, lëvizni dhe mbani mend se yjet duan që ju të jeni energjikë, aktivë dhe shumë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto nga samiti i drejtuesve të 47-të shteteve në Budapest. Në foto vihen re takimet me të qeshura mes drejtuesve. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”.

Read More

Vendi ynë ditën e sotme pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Prezencë e mjegullës së dendur nga orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht në zonat luginore. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi hera-herës deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -1 deri 15°C në zonat e ulëta -1 deri 22°C në zonat bregdetare 7 deri 22°C.

Read More