Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se diskutimet për ndërtimin e një baze të NATO-s në Porto Romano janë në një fazë të avancuar. Gjatë prezantimit të projekteve infrastrukturore dhe energjetike për vitin 2025 në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Balluku tha se linja hekurudhore që do të lidhë portin e Porto Romanos dhe bazën e NATO-s, me pjesën tjetër të Korridorit VIII, do të jetë një nga linjat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë. ”Sa i takon korridorit të VIII, një projekt i rëndësishëm është rehabilitimi i linjës Durrës-Rrogozhinë. Korridori i VIII…
Author: tirana
Kryeministri hungarez, Viktor Orban thotë se me Donald Trump, do të kalojnë nga lufta në paqe në Ukrainë. ”Situata në fushën e betejës është e qartë, është një disfatë ushtarake për Ukrainën”, tha ai, përpara se të mikpriste krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, të mbledhur në Budapest për një samit joformal. ”Donald Trump e urren luftën dhe për këtë arsye, për ne evropianët, situata po evoluon”, shtoi ai në radion hungareze. Miliarderi amerikan, i cili po përgatit kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë në fund të janarit, gjatë fushatës së tij premtoi se do t’i jepte fund…
Plani i Presidentit të zgjedhur Donald Trump përfshin zotimet kryesore të bëra gjatë fushatës: sigurinë kufitare, forcimin e ekonomisë dhe vënien e Amerikës në plan të parë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh pavarësisht se zotimet vlerësohen si të guximshme, deri tani nuk janë dhënë detaje se si do të realizohen ato. “Tani është e qartë se ne kemi shënuar arritjen më të pabesueshme politike”. Ndërsa u bë e qartë natën e zgjedhjeve se zoti Trump sërish do të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, në fjalimin e fitores ai ritheksoi synimet e tij e tij për…
Gjykata e Posaçme e Apelit, këtë të premte ka shpallur vendimin për inceneratorin e Elbasanit. Ish-ministri Lefter Koka dënohet me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim. Kurse ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg me gjykim të shkurtuar, me 2 vjet e 8 muaj burg. Shkalla e Parë e GJKKO-së e kishte dënuar Kokën me 8 vjet e 6 muaj burg, nga të cilat do të kryente 5 vjet e 8 muaj duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Alqi Bllako është shpallur fajtor dhe është dënuar…
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lançoi sot programin e përbashkët “Bujqësia dixhitale dhe transformimi rural në Shqipëri (DART)” bashkë me partnerët UN, FAO, ILO, ITU, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Financave. Ministrja Anila Denaj bëri të ditur se përmes DART synohet përdorimi i mjeteve digjitale si katalizatorë për të rritur transparencën, për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit dhe për të kursyer kosto në sektorin e bujqësisë. ”Programi DART do të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE duke përmirësuar përputhshmërinë me standardet dhe rregulloret e BE-së, veçanërisht në…
”Big Brother Kosova Vip 3”, vijon me zhvillime të forta. Televotimi i hapur të hënën për të nominuarit e kësaj jave është anuluar. Kështu ka vendosur Vëllai i Madh, i cili po ashtu ua bëri të ditur banorëve të shtëpisë. “Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh. Ende nuk dihet se cila është arsyeja konkrete e anulimit të televotimit dhe se çfarë…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se fatura e energjisë në tunelin e Llogorasë në një muaj është 200 mijë euro, ose 2.4 milionë euro në vit. Gjatë diskutimit të projektbuxhetit të vitit 2025, Balluku bëri të ditur se ky tunel do të rihapet në fillim të sezonit veror dhe do të jetë me pagesë. Sipas saj, kjo, pasi ka një kosto të lartë mirëmbajtjeje. “Për tunelin e Llogorasë që në momentin e ideimit është deklaruar se do të jetë me pagesë. Për këtë vepër ka rrugë alternative që është përmes Parkut Kombëtar të Llogorasë,…
Biseda të tjera janë publikuar lidhur me çështjen ndaj ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror. Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Më poshtë nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc ish-deputeti i jep informacion sekret të kërkuarit Kreshnik Budllas.…
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë një konference për mediat, e konsideroi antisocial projekt buxhetin e vitit 2025, i cili po diskutohet në komisione prej disa javësh. ”Buxheti 2025 është antisocial, buxheti i mashtrimeve dhe i vjedhjeve të përbindshme qeveritare. 777 milard lekë për PPP-të korruptive dhe 0 lekë për rritje pagash, ulje fondi për ndihmë ekonomike dhe thërrime për pensionistët”,-tha Blushi. Fjala e plotë Përshëndetje! Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin për Cështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo, për të provuar para të gjithë shqiptarëvese buxheti I vitit…
Trump apo Biden? Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun e viteve 2017-2019, kohë gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtoheshin nga Donald Trump, investimet amerikane në vend ishin pak më shumë se 52 milionë euro. Duke mos marrë në analizë vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe atë aktual pasi ende nuk është përmbyllur, të dhënat tregojnë se gjatë administratës Biden 2021-2023, investimet amerikane në Shqipëri kapën shifrën e mbi 143 milionë eurove. ”Është qasja jonë që ka ndryshuar pak në drejtim të thithjes ndaj investimeve të huaja duke qenë më të hapur. Marrë…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mimoza Kusari Lila tregon se para tri javësh është diagnostikuar me kancer në gji. Në Facebook ka postuar një foto teksa ka dalë nga spitali, ku shkruan se i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Prishtinës, pasi kuptoi gjatë një kontrolli rutinë, se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit. Postimi i plotë Detektimi i hershëm shpëton jetë! Të dashura mike dhe miq, dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës-Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit. Tri javë më parë,…
Sali Berisha këtë të premte u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që e konsiderojnë kryeministrin Edi Rama, të keqen më të madhe për vendin, të bashkohen për largimin e tij. “Ftoj forcat politike, të gjithë ata që konsiderojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të keqen më të madhe të këtij vendi, që besojnë se nën narkoshtet shqiptarët nuk kanë të ardhme, por vetëm rrënim, t’i bashkojmë forcat. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë”, tha Berisha. Po ashtu ish-kryeministri pati një mesazh për shqiptarët, duke i ftuar ta pranojnë mosbindjen civile të opozitës, si formë…